• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shqiptarët nuk janë të varfër, por janë të vjedhur zoti Pres(h)ident!

07/10/2020
in Aktualitet, Blog, Kryesore, Speciale
A A
Shqiptarët nuk janë të varfër, por janë të vjedhur zoti Pres(h)ident!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Anri Bala

Për të 10-ën herë kam dëgjuar pyetjen pa përgjigje, që Rama ia bën Metës: “Ilir, pash Zotin, çfarë borxhi të kanë shqiptarët?”, e unë do t’i shtoja me të drejtë pyetjes së kryeministrit: “… ç’taksirat kanë shqiptarët, që të shohin ende surratin tënd që ulëret për “drejtësi”, tipik modeli i hajdutit, kur bërtet kapeni hajdutin, e që nuk ngopesh dhe nuk pushon së ngatërruari dynjanë në Shqipëri e matanë?”.

Se me thënë të drejtën, na është bërë pak e bezdisëshme kjo punë, jo për gjë, po u lodh e u këput edhe Rama, që ti t’ia “varësh nga pak”, e për bela, ngaqë pyetjen ta bënë Rama e ti i hiqesh indiferent e hatërmbetur, harron se ajo pyetje është edhe e jona, e kështu na duket sikur “avazxhiu” na fyen duke na thënë… bjerini bjerini, se i bini bukur!

Në fakt, ashtu e ke thenë, se dole me zë dhe figurë! Dole duke kërcënuar, jo qeverinë jo, as Ramën, se ata mbrohen vetë, por ne! E këtë e bënë nga fodullëku, duke menduar se na ke futur në haurin tënd, ku çdo ditë deklaron, se je i “dërguari” i Zotit, që udhëheq 3 milion bij të mërzitur, larg nga muret e Rilindjes, që sipas teje zotrote, janë gati për të të ndjekur drejt shpëtimit… në greminë. Sa keq, që mburreni me hijen e pushtetit të rremë!

Na konsideroni të varfër dhe të nëpërkëmbur, sepse për ne, nuk mbeti asgjë nga ato që Zoti, nga bujaria i’a dhuroi këtij vendi të bekuar…! E në fakt, duhet të ishim më të pasurit nga fqinjët rreth e rrotull, nëse ti dhe ushtar-zagarët e tu të sofrës së pushtetit, nuk do të na vidhnit si të babëzitur. Në fakt, ju vjedhjen e kthyet në shkollë, e përsosët, e çuat një shkallë më lartë, e kthyet në profesion, e partinë e kthyet me klasa me hajdutë, prej nga dilnin “kuadrot” e pushtet-zgrapjes së radhës.

Mandej, kur kujtuam se këta skifterë kishin ikur pa u ndëshkuar, duke na fyer dhe poshtëruar, e kur gëzonin bashkë me ju hisen e plaçkës së dhuruar, pas largimit nga pushteti, krejt papritur, na doli sot përpara fotoja e juaj me një oligark, që bashkë me shokët i kishte “rrubatur” shqiptarëve, plotë 1.5 milion euro me AKBN-në.

AKBN-ja e famshme, që e drejtuat për vite të tëra, na doli si fantazmë përsëri përpara, duke na kujtuar bijtë e hajdutërisë, që i hodhët në rrugë pa i dërguar pas hekurave, sepse do i’u duheshin më vonë Besjanët dhe Panot, që megjithëse nuk dinin as të ngrinin brekët e tyre, u bënë mbrojtës të thesarit më të madh të Shqipërisë.

AKBN, ky thesar si i Ali Babës, ku nafta, ari i zi vërshonte lum, kromi, bakri, nikeli, kallaji, floriri, etj… dhe gjithë këto lumenj parashë, kalonin para syve të shqiptarëve dhe derdheshin në xhepat e ushtarë-zagarëve të SHPK-së tuaj, ku dhe zagari më i vogël nga stani juaj, arriti të grabis miliona, sepse ju jeni akoma në shtet dhe pushtet me kostum të ndryshuar!

A mos vallë na pandehni për të paditur, që nuk kuptojmë kur oligarkomafiozët tuaj, pjellë e të ashtëquajturës parti, nën emra të vëllait, kunatit, vjehrrit… kanë privatizuar dhe gllabëruar djersën dhe gjakun e këtij populli, që pret t’iu ndjek ju… për tu çliruar nga varfëria?!

Këtij populli, që u gënjye dhe u zhgënjye… kur u ndërruan pushtetet, sepse ju, jo vetëm që nuk ikët… por u ngritët, qëndruat të “pamposhtur”, madje lulëzuat ashtu nga hiçi, si kërpudha pas shiut pusht-bizneset tuaja, ku nuk latë asgjë pa privatizuar dhe gllabëruar, që nga miniera e Bulqizës e deri tek nafta e Mallakastrës, që nga bakri i Mirditës e deri tek nikeli i Prrenjasit duhet t’i ktheni gjënë e grabitur… që të qetësohet.

Fotografia juaj, krahë oligokriminelëve, që privatizojnë pasuritë kombëtare, ndërtojnë hotele dhe pallate me grabitje pronash të ligjit 7501, ku toka në përdorim ishte mashtrim, e ka induksion nga pallati i vjehrrit brigadier, që e bëri gjithë racën tuaj milionere.

Ndaj qetësohu dhe bëhu burrë, e mos na përgojo kur na quan të varfër, të varfëruar, të nëpërkëmbur e poshtëruar nga varfëria, sepse nuk jemi të varfër aspak… por jemi të vjedhur!

Nëse mendoni, se nuk jeni pjesë e bandës së hajdutëve, nuk i’a vlen t’iu kërkojmë borxhin… sepse ju mbroheni me pushtetin tuaj si pistoletë druri, që ty të duket armë gjigande, që mund të shfaros, cilindo që i del përpara.

Do presim kohën, që ti ose ato që të kanë dhënë lodrën, t’ju japin të shtyrën drejt humnerës… ose të hidheni vetë në humnerë, për të mos rënë në duart e xhelatit…drejtësi. Kështu, shpëtojmë edhe ne, edhe ti, edhe nëna Shqipëri… që ti e do aq shumë, sa je gati të japësh jetën për atdhe… por jo paratë e plaçkën. /Ekskluzive.al

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In