Ambasada Amerikane ka dhënë një lajm të mirë për Shqipërinë, ku njofton se një ndihmë prej 5.5 milionë dollarësh do të shkojë për ngritjen e Akademisë Amerikano-Shqiptare të Transparencës
Postimi i Ambasadës Amerikane
Shtetet e Bashkuara njoftojnë me kënaqësi një ndihmë tjetër zhvillimi për Shqipërinë, në shumën 5.5 milionë dollarë, për ngritjen e Akademisë Amerikano-Shqiptare të Transparencës (USATA). Kjo Akademi do të rrisë transparencën dhe integritetin e qeverisë dhe të institucioneve publike e private, si dhe do të mbështesë reformën në drejtësi.
Akademia do të ndihmojë gjithashtu Qeverinë e Shqipërisë të menaxhojë donacionet e marra për rimëkëmbjen nga tërmeti, si dhe fondet e tjera publike, në një mënyrë transparente dhe të përgjegjshme që do të jetë në dobi të atyre që kanë më shumë nevojë. Kjo ndihmë është pjesë e kontributit mbi 700 milionë dollarë të Shteteve te Bashkuara për Shqipërinë në 20 vitet e fundit.
?? | The U.S. is pleased to announce an additional $5.5 million in developmental assistance to Albania for the purpose of establishing the U.S.-Albanian Transparency Academy (USATA). USATA will increase the transparency and integrity of government, public and private institutions, and support justice reform.
It will also help the Government of Albania manage donations received for earthquake recovery and other public funds in a transparent and accountable fashion that benefits those most in need. This donation is part of the larger U.S. contribution of over $700 million to Albania in the past 20 years. – with USAID/Albania.