05:55 Vijon numërimi i votave në SHBA, Joe Biden në epërsi
Në Shtetet e Bashkuara janë duke u numëruar votat nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.
Në garë për të parin e Shtëpisë së Bardhë janë presidenti aktual, Donald Trump, i cili vjen nga Partia Republikane, dhe ish-zëvendëspresidenti Joe Biden, nga Partia Demokratike.
Për t’u shpallur fitues, njëri nga kandidatët duhet të sigurojë së paku 270 vota elektorale.
Kolegji Zgjedhor ka në total 538 vota të tilla.
Deri tani Joe Biden ka fituar New Yorkun, Illinois, Masachusets, Maryland, Virginia.
Deri tani Donald Trump ka ftiuar Florida, Indiana, Kentucky, Alabama, Mississippi, ndërsa është në avantazh në Texas, Ohio, Michigan e në disa shtete të tjera.
05:35 Donald Trump fiton Utah, Joe Biden fitoi në tre shtete të bregut perëndimor.
Kjo pritej pasi këto shtete zakonisht votojnë për kandidatë demokratë, ndaj dhe rezultati u shpall me kaq shpejtësi.
Ndërkohë Trump është në avantazh në pothuajse të gjitha shtetet që quhen “battleground”.
05:27: Përplasje mes policisë dhe majtistëve para Shtëpisë së Bardhë
Mijëra protestues të “Black Lives Matters” janë mbledhur rreth Shtëpisë së Bardhë aktualisht ndërkohë që vijon me shpejtësi numërimi i votave në disa shtete të rendësishmë si Florida, Teksasi dhe Pensilvania.
Protestuesit në fjalë kishin premtuar më herët se do të qendronin për muaj para Shtëpisë së Bardhë nëse zgjedhjet fitoheshin nga republikani Donald Trump duke kundërshtuar kështu presidencën e tij.
04:42: Garë edhe për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve
Përveç presidentit, votuesit amerikanë kanë zgjedhur të martën edhe anëtarët e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve.
Kontrolli i dy dhomave të Kongresit është vendimtar për presidentin që të shtyjë përpara agjendën e tij.
Gjatë dy vjetëve të kaluar, presidenti Donald Trump ka punuar me një Kongres të ndarë.
Demokratët kanë pasur shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa republikanët në Senat.
Udhëheqësi i shumicës në Senat, Mitch McConnell, i cili ka garuar në Kentaki, ka fituar kundrejt kandidates demokrate, Amy McGrath.
Të 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve zgjidhen çdo dy vjet.
Mandatet në Senat janë për gjashtë vjet. Zgjedhjet mbahen çdo dy vjet, në bazë të rotacionit. Këto zgjedhje mbahen për 35 nga 100 anëtarët e Senatit.
04:17: Shtete që vendosin mbi fatin e zgjedhjeve/ Trump përmbys Texasin dhe kryeson në Florida
U duk si surpriza e këtyre zgjedhjeve, por Donald Trump rikuperon dhe merr kryesimin në shtetin e Texas, i cili ka 38 vota elektorale.
Kështu, me hapjen e kutive të tjera, Trump ka fituar avantazh ndaj Biden në shtetin që njihet historikisht si republikan.
Tani, Trump ka 50.8% të votave në Teksas, përballë 47.9% të Biden.
Reublikanët janë në avantazh në Florida, një shtet me një numër të madh zgjedhësish elektoral, plotë 29 të tillë.
03:53: Trump dhe Biden fitojnë edhe në disa shtete
Agjencia e lajmeve AP raporton se presidenti Donald Trump ka fituar Luizianën, Nebraskën, Dakotën Veriore, Dakotën Jugore dhe Uajomingun, ndërsa kandidati demokrat, Joe Biden, ka fituar Nju Meksikon, Nju Jorkun, Qarkun e Kolumbisë dhe Kolloradon.
Garë e forte në Florida dhe Texas, dy shtete ku Donald Trump kryeson dhe që pritet të vendosin shumë mbi fatin e përgjithshëm të këtyre zgjedhjeve.
Sipas rezultateve, Biden prin me votat elektorale, 129 me 120.
03:29: Joe Biden fiton New Yorkun, Trump kryeson në Florisa, garë e fortë në Texas
Parashikimet e deritanishme tregojnë se Presidenti Donald Trump ka fituar në Indiana, Kentaki dhe Oklahoma. Zakonisht këto shtete votojnë për republikanët, megjithëse në vitin 2008 Indiana fotoi për ish-Presidentin Barack Obama. Ish-nënpresidenti Biden ka fituar në Vermont, Masaçusets, Delauer (shteti i Biden), Merilend dhe Nju Jork.
Zakonisht këto shtete votojnë për demokratët.
Presidenti Trump dhe rivali i tij demokrat Biden kanë siguruar, sipas këtyre parashikimeve 26 dhe 56 vota elektorale. Nju Jorku ka 29 vota elektorale, shteti me numrin më të madh deri tani. Në Florida, një shtet fushëbetejë, përqindjet e tyre janë shumë pranë njëra-tjetrës. Nga shtetet vendimtare, Florida pritet të jetë ndër të parat që mund t’i nxjerrë rezultatet. Ky shtet ka 29 vota elektorale.
03:17: Rezultatet e votave në disa shtete, Florida drejt fundit me Trump kryesues
Rezultatet në disa shtete:
Në Indiana Donald Trump udhëheq me 59.3% dhe Joe Biden me 38.7%
Në Kentucky Donald Trump udhëheq me 60.4% dhe Joe Biden me 37.2%
Deri më tani në shtetin e Floridas janë numëruar 91% të votave
Donald Trump udhëheq me 50.7% të votave dhe Joe Biden me 48.5%
Në Texas deri më tani janë numëruar 62% e votave, Biden udhëheq më 50.8%
Në Virginia janë numëruar 30% të votave, Trump udhëheq me 58.3%
Në Ohio deri më tani janë numëruar 44% e votave, kryeson Biden me 54.5%
Në Karolinën e Veriut janë numëruar 66% e votave, kryeson Biden me 53%
Në Kansas janë numëruar 33% e votave, udhëheq Biden me 53.8%
Në Vermont janë numëruar 29% e votave, kryeson Biden me 66.2%
02:43: Gara presidenciale/ 91 me 67, Joe Biden në avantazh
Teksa numërimi vijon, gara presidenciale në SHBA duket se do të jetë shumë e fortë.
Kështu, në Florida, një shtet kyç për përcaktimin e fituesit, Donald Trump është në avantazh.
Aktualisht, kur janë numëruar mbi 90% e votave, Trump udhëheq në Florida.
Ndërsa në Texas, kur janë numëruar rreth 44% të votave, udhëheq Biden.
Në rang kombëtar, Biden udhëheq me 50.9% të votave duke udhëhequr në disa shtete.
Kështu, Biden rezulton të ketë fituar momentalisht 91 vota elektorale kundrejt 67 të Trump.
Shtetet që ka fituar Biden janë: Vermont, Masachusets, Rhode Island, Conecticut, New Jersey, Delawëere, Maryland, Illinois, Virginia.
Shtetet që ka fituar Donald Trump janë: Oklahama, Misisipi, Alabama, Tenese, Kentaki, West Virginia, Karolina e Veriut, Indiana.
Numërimi i votave vijon dhe këto rezultate janë paraprake.
02:22: Surprizë në Florida, Trump kryeson përballë Biden
Në Florida mbyllet 89 % e numërimit! Trump kryeson me 50.3 % ndërsa Biden me 48.7 %.
Kujtojmë se Florida është një prej “shtet betejave” që pritet të vendosë shumë mbi fatet e presidencialeve pasi ka 29 vota elektorale.
02:16: 88 me 55, Trump fiton në 6 shtete, Biden kalon në avantazh
Donald Trump, pas Indiana dhe Kentucky, fiton edhe Alabama, Mississippi, Tennessee dhe Oklahoman.
Ndërsa kandidati demokrat Joe Biden, pas Vermontit fiton Maryland, Massachusetts, Connecticut, Illinois dhe New Jersey.
Këto janë të dhënat më të fundit të publikuara nga Associated Press.
02:07: Surprizë në Ohio, Biden thyen Trump në “shtetin republikan”
Ohio është një traditë republikane, por që duket se Joe Biden po e thyen, të paktën deri tani kur janë numëruar mbi 20% të votave.
Kandidati demokrat kryeson bindshëm me rreth 58% të votave të numëruara deri tani, por është ende herët dhe asgjë nuk është mbyllur.
“Traditat mund të prishen“, kështu iu përgjigj Joe Biden atyre që e pyetën për rezultatin e votimit në Ohio, pak pas mbylljes së qendrave të votimit.
Asnjë kandidat në histori nuk është bërë President pa fituar Ohion, që është shteti i vetëm që ka nxjerrë gjashtë presidentë.
01:24 – Donald Trump fiton edhe dy shtetet të tjera në SHBA
Ai ka fituar shtetin e Virxhinian Perëndimore me 69% dhe Karolinën e Jugut me 65.6%
Ndërsa Biden ka fituar Xhorxhian me 61.8% dhe New Hampshireme 72.2%.
01:18 – Trump fiton edhe Kentucky-n, Biden merr Vermontin
Presidenti Donald Trump, pas Indianas që ka 11 vota, fiton edhe Kentucky duke siguruar deri tani 19 nga 270 votat që i duhen për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë.
Nga ana tjetër, Joe Biden ka fituar në shtetin e Vermont që ka vetëm 3 vota.
01:00 – Trump fiton shtetin Indiana
Presidenti Donald Trump shënon fitoren e parë në një shtet, duke fituar Indianan me 64%.
Ndërkohë ai kryeson edhe në Kentucky me 50.4%.
00:50 – Dalin rezultatet e paraprake për dy shtete
Dalin rezultatet paraprake në Kentucky dhe pjesë të Indianas në zgjedhjet e SHBA-ve.
Sipas të dhënave të publikuara nga CNN në Kentucky Biden kryeson me 49.4% dhe Trump ndjek me 49%. Ndërsa në Indiana, Trump kryeson me 63% dhe Biden ndjek me 35%.
00:35 – Trump falenderon amerikanët: Dukemi vërtetë shumë mirë në të gjithë vendin
Teksa votimet vazhdojnë ende, presidenti Donald Trump ka bërë një reagim në Twitter pak minuta më parë.
Sipas republikanit, në të gjithë vendin rezultatet flasin në favorin e tij.
“Dukemi vërtetë shumë mirë në të gjithë vendin. Faleminderi”, shkruan Trump.
00:12 – Exit Pollet e para favorizojnë Trump, Florida dhe Texas pjesëmarrje më të lartë se në 2016
Exit Pollet e para kanë filluar të shfaqen ndërsa amerikanët bëjnë zgjedhjen përfundimtare se kush do të jetë presidenti i tyre për katër vitet e ardhshme: Donald Trump ose Joe Biden.
Gati 100 milionë amerikanë kanë hedhur votat e tyre para ditës së zgjedhjeve dhe sipas sondazheve, Joe Biden kryesonte me 6%. Por nga ata që votuan sot, 69% zgjodhën Presidentin Trump.
Ndërkohë, disa shtete të tilla si Florida dhe Texas kanë parë një numër pjesëmarrjeje në votime më të lartë se zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.
00:03 – Ivanka Trump apel amerikanëve: Qëndroni në rradhë, mos u largoni. Kemi nevojë për ju
Nuk mund të qëndronte larg emocioneve të zgjedhjeve presidenciale në SHBA as vajza e Donald Trump, Ivanka Trump.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo fton qytetarët amerikanë të vazhdojnë të dalin në votime, ndërsa ata që janë duke pritur rradhën për të hedhur votën në kutinë e votimit, të mos dorëzohen.
“Qëndroni në rradhë. Mos u largoni. Ne kemi nevojë për ju”, shkruan në një postim të sajin në Facebook vajza e presidentit Trump, Ivanka Trump.
23:45 – Trump apo Biden? Tre skenarët e zgjedhjeve në SHBA
Kandidati demokrat Joe Biden mund të ketë një epërsi të dukshme në sondazhe ndaj atij republikan Donald Trump, por kjo nuk I garanton marrjen e “Shtëpisë së Bardhë” për katër vitet e ardhshme.
Në zgjedhjet e 2016-ës, edhe Hillary Cliton pati epërsi ndaj Trump, por në fund fitorja I buzëqeshi presidentit aktual.
Sipas “Newsweek”, shanset e Donald Trump për të fituar janë përmirësuar dukshëm sipas zyrave të basteve që kanë kuotuar zgjedhjet në SHBA.
Ato i japin Trumpit 40% shans për të fituar sipas zëdhënësit të kompanisë BEtfair.
Ekzistojnë tre skenarë të mundshëm për një ditë pas zgjedhjeve, sipas analistëve politikë të BBC.
1. Biden fiton
Nëse realizohet ky skenar, atëhere sondazhet do të tregojnë të vërtetën, ndryshe nga viti 2016.
Biden ka një epërsi të madhe në shkallë kombëtare dhe disi më të vogël në shtete si Florida, Arizona apo Karolina e Veriut.
2-Trump fiton
Ashtu si edhe në vitin 2016, sondazhet dhe parashikimet do të dështojnë duke bërë që Trump të rinovojë mandatin.
Çelësi i suksesit të tij përcaktohet në dy shtete kryesore: Pensilvania dhe Florida.
3. Joe Biden fiton thellë
Skenari i tretë lidhet me një triumf të thellë të Joe Biden. Wshtë diçka e ngjashme me atë që ndodhi në vitin 1980 më fitoren e Reagan ndaj Jimmy Carter.
23:31: Cilat janë “shtetet fushëbeteja” që vendosin fatin e zgjedhjeve në SHBA
Fati i presidentit të ri të SHBA,do të përcaktohet nga të ashtuquajturat “shtetet fushëbeteja”.
Ndryshe nga shumica e shteteve, të cilat mbështesin hapur njërën ose tjetrën pale, ato nuk kanë një orientim të hapur dhe janë të mjaftueshme për ti dhënë shumicën e nevojshme në Kolegjin elektoral presidentit të arrdhshëm.
Prandaj, kandidatët përqendrojnë kohën dhe përpjekjet e tyre në shtete të moderuara politikisht që mund të lëkunden për një kandidat ose tjetrin, dhe kështu ka të ngjarë t’i vendosin ata mbi 270 vota elektorale për të siguruar Shtëpinë e Bardhë.
Fushëbetejë konsiderohen shtetet e Florida, Pensilvania, Michigan, wisconsin, Carolina e Veriut dhe Arizona.
Por më i rëndësishmi duket se është Pensilvania, e cila siguron 20 vota elektorale dhe mund të japë një tregues të hershëm nëse shtetet e tjera të Rripit të Rustit do të lëkunden për Trump ose për Biden.
Nëse Trump nuk merr Pensilvaninë, duke shtuar këtu Michigan ose Wisconsin, kjo do ta vinte në dyshim mandatin e dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.
23:17: Edhe pak orë nga mbyllja e qëndrave të votimit
Kanë mbetur edhe pak orë nga mbyllja e qendrave të votimit në Shtetet e Bashkuara, ku miliona amerikanë po zgjedhin presidentin e ardhshëm.
SHBA zgjedh presidentin. Fituesi duhet të sigurojë 270 vota elektorale. Vëmendja është tek shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë por sot votohet edhe për 1/3-ën e Senatit dhe për 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve.
Presidenti amerikan Donald Trump dhe kundërshtari politik, Joe Biden, presin verdiktin popullor se cili prej tyre duhet të udhëheqë vendin për katër vitet e ardhshme.
Mbi 100 milionë amerikanë, ose mbi 75% e numrit të përgjithshëm të atyre që votuan në vitin 2016, morën pjesë në votimet e hershme, ose përmes postës, ose fizikisht, deri të martën në mëngjes. Amerikanët e tjerë do i drejtohen kutive deri në orën 3 të ditës së mërkurë me oren shqiptare.
22:07 Biden, 4 pikë përpara Trump
I nominuari demokrat për president Joe Biden deri tani ka fituar po aq vota sa Hillary Clinton në orët para mbylljes së votimeve.
Biden është duke luftuar për postin më të lartë në SHBA kundër Presidentit aktual, Donald Trump
Sipas sondazheve të fundit, Biden aktualisht është përpara z. Trump me katër pikë shkruan Indipedent.
Pavarësisht nga kufizimet e koronavirusit në të gjithë Amerikën, votuesit amerikanë janë siguruar që të shkojnë për të votuar.
Sipas faqes jopartiake të projektit Zgjedhjet e SHBA, deri të hënën në mbrëmje, një ditë para zgjedhjeve, 35.7 milion njerëz kishin votuar personalisht dhe 63.9 milion kishin hedhur vota me postë, duke dhënë një total prej 99.7 milion tre të katërtat e numrit të përgjithshëm të votave për vitin 2016
Sipas sondazheve në vitin 2016 Hillary Clinton mori 65.8 milion vota në total, ndërsa Biden deri tani ka marrë 64.7 milion vota.
20:10 Covid-19 komplikon procesin e numërimit
Këtë vit numërimi i fletë-votimeve do të kërkojë kohë për shkak të pandemisë dhe numrit të madh të votave të dërguara me postë.
Pasi të përfundojë numërimi në të 50 shtetet, çdo guvernator harton listën e “elektorëve” (anëtarëve të Kolegjit Elektoral për shtetin e vet). Kopja e listës i dërgohet drejtorit të Arkivave Kombëtare. Anëtarët e Kolegjit Elektoral të çdo shteti, mblidhen në kryeqytetin e shtetit të tyre, për të votuar për presidentin. Kjo ndodh në dhjetor, të hënën, menjëherë pas të mërkurës së dytë të muajit. Këtë vit data është 14 dhjetor , shkruan VOA.
20:00 Kush e shpall fituesin e zgjedhjeve?
Shumë besojnë se fituesi i zgjedhjeve në ShBA përcaktohet kur shtypi shpall emrin dhe kur kandidati tjetër shpall humbjen. Por realiteti është ndryshe.
Shpallja zyrtare e fituesit është një proces disa mujor që nuk përfundon deri në janar.
Ditën e votimit, zgjidhen anëtarët e Kolegjit Elektoral, në dhjetor ata takohen dhe votojnë për presidentin dhe në janar, Kongresi certifikon rezultatin. Kjo ësht një formulë kompromisi e themeluesve të republikës, të cilët në atë kohë, nuk kishin besim tek votuesit për të zgjedhur një president të përshtatshëm, shkruan VOA.
Ora 21:33 Me taka dhe plot stil Zonja e Parë shkon drejt kutisë së votimit
Ora 21:05 Carrabregu: Nëse rezultati është i ngushtë duhen javë dhe muaj për të mësuar fituesin, Biden më miqësor ndaj shqiptarëve
Ora 21:00 Trump nuk e mendon humbjen: Nuk është kurrë e lehtë, të paktën jo për mua
Ora 20:25 Trump i emocionuar: Mos më bëni të qaj
Ora 20:02 Beyonce e thotë troç se për kë e hodhi votën
Ora 19:30 Trump-Biden, beteja finale, Covid-19 komplikon procesin e numërimit
Ora 19:16 “Nga këtu në Shtëpinë e Bardhë”, Biden nënshkruan në murin e shtëpisë së fëmijërisë së tij
Ora 18:02 Çfarë ndodh nëse Trump humb dhe refuzon të lërë Shtëpinë e Bardhë?
Ora 17: 20 “Më tha Zoti fiton Trump”, predikuesi amerikan parashikon edhe fundin e botës
Ora 17:05 Trump apo Biden, përgjigjja epike e Mark Crawford: Doni lavdërime apo lekë?
Ora 16: 20 Radhë të gjata para qendrave të votimit në Arizonë
Ora 15: 21 Trump jep intervistën e parë, i sigurt për fitoren: Po shkojmë shumë mirë
Ora 15:00 Pak orë nga dalja e rezultatit, Biden kryen ritualin e rëndësishëm për të
Kolegji numëron 538 anëtarë dhe çdo kandidat për president duhet të fitojë shumicën absolute prej të paktën 270 votave për të fituar Shtëpinë e Bardhë.
Qendrat e votimit janë hapur në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara. Në atë që historikisht është qendra e parë e votimit që hapet pas mesnate në ShBA, zoti Biden rezulton se ka fituar të pesë votat në qytetin e vogël Dixville Notch, në Nju Hepshër, ndërsa zotit Trump ka fituar 16 me 5 në qytetin tjetër Millsfield po të Nju Hepshërit.
Demokratët e ish-zv.presidentit Biden parashikohet të fitojnë votën plebishitare dhe të rimarrin kontrollin e plotë të Kongresit, si Senatin, edhe Dhomën e Përfaqësuesve.
Vizioni i Presidentit Donald Trump për Amerikën: Luftë ndaj “llumit” të politikës dhe korrupsionit
Por fituesi i këtyre zgjedhjeve mund të shpallet jo më brenda ditës për shkak se dhjetëra milionë fletëvotime të dërguara me postë nuk janë administruar ende nga autoritetet.
Këtë fakt presidenti 74-vjeçar, Trump, e kritikoi prej muajsh si strategji për manipulimin e rezultatit në shtetet që qeverisen nga opozita demokrate.
Lexo dhe: Gjykata në Teksas hedh poshtë ankesën e Trumpit, do të numërohen 125 mijë votat që mendohet se sjellin fitoren e Bidenit
Kreu i shtetit u tha të hënën simpatizantëve të tij në Miçigan se ai do i surprizojë të gjithë me një fitore edhe më të thellë sesa ajo ndaj Hilari Clintonit në vitin 2016.
Trump tha se vendin e pret një e ardhme e ndritur në aspektin ekonomik nëse ai rizgjidhet ndërsa për rivalin demokrat tha se nuk e ka më kapacitetin intelektual e as fizik për ta drejtuar një vend.
77-vjeçari Biden, ndërkohë, i shmangu sulmet personale duke i përqendruar akuzat te situata e rëndë me pandeminë që po u kushton jetën mbi 1 mijë amerikanëve çdo ditë.
Politikani i karrierës për 5 dekada tha gjatë një tubimi në shtetin e Pensilvanisë se këto zgjedhje janë betejë për thelbin e Amerikës dhe ai do luftojë kundër kaosit social, përçarjes dhe urrejtjes që sipas tij ka kultivuar presidenti Trump.
Sondazhet e opinionit publik e nxjerrin Biden përpara Trump në nivel kombëtar me së paku 8 për qind avantazh, por demokrati e ngushton epërsinë në disa shtete që potencialisht i japin kreut aktual të shtetit votat e nevojshme për të fituar Kolegjin Zgjedhor, i cili edhe përcakton fituesin.
Lexo dhe: Ja ku do e presin Trump dhe Biden rezultatin
Kolegji numëron 538 anëtarë dhe çdo kandidat për president duhet të fitojë shumicën absolute prej të paktën 270 votave për të fituar Shtëpinë e Bardhë.