• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SHËNIM/ Arabët jo vetëm që do ndërtojnë portin e Durrësit, por do përmirësojnë dhe cilësinë e rërës, detit dhe diellit

13/02/2021
in Aktualitet, Debat, Kryesore
A A
SHËNIM/ Arabët jo vetëm që do ndërtojnë portin e Durrësit, por do përmirësojnë dhe cilësinë e rërës, detit dhe diellit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një shaka e kripur mund ta quajmë videon më të fundit të hedhur në rrjetin social të kryeministrit Edi Rama, ndërtimin e Portit të Durrësit, pas nisjes së bisedimeve për një marrëveshje me grupin “Emaar”, për kthimin e tij në port turistik me marina detare të përshtatura për jahte e terminal modern pasagjerësh.

Ndërtimi i Portit të Durrësit nga kompania Emaar është një lajm i gëzuar me thënë të vërtetën, sikurse ishte dhe ndërtimi i Aeroportit të Vlorës, Kukësit… e shumë projekte të cilat mbetën 3D edhe pas vitesh premtime, e asnjë tullë nuk është vënë deri më sot.

Nga këto premtime në fakt duhet të kërkojmë një ndjesë, sepse në Kukës ka nisur ndërtimi i aeroportit… por me një diferencë të madhe me projektin e prezantuar nga Rama. Tani fajin ose e ka kryeministri që ka postuar projektin gabimisht, ose zbatuesit e tij, që projektin madhështor e kanë zvogëluar “kokoshi një thelë”.

Kjo pasi ndërtesa që pretendohet të jetë aeroporti i ri, nuk i ngjan aspak projektit të prezantuar, por duket më shumë si një qendër e vogël tregtare që shet mobilje, se sa projekti gjigand i prezantuar nga Rama. Tani që kujtoj në fakt, projekti 3D i prezantuar nga Rama 3 vite më parë, ishte i vjedhur nga një aeroport që do ndërtohej në Gjeorgji dhe nuk kishte lidhje aspak me aeroportin e Kukësit, ndaj dhe ky i sotmi si duket nuk i ngjan atij, por një magazine, e cila edhe pse e vogël, i duhen shumë vite të përfundoj.

Foto/ Në foto projekti 3D i Aeroportit të Gjeorgjisë, i prezantuar nga Rama si aeroporti i Kukësit

Video/ Sot pamjet nga aeroporti i Kukësit që nuk i ngjan aspak projektit të prezantuar nga Rama

Madje vet Rama, pranon në videon e mësipërme të aeroportit se: “MIRËMËNGJES dhe me buzëqeshjen që më ngjallin sa herë shoh ecurinë e punës me aeroportin, çunat kuksianë me dy gishta të Londrës, që ma kanë bërë copë “librin e shpis” kur postoja projektin 3D, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Për habi, mjeshtri i komunikimit, vetë Edi Rama, zgjodhi dy herë për t’i ofenduar qytetarët Kuksianë! Një herë kur i quan “…çunat kuksianë me dy gishta të Londrës”, ku në fakt është tallje e jo mburrje, pasi kuksianët janë qytetarë shqiptarë edhe më patriotë se Rama, por nga makutëria e këtyre horrave janë detyruar me dekada të emigrojnë, larg familjes, vendit ku lindën e u rritën, për të cilin nuk do donin ta linin për asnjë sekondë nëse do të liheshin në harresë nga të gjitha qeveritë, edhe nga ajo e qoftëlargut. Por ndoshta Rama ka të drejtë, më mirë dy gishtat lartë se sa dy këmbët lartë, siç i mbajnë politikanët tanë për ca “gjethe” më shumë.

Momenti i dytë kur Rama tenton të fyej është kur flet me fjalor rruge, se kuksianët ja kanë bërë copë “librin e shpis” pse ka vonuar ndërtimin e aeroportit, që vetëm një kryeministër “tutkall” si puna e tij mund ta thotë. Rama i trajton kuksianët si alabakë, që shajnë e shfrynë me fjalor të ndyrë ndaj tij, kur ndërkohë nuk kanë arsye pse, pasi e njohin mirë kryeministrin dhe politikanët e kallëpit të tij, që të gjitha premtimet i kanë kthyer në mashtrime.

Në fakt, hatërmbetur nga premtimet e Kryeministrit duhet të jenë edhe vlonjatët, të cilët kanë vite që presin nisjen e punimeve për Aeroportin e Vlorës, pasi vetë Rama i lajmëron ato sa herë kalon një xhiro në qytetin bregdetar. Një herë shkon e u tregon tokat ku do të ndërtohet, pastaj u flet për kompaninë prestigjoze që do e ndërtoj, pastaj ju prezanton projektin 3D, të fundit datën e nisjes së punimeve… e tani që nuk i ka ngelur asgjë nga projekti që i prezantoi, i vjen turp t’i vizitoj, se s’ka ça u thotë.

E njëjta histori po përsëritet, vetëm se ndryshojnë aktorët. Kësaj here e kanë radhën banorët e Durrësit të shohin “televizor”, se me demek janë pjesë e projekteve madhështore. Këtë gjë e vë re menjëherë kur sheh videon 3D të projektit, me rërë të imët e të bardhë, e det të kaltër, që të kujton premtimet e kandidatit demokrat Ferdinand Xhaferri, i cili u premtoi durrsakëve se do të përmirësonte cilësinë e rërës dhe të diellit.

Fatkeqësisht ishin këto premtime, që ja varën “ujkut mëlçinë në qafë”, duke qenë se qytetarët Durrsakë nuk kishin kandidatë tjetër më të mirë se ai që do të përmirësonte diellin dhe votuan “akulloren” e Durrësit, Vangjush Dakon, i cili ia shkatërroi identitetin qytetit antik, duke i kthyer pallatet e reja në “varre” të trashgimisë kulturore.

Kulmi i varrmihësit të Durrësit, arriti kur dha leje për një pallat dhe në themelet e tij u mbajt e ruajtur një pjesë e një mozaiku qindra vjeçar, por groposi rrethinat e tij. Për të mos folur për Velierën, kur punimet dhe derdhjet e betonit nuk ndaluan as kur gjatë gërmimeve punonjësit u ndeshën me rrënojat e një qytetërimi antik.

Lajmi i ndërtimit të Portit të Durrësit me hapësira të reja dhe moderne është lajm i mirë… por ka nevojë për një saktësim: Arabët e ndërtuan Dubain në shkretëtirë dhe jo mbi rrënojat e një qytetërimi të vjetër! Të tilla trashëgimi kulturore në lindjen e mesme ishin kërcënim vetëm nga terroristët. Dikush duhet t’ua shpjegojn Emaar, se brenda mureve të Durrësit është një qytetërim edhe më i vjetër se shteti ynë, i cili u gropos nga po ata që duartrokasin sot “jetësimin” e tij.

Durrësi nuk ka nevojë për ndërtime, por për gërmime. Durrësi nuk ka nevojë për modernizim, sepse bukuria dhe madhështia e tij fshihet në vjetërsinë e tij. Durrësi ka nevojë për para sigurisht… por për të ndrequr të gjithë masakrën që është bërë nga “akulloret” e nga “kasatat” që e kanë drejtuar. Pastaj mund të ndërtoni sa të doni port jahtesh, aeroporte, hotele e qendra tregtare, por duke ruajtur harmoninë dhe identitin e qytetit antik.

Kurse përrallat me video 3D nuk e zbehin dot pasurinë arkeologjike të qytetit, janë vetëm “makiazh” i shëmtuar në fytyrën e një qytetërimi që lëngon nga babëzia e atyre që zgjodhën si alibi modernizmin… për të fshehur krimet e tyre./Ekskluzive.al

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot ishte dita e lindjes, e një prej aktorëve dhe regjisorëve më të mëdhenj shqiptarë, Kujtim Spahivogli.

Sot ishte dita e lindjes, e një prej aktorëve dhe regjisorëve më të mëdhenj shqiptarë, Kujtim Spahivogli.

01/07/2025
Kujtojmë me nostalgji ditën e lindjes së aktores ikonë Esma Agolli

Kujtojmë me nostalgji ditën e lindjes së aktores ikonë Esma Agolli

01/07/2025
Sa shpejt kaluan! 35 vjet pa një nga ikonat e skenës dhe ekranit, aktorin korçarë Thimi Filipi

Sa shpejt kaluan! 35 vjet pa një nga ikonat e skenës dhe ekranit, aktorin korçarë Thimi Filipi

01/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In