• Kontakt
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SHBA shkund qeverinë dhe politikën shqiptare: Çdo herë që ngrini zërin dhe identifikoni diçka të gabuar..

02/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Ambasadorja e SHBA mesazh mirënjohje Shqipërisë: Falënderime të veçanta për gjestin e përsëritur ndaj Italisë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadorja Yuri Kim e pranishme në Aktivitetin e Projektit për Forcimin e Shoqërisë Civile të USAID, u shpreh se SHBA mbështet fuqimisht zyrtarët qeveritarë dhe shoqërinë civile që të vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që politika qeveritare të jetë e drejtë për të gjithë.

Ajo u shpreh se “lufta ndaj k.orrupsionit në të gjithë botën është një përparësi kryesore e Shteteve të Bashkuara, dhe është një përparësi e Ambasadës në Tiranë.

“Është kënaqësi e madhe pjesëmarrja në takimin e sotëm për të festuar për bashkimin e partnerëve tanë të shoqërisë civile që ndihmojnë forcimin e institucioneve demokratike në Shqipëri. Ju po përmbushni një detyrë jetike si “vëzhgues të qeverisë” duke mbikëqyrur dhe ngritur zërin për politika që synojnë forcimin e institucioneve.

Qeveria e Sh.B.A-së mbështet fuqimisht punën e shoqërisë civile në mbarë botën. Këtu në Shqipëri, ne jemi krah jush teksa luftoni k.orrupsionin, ngrini zërin për pjesëmarrje më të madhe të publikut dhe siguroni mbikëqyrjen e shpenzimeve publike. Puna juaj ka ndihmuar në përmirësimin si të eficiencës, ashtu edhe të efikasitetit të qeverisë shqiptare në ofrimin e shërbimeve për popullin shqiptar.

Inkurajoj fuqimisht zyrtarët qeveritarë dhe shoqërinë civile që të vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që politika qeveritare të jetë e drejtë për të gjithë. Kjo do të thotë që një qeveri duhet të përfaqësojë interesat e të gjithë qytetarëve, përfshirë gratë, të rinjtë dhe shtresat e tjera të margjinalizuara dhe më të pambrojtura.

Dëgjimi i zërit të qytetarëve i bën organizatat e shoqërisë civile të jenë shpesh të parat që zbulojnë dhe, më pas, që demaskojnë burimet e k.orrupsionit. Lufta ndaj korrupsionit në të gjithë botën është një përparësi kryesore e Shteteve të Bashkuara, dhe është një përparësi e Ambasadës sonë këtu në Tiranë.

Shoqëritë e zhytura në korrupsion nuk janë në gjendje të tërheqin investime të huaja dhe, si rrjedhojë, nuk janë në gjendje të ofrojnë mundësi ekonomike për qytetarët që shoqërojnë ato investime. Çdo herë që ngrini zërin dhe identifikoni diçka të gabuar, ju ndihmoni krijimin e më shumë mundësive ekonomike për të gjithë në Shqipëri.

Ishte kënaqësi për mua të dëgjoja që, përmes projektit “Zhvillimi dhe Bashkëpunimi i Përshpejtuar i Shoqërisë Civile”, më shumë se 90 organizata kanë përmirësuar aftësitë e brendshme organizative dhe menaxhuese. Jam e impresionuar të dëgjoj se si keni punuar me bashkësitë vendore për të forcuar demokracinë me pjesëmarrje të gjerë, duke u fokusuar në çështje të tilla si fuqizimi shoqëror dhe ekonomik i të rinjve dhe i grave, të drejtat e shtresave të margjinalizuara, mbikëqyrja e zgjedhjeve dhe antik.orrupsioni. Përgëzime për këto arritje të rëndësishme!

Unë gjithashtu dua të shpreh vlerësimin tim për ANTTARC, për Natashën dhe Myftarin, dhe ekipin e tyre. Pa përkushtimin dhe angazhimin e tyre, këto përpjekje nuk do të ishin materializuar.

Qeveria e Sh.B.A-së do të vazhdojë të mbështesë punën që keni filluar me projektet tuaja. Ne do të vazhdojmë të inkurajojmë qeverinë shqiptare të përparojë politika që përmirësojnë aftësitë e shoqërisë civile për të siguruar mbikëqyrje për qeverinë.

Qëllimi është forcimi i demokracisë me pjesëmarrje të gjerë në Shqipëri dhe mbajtja të përgjegjshme e institucioneve para qytetarëve të cilëve u shërbejnë.

Shpresoj që takimi i sotëm do të forcojë lidhjet mes jush, dhe që bashkëpunimi juaj i vazhdueshëm do t’ju mundësojë të kujdeseni, të rritni dhe të mbështesni një Shqipëri më demokratike, më të përgjegjshme dhe më të vetëqëndrueshme.

Falemnderit!”

Share200Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

U mbushën 11 vjet që është ndarë nga jeta aktori gjirokastrit  mjeshtri  Aristotel Stefani.

U mbushën 11 vjet që është ndarë nga jeta aktori gjirokastrit mjeshtri Aristotel Stefani.

14/01/2026
12 vite nga ndarja e “Shqiponjës” së skenës shqiptare “Nderi i Kombit” Rexhep Çeliku

12 vite nga ndarja e “Shqiponjës” së skenës shqiptare “Nderi i Kombit” Rexhep Çeliku

14/01/2026
Shkodrani Gjon Karma, aktori i madh i roleve të vogla, krijuesi i arkivit të Teatrit Kombëtar…sot ka ditëlindjen

Në kujtim të Gjon Karmës, aktorit të madh shkodran i pa arritshëm si mjeshtër në rolet e karaktereve

14/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In