• Kontakt
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Sharlatanë e delirantë që thoni se ky virus është thjeshtë një iluzion: Nesër mund të jetë radha jonë! Mjeku kujton takimin me kolegun që humbi jetën nga COVID

30/06/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Sharlatanë e delirantë që thoni se ky virus është thjeshtë një iluzion: Nesër mund të jetë radha jonë! Mjeku kujton takimin me kolegun që humbi jetën nga COVID
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas ndarjes nga jeta të hematologut Arian Pushi për shkak të koronavirusit , mjeku Edvin Prifti ka sjellë në kujtesë takimin e para tre javëve me doktorin dhe bisedën për COVID-19.

Ai iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të zbatojnë masat për të parandaluar përhapjen e virusit, nesër mund të jetë në rrezik shëndeti i secilit prej nesh.

“Prof. Arian Pushi e përfundoi rrugëtimin e tij në këtë planet. U takuam bashkë tre javë më parë dhe bisedonim për covid-19. Qesharakja përmblidhet me tragjedinë.

Arjan ti e dije dhe nuk e dije me çfarë po përballeshim. Mas mediat të dhanë për të vdekur 24 ore më parë a thua se shprehnin kënaqësinë që një profesor i mjeksisë ishte në grahmat e fundit se zbatonte betimin e Hipokratit.

Dhe ndërkohë shikon turmat e pa identifikuara, turma që rrokullisen në rrugët e Tiranës pa asnjë proteksion, apo disa delirantë dhe sharlatanë të mendimit që deklaronin me paturpësinë që covid-19 është thjeshtë një iluzion”, thote mjeku Prifti.

Ai shkruan se askush nuk duhet të veprojë me naivitet, por të luftojnë e të luten për veten e tyre, familjen dhe mjekët, për të cilat tha se nuk ndaluan një ditë duke trajtuar dhembjet dhe sëmundjet e pacientëve.

“Raca shqiptare duhet të mbijetojë, bëjeni të mbijetojë, por jo me këtë kosto. Mjekët, infermierët, bijtë dhe bijat tuaj janë atje. Nuk ka më vijë të parë, të dytë dhe të shtatë.

Janë atje duke luftuar për ju dhe për familjet tuaja. Sot humbëm një koleg dhe mik. Humbëm një profesor të universitetit tonë.

Nesër mbase do të jetë radha jonë, mbase do jetë radha ime, por kjo s’ka asnjë rëndësi! Ju jeni thelbi! Këtu nuk flitet më për individin, por për racën tonë.

Mbrojeni, mbështeteni, mos u beni naiv dhe injorant siç jeni sjellë në shekujt e kaluar, luftoni për mbijetesë, kuptojeni, dhe lutuni shumë për veten tuaj, familjet dhe për ne mjekët tuaj që nuk ndaluam një ditë duke trajtuar dhembjet dhe sëmundjet tuaj.

Lamtumirë koleg i nderuar. Lamtumirë, kur u puqëm bashkë tre javë më parë dhe bisedonim për covid-19. Dhe në perjetësinë e mallkimit qofshin kush i thotë të kundërtën këtij populli që nuk ç’bën! Dashuria do të triumfojë mbi gjithçka”, reagon mjeku koleg.

Share216Tweet135


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot është ditëlindja e mjeshtrit “Naim Frashëri i Artë” Vasil Vaso. Jo vetëm aktor i shkëlqyer i humorit, por edhe përkthyes i shumë veprave skenike.

Sot është ditëlindja e mjeshtrit “Naim Frashëri i Artë” Vasil Vaso. Jo vetëm aktor i shkëlqyer i humorit, por edhe përkthyes i shumë veprave skenike.

14/01/2026
Në kujtim të Mjeshtrit të madh, “Artistit të Popullit” Ndrek Luca në përvjetorin e ndarjes nga jeta , skena dhe ekrani!

Në kujtim të Mjeshtrit të madh, “Artistit të Popullit” Ndrek Luca në përvjetorin e ndarjes nga jeta , skena dhe ekrani!

14/01/2026
Çfarë ndodhi në orët e saj të fundit? Aktori i famshëm thyen heshtjen për vdekjen e vajzës së tij

Çfarë ndodhi në orët e saj të fundit? Aktori i famshëm thyen heshtjen për vdekjen e vajzës së tij

06/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In