• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shqipëria shpallet kampione Europe në gjimnastikë… nga një rus

13/12/2020
in Aktualitet, Kryesore, Sport
A A
Shqipëria shpallet kampione Europe në gjimnastikë… nga një rus
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria arrin të sigurojë një medalje të artë në Kampionatin evropian të gjimnastikës artistike për meshkuj, të zhvilluar në Mersin të Turqisë dhe merita i shkon një gjimnasti rus, Matvei Petrov.

I pajisur me një pasaportë shqiptare, Petrov bëri që në qytetin turk të dëgjohej himni i Shqipërisë, teksa ai fitoi medaljen e artë në kategorinë e kalimit të kalit me doreza.

Në total Petrov grumbulloi 14.566 pikë në këtë kategori. Gjimnasti ruso-shqiptar mori notën 6 përsa i përket shkallës së vështirësisë së numrit dhe 8.566 për ekzekutimin.

Ishte pikërisht vështirësia e ushtrimit që i dha mundësinë Matvei Petrov, që të shpallet kampion Evrope në kalimin e kalit me doreza duke lënë pas në vendin e dytë, kroatin Filip Ude dhe në të tretin turkun Ferhat Arican.

Petrov që për shumë vjet ka përfaqësuar Federatën Ruse të Gjimnastikës, në një intervistë të dhënë përpara një viti për revistën “International Gymnist Magazine”, tregon sesi nisi historia e tij shqiptare.

“Kur nuk u kualifikova për në Lojërat Olimpike të 2016, e mbylla karrierën si gjimnast dhe u transferova në Pragë për të punuar si trajner. Nuk e mendoja vijimin e karrierës si gjimnast, por teksa punoja si trajner, gjeja kohë të lirë kështu që fillova të stërvitem përsëri dhe kuptova se nuk isha në formë të dobët.

Dhe pata fat, sepse drejtori i palestrës ku unë punoja ishte shqiptar. Kështu nisi historia ime me Shqipërinë. Federata shqiptare e Gjimnastikës mori miratimin e Federatës Ruse që të garoja për Shqipërinë, askush nuk ishte kundër kësaj”.

Petrov, 3 herë kampion i rusisë në kalimin e kalit me doreza e bëri debutimin e tij për Shqipërinë në Çmimin e madh të Brnos, në nëntor të vitit të kaluar, një kompeticion ku garohej në çifte dhe ai e partneri i tij holandez Neto Tanishley fituan.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In