• Kontakt
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rusia arreston ish drejtorin e grupit opozitar “Rusia e Hapur”

02/06/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Rusia arreston ish drejtorin e grupit opozitar “Rusia e Hapur”
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa zgjedhjet parlamentare afrojnë, autoritetet ruse kanë rritur presionin ndaj kundërshtarëve politikë duke arrestuar një aktivist të opozitës dhe duke bastisur shtëpitë e disa të tjerëve. Rasti më i freskët është ai i së hënës i ndalimit të një avioni dhe arrestimit të Andrei Pivovarov, “Rusia e Hapur”.

Ish drejtori i lëvizjes “Rusia e Hapur”, një grup opozitar i lidhur me ish-manjatin e naftës dhe kritikun e Kremlinit në mërgim Mikhail Khodorokovsky, u nxor nga një aeroplan në Shën Peterburg dhe u arrestua.

Lajmi u bë i ditur nga OVD-info, një grup që monitoron veprimet e policisë kundër figurave opozitare.

Në njoftim thuhet se Andrei Pivovarov është arrestuar në aeroportin Pulkovo dhe prej andej u transferua në Komitetin e Hetimeve.

Javën e kaluar lëvizja “Rusia e Hapur” njoftoi se kishte vendosur t’i japin fund aktiviteteve në Rusi, për të mbrojtur anëtarët e saj nga rreziku i burgosjes.

Më 2017 Rusia e kishte shpallur si të padëshiruar grupin me bazë në Londër, duke ndaluar aktivitetet e saj.

Aleatët e këtij grupi në Rusi e vazhduan veprimtarinë me të njëjtin emër, por si një entitet i veçantë juridik, në përpjekje për t’u mbrojtur nga ndjekja penale.

Rusia thotë se ky ligj është i domosdoshëm për të mbrojtur sigurinë e saj kombëtare nga ndërhyrjet e jashtme.

“Ai dyshohet për bashkëpunim me një organizatë të padëshiruar. Të them të drejtën, kjo na befasoi shumë pasi ne kemi mbyllur grupin ‘Rusia e Hapur’ disa ditë më parë. Do të doja të theksoja se nuk ka asnjë organizatë të padëshiruar të quajtur ‘Rusia e Hapur’. Është një trillim i shërbimeve tona të sigurisë“, tha Tatyana Usmanova, ish koordinatore e lëvizjes për Rusinë e Hapur.

Ajo e krahasoi masën e autoriteteve ruse me atë të Bjellorusisë që ditë më parë detyroi një avion pasagjerësh të kompanisë Ryanair të ndryshonte itinerarin dhe të ulej në Minsk, me qëllim që të arrestonte një gazetar që njihet si kritik i zëshëm i regjimit të Aleksandër Lukashenkos.

“Kur jo vetëm një vend, as dy, por e gjithë bota diskutoi për çmendurinë që Alexandër Lukashenko bëri në Misnk, duke bërë praktikisht të njëjtën gjë në Shën Peterburg duke ndaluar avionin në pistë, u tregua kulmi i marrëzisë dhe mungesës së respektimit të drejtave të njeriut”, tha zonja Usmanova.

Ndërhyrja e policisë ruse vonoi fluturimin drejt Polonisë për 1 orë e gjysmë.

Ndalimi dhe arrestimi i aktivistit Pivovarov është pjesë e një goditjeje të shumëfishtë ndaj opozitës që shihet gjerësisht si pjesë e përpjekjeve të autoriteteve për të parandaluar çdo grup opozitar që të sfidojë partinë kryesore “Rusia e Bashkuar” të mbështetur nga Kremlini në zgjedhjet parlamentare të shtatorit.

Popullariteti i partisë “Rusia e Bashkuar” është zbehur mes sfidave ekonomike të vendit./VOA

Share197Tweet123
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In