• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Shkencëtarët italianë izolojnë koronavirusin, drejt zbulimit ilaçi i shumëpritur

03/02/2020
in Bota, Kryesore
A A
Shkencëtarët italianë izolojnë koronavirusin, drejt zbulimit ilaçi i shumëpritur
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bota e zhvilluar jo më kot investon për shkencën dhe studimet shkencore, të cilat japin edhe rezultate konkrete.

Mjekët e Spallanzani në Itali kanë izoluar koronavirusin dhe janë drejt zbulimit të ilaçit, që do të parandalojë vdekjet dhe përhapjen e virusit, që po trondit botën.

Njoftimi u bë nga Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Rezultatet do të ndahen me bashkësinë ndërkombëtare të shkencave mjekësore.

Lajmin e dha sot Ministri i Shëndetësisë së Italisë, Roberto Speranza, duke folur pikërisht në Institutin për sëmundje infektive, në kryeqytetin italian, ku dy turistët kinezë që janë aktualisht të vetmit njerëz të testuar pozitivisht në Itali, janë shtruar dhe izoluar në spital.

Italia është vendi i parë në Evropë, që reagon përmes një zbulimi të madh. Ky është rezultati i marrë nga virologët më pak se 48 orë pas diagnostikimit të dy pacientëve të parë, në Itali. “Është një hap i rëndësishëm”, – shpjeguan studiuesit, “që do të na lejojë të rafinojmë metodat ekzistuese të diagnostikimit dhe të vendosim të reja”.

“Izolimi i virusit do të na lejojë të përmirësojmë reagimin ndaj urgjencës së koronavirusit, të mësojmë më shumë rreth mekanizmave të epidemisë dhe të përgatisim masat më të përshtatshme”, tha drejtori shkencor i spitalit Spallanzani, Giuseppe Ippolito.

“Rezultati i marrë nga virologët tanë” nënvizoi Marta Branca, drejtori i përgjithshëm i institutit, – “është një dëshmi e mëtejshme e përsosmërisë shkencore të Spallanzani, një institut ku kërkimi nuk është kurrë një qëllim në vetvete, por ka si objektivin e tij përfundimtar dhe konkret përmirësimin e kujdesit ndaj pacientit”.

“Me izolimin e virusit nga ekipi i virologëve Spallanzani, konfirmohet cilësia absolute e strukturave shëndetësore në rajonin tonë,” shtoi Alessio D’Amato, Këshilltari Shëndetësor i Rajonit Lazio.

Izolimi i koronavirusit të ri, “do të thotë shumë mundësi për të studiuar, kuptuar dhe verifikuar më mirë se çfarë mund të bëhet për të bllokuar përhapjen: tani do të jetë më e lehtë për ta trajtuar atë” – theksoi Speranza.

Edhe Televizioni kinez CGN e ka përcaktuar një hap “me rëndësi të madhe për ndalimin e koronavirusit” kur sapo Italia deklaroi se “laboratori i institutit të tij kombëtar për sëmundje infektive ka izoluar virusin”. /NOA.al

Share203Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In