• Kontakt
Friday, September 11, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Sali Berisha frymëzon turmat dhe enturazhi i tij sulmon Blinken: Të mërzitur pse SHBA nuk falënderoi ish-kreun e PD për muxhahedinët

21/08/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Pse e ka ndryshuar emrin serb të mamasë Liri Berisha, ndryshe nga i vëllai?
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha ka vijuar t’i dërgojë mesazhe kryedemokratit Lulzim Basha dhe amerikanëve se ai gëzon mbështetje të gjerë në Partinë Demokratike.

Që pas shpalljes “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Berisha poston vazhdimisht fotografi ose video të vjetra duke përçuar mesazhe kërcënuese. Ditën e djeshme ai ka postuar një video në profilin e tij nga 100-vjetori i Pavarësisë së vendit ku shfaqet në një turmë të madhe njerëzish.

Duket qartë se Berisha po i dërgon mesazh kryedemokratit Basha dhe po frymëzon turmat. Por nga ana tjetër ish-kryeministri ka shtuar sulmet edhe ndaj amerikanëve. Dje një portal pranë familjes së tij, ka dalë në një reagim të ashpër pas njoftimit të Departamentit Amerikan të Shtetit se Blinken ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për pritjen që do t’u bëhet afganëve.

Sipas këtij portali Blinken nuk duhet të falënderonte vetëm Ramën, por edhe opozitën e Berishën duke i përmendur kështu paktin për marrjen e muxhahedinëve. “Por teksa falënderonte në bisedën telefonike dhe në rrjetet sociale me emër të përveçëm kryeministrin Edi Rama, sekretari amerikan i shtetit la mënjanë falënderimin për popullin shqiptar, apo opozitën që edhe në këtë rast ashtu edhe si në të shkuarën, apo kur ka qenë në pushtet i ka thënë “po” çdo kërkese të ngjashme të aleatëve amerikanë.

Falënderimi i munguar i z. Blinken nuk lidhet vetëm me “po-në” e menjëhershme të opozitës për këtë rast që përfaqëson gati gjysmën e popullit shqiptar. Kujtojmë këtu që ishte opozita aktuale shqiptare që u hapi derën muxhahedinëve iranianë dhe e bëri Shqipërinë për herë të parë, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, portë hyrëse për operacione të tilla delikate”, thuhet në editorial.

Përplasjet e Berishës me amerikanët

Kujtojmë se nuk është kjo hera e parë që Berisha shfrytëzon çdo mundësi por të sulmuar amerikanët. Madje pak ditë më parë Berisha postoi një video si një mesazh për SHBA-në se nuk tërhiqet para asgjëje pasi ai është Sali Berisha.

“Jam Sali Berisha o budallenj, nuk tërhiqem unë, e dini si më dukeni mua, plehra më dukeni, se të tillë jeni, para interesit kombëtar nuk njoh askënd tjetër, s’njoh asgjë unë”, ka deklaruar Berisha nga foltorja e Kuvendit më herët. Po ashtu ai ka sulmuar edhe ambasadoren Yuri Kim pas deklaratave të saj se populli nuk duhet të hajë bar.

Berisha tha se pasi Kim lavdëroi një masakër zgjedhore nuk mund të vendosë kush do të hyjë në Parlament. “Ambasadorja Kim është unike në botë. Pasi ka lavdëruar një masakër zgjedhore kërkon tani t’i diktojë këtij vendi se kush duhet dhe kush nuk duhet të futet në Parlament.

Ajo qëndrimin e saj e lidhi me dogmën e barit jo rastësisht. Diktati dhe bari janë binom i paparë. Shqiptarët e dinë mirë që në diktaturë kur njerëzit për dramën e tyre i kishin deleguar Hoxhës kanë ngrënë bar dhe kanë vdekur nga bari. Unë po bëj gjithçka që shqiptarët të mos hanë bar”, ka thënë ai.

Share208Tweet130
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

11/09/2026
Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In