Deputetja Rudina Hajdari përpara mediave i bëri thirrje sërish kryeministrit Edi Rama për ndryshim të sistemit zgjedhor dhe u shpreh se duhet të hapen listat.
E revoltuar, deputetja shtoi se nuk ka shqiptar që do të shkojë në zgjedhje të votojë sigla partish, ndërkohë që vuri në dukje se e di që Rama ka një ‘marrëdhënie’ të ngushtë me kryedemokratin Lulzim Basha.
“Nuk ka shqiptar që nuk e do ndryshimin zgjedhor. Nuk ka shqiptar që do të shkojë të votoj sigla partish. Edi marrëdhënien e ngushtë që ka Rama me Bashën, por nuk është më çështja e shqiptarëve marrëdhënia e ngushtë që ka Rama me Bashën. Zoti Rama duhet të shikojë listat. Mirë bëri që riktheu PD-në në sistem. Patjetër që duhet të riktheheshin dhe të mos bojkotojnë më. Por çfarë do t’u sigurojmë ne shqiptarëve sot? Që të mos vijë më një Ramë tjetër! Duhet të hapim listat dhe të mos bojkotojmë. Nuk mundet absolutisht t’i mbyllet dera Opozitës Parlamentare,”– tha Hajdari.