• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SHËNIM/ By**ëlëpirja politike europiane e Ramës që prodhoi sot gënjeshtrën e rëndë… vaksinë!

07/03/2021
in Aktualitet, Blog, Debat, Kryesore, Speciale
A A
SHËNIM/ By**ëlëpirja politike europiane e Ramës që prodhoi sot gënjeshtrën e rëndë… vaksinë!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi se mosmarrja e vaksinës ruse apo kineze nuk është çështje gjeopolitike, por çështja është se nuk ka vaksina.

Nga Lezha, ku po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët, Rama tha se vaksinat nuk kanë dalë në treg dhe ne do të shkojmë që t’i blejmë, por nuk ka prodhim vaksinash, është një luftë e madhe.

Kjo është një gënjeshtër e rëndë dhe e bërë publike deri kur nuk është harruar debati i turpshëm publik me ambasadorin e superfuqisë europiane… Rusi.

Vaksina Sputnik V, është një nga të paktën katër vaksinat e miratuara për përdorim në masë, mirëpo ndryshe nga vaksinat e zhvilluara nga kompanitë perëndimore si Pfizer/BioNTech apo Moderna, Johnson & Johnson, ajo nuk ka marrë aprovim nga autoritetet ndërkombëtare të shëndetësisë, ku luhen lojra biznesi.

Për fat dhe ndoshta për arsye gjeopolitike, Shqipërisë ju ofrua nga ambasadori rus sasi e pakufizuar dozash, por kryetari qeverisë nuk i mori seriozisht dhe u soll sikur po fliste me një tregtar qelqurinash me ambasadorin.

Madje përgjigja e refuzimit të Ramës, i mungojnë edhe elementët më të domosdoshëm diplomatik për ofertën ruse.

Ai shkruante publikisht:

Kishte pandehur se oferta e shprehur nga ambasada Ruse “mos ishte një meme”. Ndërsa rikujtoi, se procesi i sigurimit të vaksinave anti-Covid mbetet i vështirë dhe se propozimi rus “ishte provokim qesharak” dhe kishte vërtet element të çoroditjes diplomatike.

Ndërsa përgjigja e autoritetit rus në Shqipëri, përveç se ironike, ishte dhe fishkëlluese, mënjëherë pas fyrjes së Ramës.

Përfaqësuesi i Rusisë, kishte ndjekur një mesazh në rrjetet sociale të Drejtorit të komunikimit të kryeministrisë, ku kishte kritikuar Bashkimin Europian, që sipas tij, “ka lënë vetëm” Ballkanin Perëndimor, që për popullsi është sa një vend i BE-së. Mirëpo nuk ka të njëjtën qasje për sigurimin e vaksinave anti-Covid.

Ai ju drejtua qeverisë shqiptare me këtë deklaratë: “Është e vështirë të kuptohet, pse Kryeministri Rama u mërzit kaq shumë nga komenti i Ambasadës Ruse, ajo vetëm reagoi ndaj re-twitit të Drejtorit të Komunikimit të Kryeministrit, Endri Fuga, në lidhje me fillimin e vaksinimit në BE dhe deklaratës së vetë kreut të qeverisë gjatë konferencës së 24 dhjetorit, gjatë së cilës, ai përmendi vështirësitë në sigurimin sa më shpejt të jetë e mundur të sasisë së nevojshme të vaksinës, për popullatën e vendit.

“Në Rusi, nuk ka dyshime se bashkimi i përpjekjeve të të gjitha shteteve, që kanë kryer kërkime shkencore dhe kanë teknologjitë përkatëse, do të ndihmojë njerëzimin të kapërcejë këtë fatkeqësi dhe të kthejë qytetërimin në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm. Në të njëjtën kohë, Moska nuk u vë asnjë kusht partnerëve potencialë. Na vjen keq, që vullneti i mirë i Rusisë, i shprehur publikisht, interpretohet si veprime provokuese. Për t’u bindur që nuk është kështu, mjafton të njiheni me tekstin e komentit,” – thuhet më tej në reagimin e ambasadës.

Fatkeqësi për zgjimin e vonuar dhe justifikimin me një gënjeshtër taze dhe shumë të rëndë në dëm të qytetarëve të vëndit të tij, kur tani, vetë Gjermania propozon marrjen e vaksinave ruse Sputnik-V, e ndërkohë, Serbia ka vaksinuar mbi 1 milion njerëz deri tani dhe ka dhe 1 milion vaksina të tjera kineze e ruse në dispozicion.

Nëse kryeministri ynë nuk do i bënte “hyzmet” bythlëpirjes politike europiane, por shpëtimit të jetës së shqiptarëve dhe t’i porosiste kur ishin ne treg, do i kishim në Shqipëri dhe me qindra jetë do ishin shpëtuar.

Sot, edhe po të duash nuk i gjen dot, se vendet e botës kanë hapur sytë, kanë lënë gjeopolitikën, e po merren me shpëtimin e jetës, sepse lufta nuk do politikë, por mënjanimin e rrezikut për të dalë i gjallë.

Kurse Kryeministri ynë, duhet t’u kërkoi ndjesë shqiptarëve, sidomos familjarëve të atyre që kanë humbur jetën, atyre që po luftojnë për jetën dhe në fund atyre më pak të dëmtuar nga kjo lajthitje… diplomatëve rus! /Ekskluzive.al

Share202Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In