• Kontakt
Monday, September 14, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin: Deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

12/06/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin: Deputetët demokratë kundër rikthimit të tij
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kërcënimet e ish-kryeministrit Sali Berisha se do të rimarrë drejtimin e PD duket se nuk pinë më ujë. Vendimi i Departamentit të Shtetit që e ka shpallur “non grata” e ka alarmuar ish-kreun e PD, i cili duket se sheh si rrugë shpëtimi të marrë drejtim e partisë.

Deklarata e së enjtes në një studio televizive nuk ishte kërcënim për Lulzim Bashën, por ishte shantazh për amerikanët duke tentuar të rrisë pazaret. Shpallja i padëshiruar mund të mos jetë lëvizja e vetme ndaj tij, padi SHBA flet edhe për llogaridhënie dhe si duket Berisha lëshoi një paralajmërim se ai mund të bëhet lideri i opozitës.

Por sa të lehtë mund ta ketë ai ta arrijë këtë gjë? Duket se një lëvizje e tillë është mision i pamundur. Berisha harron që kanë kaluar 8 vite që kur la partinë dhe nuk zotëron më të njëjtën mbështetje në parti. Lulzim Basha sot që flasim ka pas vetes pjesën dërrmuese të partisë.

Në 8 vite garda e vjetër u largua dhe në Parlamentin e ri mbështetësit e Berishës numërohen me gishtat e dorës. Pra, së pari Grupin Parlamentar Berisha nuk do e ketë pas vetes nëse arrin të sfidojë Bashën. Sinjalet i dha dje Jorida Tabaku. Ajo deklaroi se beteja e Berishës nuk ka lidhje me zgjedhjet në PD. “Është në të drejtën e tij për të luftuar. Ka një kontribut të jashtëzakonshëm në politikë. Në rezultate të qenësishme. Është në të drejtën e tij të vazhdojë çdo lloj beteje. E vlerësoj si figurë.

Kjo nuk ka lidhje me betejën e ditës së diel, që PD ka zgjedhjet. Është një garë që tregon vlera”, tha ajo. Pra duke e përjashtuar nga gara për liderin e PD. Po ashut dhe Salianji dha sinjale se është kundër. Ndërkohë duket e pamundur që baza të mbështesë rikthimin e tij, pasi një kryetar partie i shpallur non grata nga SHBA nuk ka shanse të vijë në pushtet. Pra duket e gjitha ka qenë flluskë sapuni.

Spastrimet që bëri Basha

Në zgjedhjet e 2017, Basha largoi nga partia të gjithë besnikët e Berishës. Që nga Topalli e Patozi, te Bregu, Bode apo Imami. Në zgjedhjet e 25 prillit largoi emra si Genc Pollo, Strazimiri, Arben Ristani, etj. Pra grupi i ri parlamentar rrotullohet rreth Bashës. Ndërkohë Basha ka pas vetes edhe Kryesinë me Këshillin Kombëtar.

Kështu, nga 28 anëtarë që ka Kryesia e PD, vetëm kritiku i Bashës, zoti Fatbardh Kadilli është kundër liderit demokrat, pasi 27 anëtarët e tjerë, duke filluar nga Edi Paloka dhe Jorida Tabaku, deri tek Grida Duma, Belind Këlliçi, Alfred Rrushaj, Ina Zhupa, Tomor Alizoti apo Enkelejd Alibeaj, etj, janë njerëz të shefit të selisë blu. Nga ana tjetër të gjithë krerët e degëve që kanë mbështetur Berishën nuk janë më në detyrë. Basha ka emëruar të gjithë besnikët e tij dhe ky është një tjetër element që tregon se Berisha nuk vjen dot në krye të partisë.

Basha i sigurt drejt fitores

PD të dielën mban zgjedhjet dhe Basha me shumë gjasa do të jetë lideri i PD. Pas kësaj do të jetë e vështirë të largohet nga ky post edhe sikur Berisha të ngrihet kundër tij. Dje Basha ka vijuar takimet elektorale me demokratët në Peqin dhe Paskuqan. Ai u shpreh se nuk duhet harruar qëllimi kryesor dhe beteja për të larguar armikun e demokracisë duke iu referuar kështu kryeministrit Edi Rama.

Basha iu bëri ftesë demokratëve të marrin pjesë masivisht në votime teksa kërkoi që nga gara e 13 qershorit, të bashkohen të gjithë ndaj luftës për demokraci. “Me të vërtetë në familjen tonë nuk ka asnjë të tepërt, se familja jonë është familja e vetme e vlerave, por se nuk duhet të harrojmë për asnjë sekondë të vetme, misionin që kemi mbi supe, se qëllimi ynë final është të largojmë, armikun e vetëm të demokracisë, Edi Rama. Ndaj, ajo që duhet të bëjmë është që përmes pjesëmarrjes masive të tregojmë forcën tonë, faktin që jo vetëm nuk jemi në gjunjë, por jemi kokëlartë”, tha Basha.

Share206Tweet129
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In