• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shpërthen konflikti mes Kuvendit dhe KLGJ, socialistët “masakrojnë” Llagamin për vonesat me Gjykatën e Lartë, ultimatum të plotësojë vakancat

11/06/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
KLGJ mbyll verifikimet për kandidatët e Gjykatës së Lartë, çon 3 emra në Presidencë, zero shanse për skenar bllokues si me Kushtetuesen
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Socialiste ka lëshuar valë të forta kritikash në drejtim të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami raportoi ditën e djeshme në Komisionin e Ligjeve për punën e këtij institucioni, ku foli edhe për ngritjen dhe funksionimin në Gjykatën e Lartë. Llagami tha se deri në fund të vitit, KLGJ do të emërojë 10 gjyqtarë pranë kësaj gjykate, por për socialistët kjo nuk është e mjaftueshme.

Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja i dha ultimatum të prerë kryetares së KLGJ që të emërojë sa më parë gjyqtarët në Gjykatën e Lartë, në mënyrë që të plotësohen edhe vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Manjës, plotësimi i Gjykatës së Lartë me 10 gjyqtarë është i pamjaftueshëm sepse nuk plotëson kuorumin e mjaftueshëm për emërimet në Kushtetuese. “Përtej funksionalitetit të Gjykatës së Lartë, që lidhet drejtpërdrejt me dhënien e drejtësisë, ne jemi shumë të interesuar si Kuvend që kjo gjykatë të bëhet funksionale një orë e më përpara, për të realizuar atë përgjegjësi që ka Gjykata e Lartë në plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Duke iu referuar ligjit për Gjykatën Kushtetuese, më konkretisht nenit 7/ç të këtij ligji është i pamjaftueshëm plotësimi i Gjykatës së Lartë me 10 gjyqtarë që të plotësohet detyrimi kushtetues në raport me Gjykatën Kushtetuese.

Ligji e thotë qartë, mbledhja e Gjykatës së Lartë është e vlefshme vetëm kur marrin pjesë ¾ e numrit të përgjithshëm të gjithë gjyqtarëve, pra në 19 anëtarë dhe kandidati për të shkuar në gjykatën kushtetuese duhet të marrë 3/5 e votave”, tha Manja. Kreu i Komisionit të Ligjeve deklaroi më tej se argumentet që janë dhënë deri tani nga KLGJ nuk janë bindëse, duke i dhënë ultimatum që të plotësohen sa më parë në mënyrë që organet e drejtësisë të jenë sa më parë funksionale në shërbim të qytetarëve, për të zgjidhur një sërë çështjesh që kanë mbetur pezull.

“Referuar ligjit,plotësimi i Gjykatës së Lartë me 10 gjyqtarë e pamundëson bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese. Zonja kryetare do të doja të fokusoheni në këtë drejtim sepse nuk më bindin këto argumente që ju dhatë. Ju disa herë iu referuat numrit të vogël për të mos cenuar gjykatat e Apelit dhe gjykatat e Posaçme nuk janë bindëse. Unë nuk e di kush janë indikatorët që keni marrë që keni arritur në këtë konkluzion dhe derisa vetingu nuk është problem për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë është e pajustifikuar. Pra plotësimi i vakancave në Gjykatën e Lartë do të thotë plotësim i vakancave në Gjykatën Kushtetuese”, tha Manja.

Raporti i KLGJ

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami, paraqiti ditën e djeshme veprimtarinë e këtij organi gjatë vitit të parë të konstituimit, si dhe gjendjen e sistemit gjyqësor në vend. Para Komisionit të Ligjeve, Llagami u ndal në prioritetet kryesore të punës së KLGJ, ku mes tyre theksoi nisjen e procesit të ri-funksionalizimit të Gjykatës së Lartë, ngritjen dhe funksionimin e gjykatave të Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

“Përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve për 6 pozicione të lira, 3 në fushën e së drejtës administrative dhe 3 në fushën e së drejtës civile dhe plotësimi i kësaj gjykate në një kohë sa më të shpejtë me të paktën 10 gjyqtarë. Përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë për 5 pozicione të lira, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe 5 pozicione të lira, në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe emërimin me prioritet të gjyqtarëve të cilët konfirmohen në detyrë nga organet e rivlerësimit kalimtar”, tha Llagami.

Share217Tweet136


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In