• Kontakt
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shkarkimi i Ilir Metës: Gracka që u përgatit me duart e Lulzim Bashës!

10/06/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Shkarkimi i Ilir Metës: Gracka që u përgatit me duart e Lulzim Bashës!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkarkimi i Ilir Metës nuk do të mund të bëhej, nëse në Parlament do të ishin deputetët e zgjedhur më 25 qershor 2017. Me një fjalë, Parlamenti që është sot në fuqi, po të mos i kishin djegur mandatet.
Që do të thotë se deputetë do të ishin Sali Berisha, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Kejdi Mehmetaj e ‘kompani’.

Shumë thjesht nuk do të arrihej mazhoranca prej 92 votave, për të miratuar vendimin e komisionit hetimor parlamentar për të shkarkuar Presidentin e Republikës.

Mirëpo sot, Edi Rama e ka shumë të lehtë që ta miratojë këtë vendim, jo thjesht sepse në listat e PD-së dhe LSI-së kanë ardhur disa deputetë që ai i komandon shumë më lehtë, por këta deputetë të listave të PD-së dhe LSI-së, të dy partitë e opozitës i kanë deklasuar, përjashtuar, mallkuar, shkarkuar e shpallur armiq e tradhtarë.
Pra, shkurt e shkoqur, i kanë dhuruar të gjitha shkaqet e lehtësitë për të votuar pro shkarkimit të Ilir Metës si kryetar shteti.

Por sot, më shumë se 2 vjet e gjysmë më pas, mund të gjykojmë më ftohtë se çfarë ka ndodhur.
Ilir Meta nuk mund të ishte larguar aq kollaj nga posti i Presidentit, nëse do të ishim tek konfiguracioni i para 19 Shkurtit 2019, kur PD dhe LSI vendosën që të djegin mandatet.

Tashmë dihet qartë se Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët e kanë sugjeruar atë vendim, e kanë menduar krejt në mënyrë amatoreske skenarin; kanë menduar se do t’i bëjnë shantazh Edi Ramës, e si frikacak që e kanë menduar, ai do të tërhiqej, e do të bënte marrëveshje. Ose maksimumi, Parlamenti do të mbetej pa opozitë në sallë, ku Ilir Meta me dekretet e tij do t’i dërrmonte hap pas hapi deri te ç’dekretimi i zgjedhjeve lokale, ku do ta rrëzonte tuç Edi Ramën.

Por nuk ndodhi kështu, Lulzim Basha, sapo iu sugjerua si version e miratoi fët e fët, sa u çudit edhe Monika, e cila në Shkodër deklaroi pak kohë pas vendimit se Rama u tregua i pabesë, pasi i zëvendësoi deputetët me nxitim, ç’ka është një shkelje.

Duket se Basha ka qenë në dijeni të zëvendësimit të listës së parë me atë “rezervë”, pasi amerikanët e kishin përgatitur planin që herët; pikërisht në fund të vitit 2018, kur kishin marrë vendimin për të mos i dhënë vizë Sali Berishës dhe familjes së tij. Ishin bindur Rudina Hajdari, Myslim Murrizi e Lefter Koka që të mos dorëzonin mandatet, por edhe lista rezervë e PD-së dhe LSI-së, të cilëve iu hap thesi i Qeverisë dhe i oligarkëve të Ramës për t’ju dhënë miradina pa fund.

Se faktet që ndodhën më pas ushqejnë fort këtë fabul, ngaqë i vetmi që nuk u prek nga të gjithë njerëzit që kryen atë skemë të fortë destabilizuese është Luli.

Familja Berisha dhe ajo Meta janë rrënuar tërësisht si politikisht, si institucionalisht, ashtu edhe ndërkombëtarisht. Pritet që kjo të plotësohet me vendimet gjyqësore, ndërkohë që është e qartë se në Shtator, pra kur Parlamenti të rinovohet me përbërjen e re, nuk mund të shkarkohej kurrë Ilir Meta, edhe pse LSI ka vetëm 4 deputetë. Kjo sepse Basha, nuk e ka atë fuqi politike sa të jepte vendimin pro, me Sali Berishën në grupin parlamentar.

Të paktën teorikisht, pasi me gjithë këto zhvillime është e qartë se fuqia e doktorit ka rënë ndjeshëm. Por qenia e Jenisherëve dhe Gjuzëve në Kuvend, i kanë bërë gropën Likes. E kjo duket qartë edhe në statuset e mbështetësve të Metës që mallkojnë pa fund këta deputetë pupacë që ngrenë dorën për një thes miell. Po mirë, të ka faj Lulka, do të thoshte Jovan Bregu! Kush i zgjodhi? Kësaj i thonë t’i hapësh gropën vetes me duart e tua… /Pamfleti

Share202Tweet126
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In