• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shkëlzen Berisha humbet në Apel gjyqin në SHBA përballë gazetarit amerikan për Gërdecin… por ja çfarë prrallis!

03/09/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Shkëlzen Berisha humbet në Apel gjyqin në SHBA përballë gazetarit amerikan për Gërdecin… por ja çfarë prrallis!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në librin ‘Armët dhe Çunat’, që ka në thelb tragjedinë e Gërdecit, Lawson ka shkruar specifikisht edhe për djalin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, duke nxjerrë fakte dhe prova, që sipas autorit, provojnë se Berisha ka qenë i përfshirë në biznesin famëkeq të armëve.

Shkëlzen Berisha e ka humbur edhe në Apel në SHBA, betejën e tij me gazetarin amerikan Guy Lawson. Në librin ‘Armët dhe Çunat’, që ka në thelb tragjedinë e Gërdecit, Lawson ka shkruar specifikisht edhe për djalin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, duke nxjerrë fakte dhe prova, që sipas autorit, provojnë se Berisha ka qenë i përfshirë në biznesin famëkeq të armëve.

Për këto akuza, Shkëlzen Berisha ngriti një padi kundër autorit në një gjykatë në Florida, padi që u rrëzua pak kohë më parë. Shkëlzen Berisha e ka apeluar këtë vendim, por e ka humbur sërish betejën në gjykatë. Pra, drejtësia amerikane vërteton përfshirjen e tij në skandalin e Gërdecit, ku u vranë 28 persona dhe mbetën të plagosur qindra të tjerë.

Në vendimin që mban datën 2 shtator 2020, të gjykatësit Martin, Newsom, dhe O’scannlain, thuhet: “Autori librit Guy Lawson u mbështet në gjetjen e fakteve në shumë artikuj të publikuar më parë të cilat akuzonin Shkëlzen Berishën si i përfshirë në mashtrimin e komonisw AEY dhe në botën e nëndheshme kriminale shqiptarë. Lawson shkoi më tej duke intervistuar edhe persona te tjerë të cilët pohuan të njëjtën gjë për zotin Berisha”.

Gjyqtarët amerikanë në vendim thonë se nuk kanë gjetur asnjë gabim në vendimin e gjykatës së Floridas dhe theksojnë se: “Berisha nuk solli argumente të bazuara përmes të cilave të mbërrinte në përfundimin e se gjykata e distriktit abuzoi duke mos i dhënë kohën e duhur për të sjellë provat”.

Vetë gazetari amerikan, Lawson, shprehej pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë:

“Kam kënaqësinë të them se Shkëlzen Berisha e ka humbur gjyqin, duke justifikuar raportimin tim gjatë gjithë vitit për ngjarjet që rrethojnë tragjedinë në Gërdec, por vendimi është aktualisht në apel, prandaj nuk mund të komentoj plotësisht deri në momentin ligjor kur procedurat të jenë të plota.

Në këtë përvjetor zemra ime bashkohet me familjarët e viktimave të Gërdecit dhe shpresoj se libri im do të kontribuojë në përpjekjen për të sjellë para drejtësisë ata që shkaktuan atë fatkeqësi humanitare.

Unë vazhdoj të besoj se një hetim i plotë dhe i sinqertë është urgjentisht i nevojshëm për të zbuluar të vërtetën e plotë se kush ishte përfshirë në atë që ndodhi në Gerdec”, shprehej Guy Lawson.

Bazuar në librin e Guy Lawson, ku Shkëlzen Berisha përshkruhet si djali me sy peshkaqeni, Hollivudi realizoi edhe një film.

Pas filmit, Shkëlzen Berisha e paditi në fshehtësi Laqwson, duke kërkuar 60 milion dollarë në formë dëmshpërblimi. Por me vendimin e Apelit, marrin fund përpjekjet e Shkëlzenit në SHBA, ku drejtësia nuk pyet shumë se djali i kujt je.

Siç ndodh në Shqipëri, ku edhe pas përgjegjës për vrasjen e 28 personave, ai s’u mor kurrë si i pandehur. Lidhur me këtë ka pasur edhe një reagim nga Shkëlzen Berisha, i cili thotë se gjyqi nuk ka lidhje me tragjedinë e Gërdecit. “Vendimi i gjykatës së Apelit në SHBA ka mbështetur vendimin e shkallës së parë duke mos e gjetur fajtor Guy Lawson për dashakeqësi në librin e tij me pretendimin se ai ka pasur arsye të besojë si të vërteta shpifjet e Diverolit apo Erjon Velisë pasi këto shpifje ishin botuar dhe në media te tjera.

Pra në thelb vendimi i gjykatës nuk ka lidhje as me tragjedinë e Gërdecit, madje as me vërtetësinë e atyre që ka botuar Lawson por thjesht me faktin, qe nuk është provuar, se ai i ka shkruar këto shpifje, duke e ditur se kanë qenë të tilla në momentin kur i ka shkruar”, shkruhet mes të tjerave në reagimin e tij.

Më poshtë, vendimi i plotë: BERISHA CASE APPEAL/ Tema.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In