• Kontakt
Friday, February 6, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Shqipëria ka bërë progres”! Agjensia Moody’s konfirmon vlerësimin në “B1” dhe perspektivën “e qëndrueshme”

31/10/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
“Shqipëria ka bërë progres”! Agjensia Moody’s konfirmon vlerësimin në “B1” dhe perspektivën “e qëndrueshme”
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Moody’s konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B1”, si dhe me perspektivën “e qëndrueshme”.

Sipas Moody’s, pandemia e koronavirusit ka prekur Shqipërinë për shkak të kufizimeve të brendshme, si dhe prej ndikimit që pati në tregti dhe remitanca, faktorë kryesorë të konsumit privat. Ndërsa thekson se, zbatimi i reformave në përputhje me anëtarësimin në BE, kuadri fiskal, administrat tatimore dhe mbledhja e të ardhurave janë përmirësuar gjatë viteve të fundit.

Konkretisht, Shqipëria ka përmirësuar planifikimin dhe ekzekutimin e saj fiskal. Ndryshimet në Ligjin Organik të Buxhetit në mes të vitit 2016 dhe sistemet e vendosura për të monitoruar dhe zgjidhur problematikat me detyrimet e prapambetura pritet të sigurojnë një pozicion fiskal më pak të lëkundur në të ardhmen.

Në kontrast me periudhën parazgjedhore në 2013, ku rezultoi një akumulim i konsiderueshëm i detyrimeve të prapambetura (4.8% të PBB-së), asnjë rrëshqitje fiskale nuk ndodhi gjatë periudhës së zgjedhjeve të fundit, falë dispozitave të përcaktuara në Ligjin Organik të Buxhetit, të cilat disiplinojnë ekzekutimin e deficitit në vitet zgjedhore.

Në korrik 2020, qeveria miratoi amendime të mëtejshme në Ligjin Organik të Buxhetit, duke përfshirë një rregull fiskal për një balancë primare të paktën zero duke filluar nga viti 2023 e në vijim.

Gjithashtu, Agjensia vlerëson se konsolidimi fiskal do të rifillojë vitin e ardhshëm. Rritja e të ardhurave dhe përmirësimi i cilësisë së shpenzimeve do të jenë thelbësore për rikrijimin e hapësirave fiskale, pas goditjes së koronavirusit.

Ndryshimi i fundit në Ligjin Organik të Buxhetit, që synon një balancë primare të paktën zero nga 2023 e tutje, do të ankorojë konsolidimin fiskal në periudhën afatmesme e afatgjatë.

Megjithëse kuadri fiskal është forcuar, rreziqet fiskale mbeten. Me mbështetjen e FMN-së, Bankës Botërore dhe BERZH, qeveria ka bërë progres në përmirësimin e kuadrit fiskal dhe adresimin e një pjese të mirë të rreziqeve.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Një rrëfimi i pabotuar i “imperatorit” të kinemaografisë shqiptare Kadri Roshit sot në 101 vjetorin e ditës së lindjes

ot mbushen 19 vjet që është ndarë nga jeta “Artisti i Popullit”, Nderi i Kombit Kadri Roshi

06/02/2026
Liza Laska, aktorja që e shndërroi misionin e nënës në tempull arti

Liza Laska, aktorja që e shndërroi misionin e nënës në tempull arti

06/02/2026
“Doktori” i Fiks-it festoi 52-vjetorin mes harresës dhe zhgënjimit: Ata që i quaja miq e kolegë më kanë hapur gropën

“Doktori” i Fiks-it festoi 52-vjetorin mes harresës dhe zhgënjimit: Ata që i quaja miq e kolegë më kanë hapur gropën

05/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In