• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Sa banorë dhe sa votues ka Shqipëria?!

30/12/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Sa banorë dhe sa votues ka Shqipëria?!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Regjistri civil mbart të gjithë shtetasit shqiptarë që janë gjallë, pavarësisht nëse jetojnë në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë. Në 1 janar 2019, në këtë regjistër gjendeshin 4.5 milionë banorë.

Shqiptarët që kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare nuk gjenden në këtë regjistër, ndryshe nga ata me dyshtetësi. Ju mund të shikoni numrin e popullsisë së gjendur në regjistrin civil sipas bashkive duke klikuar këtë link:

Bashkia e Tiranës kishte në fillim të këtij viti 828 mijë vetë në regjistër, pasuar nga Bashkia Durrës, 323 mijë dhe Elbasan, 212 mijë. Bashkia më e vogël sipas popullsisëështë Pusteci me 5186 banorë, ndërsa më pas vjen Libohova me 7 mijë dhe Fushë Arrëzi me 11 mijë.

Krahas të dhënave të Regjistrit Civil, Instituti i Statistikave publikon një vlerësim të popullsisë rezidente, e cila është më e vogël se sa ajo e regjistrit [Link]. Vlerësimi mbi popullsinë rezidente 2019 bazohet në të dhënat mbi popullsinë rezidente 2011, plus numri i lindjeve gjatë këtyre viteve, minus numri i vdekjeve si dhe një vlerësim mbi numrin e popullsisë së larguar në emigrim dhe asaj të kthyer nga emigrimi.

Në nivel kombëtar, vlerësimi i INSTAT është që popullsia rezidente në janar të këtij viti ishte 2.86 milionë banorë ose mbi 1.6 milionë vetë më pak se sa popullsia në regjistër civil.

INSTAT bën vlerësim të tillë për popullsinë në nivel qarku dhe jo në nivel bashkie. Gjithsesi, një krahasim i të dhënave të regjistrit civil me të dhënat e vlerësuara nga INSTAT paraqet këtë situatë:

Popullsia e qarkut Tiranë, ku bëjnë pjesë bashkitë Tiranë, Kamëz, Vorë, Kavajë e Rrogozhinë, sipas regjistrit civil është 1.13 milionë banorë, ndërsa sipas vlerësimit të INSTAT për popullsinë rezidente është 895 mijë.

Ndërsa qarku Durrës ka një popullsi prej 452 mijë personash sipas regjistrit civil dhe 290 mijë persona sipas vlerësimit të INSTAT.

Share202Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In