• Kontakt
Tuesday, July 8, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shqipërisë nuk do i mungoi buka! Vuçiç pas bisedës me Ramën: Do i furnizojmë të gjithë fqinjtë

14/03/2022
in Aktualitet, Kryesore
A A
Shqipërisë nuk do i mungoi buka! Vuçiç pas bisedës me Ramën: Do i furnizojmë të gjithë fqinjtë
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Serbia siguron vendet e Ballkanit Perëndimor se do të furnizohen me miell dhe grurë. Presidenti Aleksandër Vuçiç, duke folur për krizën në Ukrainë dhe anomalitë në kërkesat për furnizim me lëndën e parë, tha se nuk do të lejojë që fqinjët të mbesin të uritur.

“Kemi marrë tashmë kërkesat e para nga Shqipëria dhe po punojmë për to. Por, nëse thua se Serbia do të ketë bukë, ndërsa Bosnje e Hercegovina jo, kjo do të thotë se as Serbia nuk do të ketë”, tha Vuçiç. Në një intervistë për median serbe “Dnevni Avaz”, Vuçiç sqaroi se Serbia ka rezerva gruri më shumë se sa i nevojiten.

Ndërsa kryetari i kuvendit, Ivica Daçiç refuzoi edhe njëherë mbështetjen e sanksioneve kundër Rusisë për ta dënuar pushtimin e Ukrainës. Ai tha se me këtë vendim, Beogradi nuk do të dëmtonte Moskën, por interesat e veta.

“Rusia është i vetmi vend që do të vendosë veto ndaj njohjes së Kosovës në Këshillin e Sigurimit, ndërsa vendet perëndimore nuk do ta tërheqin njohjen, por do të vazhdojnë ta shtyjnë tutje. A ia vlen që ne t’i vendosim sanksione Rusisë? Me to nuk do ta dëmtonim Rusinë, por veten”.

Daçiç shtoi se Serbia ka marrë përsipër të harmonizojë politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë me atë të Bashkimit Europian, në kuadër të negociatave të anëtarësimit, teksa sugjeroi se Beogradi do ta njehsonte menjëherë atë nëse bëhet nesër anëtar i BE-së.

Por kjo mënyrë presioni mund t’i kushtojë shtrenjtë. Nëntë anëtarë të Parlamentit Europian nga grupi i liberalëve “Të rinovojmë Europën” i dërguar një letër presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe shefit të politikës së jashtme, Josep Borrell, duke u kërkuar atyre që të pezullojnë përkohësisht bisedimet e anëtarësimit me Serbinë.

Gjithashtu kërkohet ngrirja e asistencës financiare deri sa Beogradi të mbështesë sanksionet kundër Rusisë. Ndërkohë, Serbia ka hedhur poshtë akuzat e Ukrainës se në territorin e saj po grumbullohen luftëtarë për të plotësuar forcat ushtarake ruse. Ministri i mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç, e konsideroi pretendimin e Kievit një gënjeshtër dhe tha se pjesëmarrja e shtetasve serbë në konfliktet e armatosura jashtë vendit është krim i rëndë dhe parashikohen dënime shumëvjeçare me burg.

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In