• Kontakt
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SHBA e vendosur për Berishën, nuk pranon negociata dhe paralajmëron sekuestrim të pasurive sipas vendimit të Biden

16/10/2021
in Aktualitet, Debat
A A
SHBA e vendosur për Berishën, nuk pranon negociata dhe paralajmëron sekuestrim të pasurive sipas vendimit të Biden
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Amerikanët kanë refuzuar tentativat e ish-kryeministrit Sali Berisha për të negociuar me ta pas shpalljes “non grata”.

Në korridoret e politikës prej javësh po flitet se ish-kryeministri Berisha po tenton konsensus me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëllim që të ndalojë “Foltoren” dhe planin për rrëzimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike.

Të enjten në mbrëmje ishte gazetari Baton Haxhiu që zbuloi se zoti Berisha kishte futur ndërmjetës për të biseduar me amerikanët dhe se ai, sipas tij, ishte deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi. Por këto lëvizje kanë sjellë reagimin e ashpër të ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila është shprehur prerë se nuk ka asnjë negociata dhe tolerim për personat e shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, diplomatja Kim thumboi ish-liderin demokrat, i cili prendon se është shpallur “non grata” nga DASH pa pasur asnjë provë kundër tij, duke theksuar se faktet për përfshirjen në afera të pamohueshme. Madje, zonja Kim ka kërcënuar hapur ish-kryeministrin Berisha, pasi ka publikuar memorandumin anti-korrupsion të nxjerrë dhe firmosur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili kërkon sekuestrimin e pasurive për të gjithë personat e shpallur “non grata” nga SHBA, duke dhënë sinjale se mund të shkohet te ky hap. “7031 (c) përcaktimi nuk i nënshtrohet “negocimit” dhe askush nuk duhet të pretendojë të jetë “ndërmjetës”.

Ata të caktuar mund të fajësojnë komplotet, por faktet janë të pamohueshme. Presidenti Biden e ka bërë të qartë se SHBA do të kërkojë llogari nga ata që përfshihen në korrupsion”, shkruan Kim. Pra, ky reagimi ia ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, se nuk ka negociata me personat e shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe se do t’iu kërkohet llogari atyre nga SHBA, është një sinjal i keq për ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilit madje mund t’i sekuestrohet edhe pasuria.

SHBA akuzon Berishën si të korruptuar

Kujtojmë që më 19 maj të këtij viti DASH shpalli “non grata” Sali Berishën si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”.

Pas vendimit të SHBA, Berisha ka shpërthyer me akuza kundër aleatit më të rëndësishëm të kombit shqiptar dhe ka hedhur në gjyq numrin 3 të administratës, Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili ishte ai që bëri publik vendimin e SHBA. Madje, Berisha ka akuzuar lobimet e kryeministrit Edi Rama, si “fajtorë” në vendimin e marrë kundër tij, ndërsa pretendon se për të nuk ka prova, ndaj edhe sipas tij, nuk bëhen publike. Por beteja e ish-kryeministrit Berisha tashmë nuk është vetëm kundër SHBA, por edhe kundër “birit të tij politik” Lulzim Basha, i cili pranoi kërkesën e amerikanëve duke e përjashtuar liderin historik të PD nga partia, deri në zbardhjen e të vërtetës në rrugë ligjore./Rigels Seliman

Share199Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In