• Kontakt
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SHBA sinjale për reprezalje ndaj të korruptuarve! Reeker mesazhe të forta nga takimi me gjyqtarët: Yuri Kim mobilizon hetuesit e BKH

02/07/2021
in Aktualitet, Debat
A A
SHBA sinjale për reprezalje ndaj të korruptuarve! Reeker mesazhe të forta nga takimi me gjyqtarët: Yuri Kim mobilizon hetuesit e BKH
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë të qartë ditët e fundit se shumë shpejt do të nisë një reprezalje në radhët e të korruptuarve në Shqipëri.

Dy ditë më parë gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën, Philip Reeker theksoi se SHBA-të janë tejet të interesuara dhe mbështesin fort institucionet ligjzbatuese shqiptare sa i takon luftës me zero tolerancë ndaj korrupsionit.

Këtë apel zoti Reeker e ka bërë gjatë një takimi veçmas që zhvilloi me disa gjyqtarët që kanë kaluar procesin e vetingut, ndërkohë që gazeta ka mësuar disa detaje shtesë nga porositë që zyrtari amerikan iu dha togave të zeza. Sipas informacioneve, mësohet se diplomati amerikan ka inkurajuar gjyqtarët që t’u shpallin luftë frontale zyrtarëve të korruptuar dhe të zbatojnë me përpikmëri ligjin dhe detyrat që iu janë ngarkuar.

Madje, për të treguar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krah gjyqtarëve që kanë kaluar vetingun, mësohet se zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, ka dhënë garanci se amerikanët do të jenë krah tyre dhe se sipas tij, asnjë nuk duhet të ketë frikë nga presionet e ndryshme qofshin kriminale apo politike.

Pra, fakti që Ndihmës Sekretari i Shtetit, Philip Reeker ka takuar vetëm gjyqtarët që nuk kanë ngelur në veting, tregon se për SHBA-të të korruptuarit janë thjesht “armiq” dhe persona të padëshiruar. Kështu që, nisur nga këto mesazhe të forta që ka lëshuar zoti Reeker gjatë qëndrimit disa orësh në Tiranë ditën e mërkurë, pritet të shohim goditje të bujshme në radhët e të korruptuarve në Shqipëri.

Kim takon hetuesit e BKH që do godasin pushtetarët

Megjithatë ajo që e ka përforcuar faktin se Shtetet e Bashkuar të Amerikës mbështesin fuqishëm një fushatë arrestimesh të bujshme në vend, ka qenë ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Kjo e fundit zbuloi se ka vizituar dje godinën e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në ambientet e së cilës janë betuar dhe marrin distinktivin 28 agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, një njësi e ngritur posaçërisht me mbështetjen e amerikanëve. Mësohet se gjatë vizitës në SPAK, Yuri Kim takoi kreun e Prokurorisë Speciale, Arben Krajën dhe drejtuesen e BKH-së, Aida Hajnaj.

Ndërkohë, pas vizitës në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, diplomatja amerikane në një postim në rrjetet sociale shkroi se puna e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit është e rëndësishme dhe e vështirë, por sipas saj, ata do t’ia dalin. Madje, ambasadorja Kim theksoi se SHBA do t’i mbështesë hetuesit e rinj në luftën kundër korrupsionit.

“Sot u takova me grupin e parë të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët po përfundojnë programin e trajnimit. Puna e tyre është e rëndësishme dhe e vështirë, por ata do t’ia dalin me sukses. Shqiptarët besojnë dhe mbështeten te ta, familjet e tyre janë krenare për ta. Shtetet e Bashkuara do t’i mbështesin fuqimisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruan ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim./Rigels Seliman

Share207Tweet130
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Jemi vazhdimisht në një gjendje zie”! Bashkëshortja e Bruce Willis rrëfen dhimbjen e jetës me sëmundjen e aktorit

“Jemi vazhdimisht në një gjendje zie”! Bashkëshortja e Bruce Willis rrëfen dhimbjen e jetës me sëmundjen e aktorit

12/09/2026
“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

11/09/2026
Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In