• Kontakt
Monday, July 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rritja e numrit të infektuarve nga koronavirusi në 24 orët e fundit, ministrja Manastriliu mbledh Komitetin Teknik

26/05/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Rritja e numrit të infektuarve nga koronavirusi në 24 orët e fundit, ministrja Manastriliu mbledh Komitetin Teknik
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Strategjia e rihapjes do të vijojë sipas fazave që komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar. Do të vijojmë me hapjen e çerdheve dhe kopshteve nga data 1 Qershor, protokolli I të cilave është miratuar dhe është shpërndarë për t’u parapërgatitur për këtë datë.

Vlerësojmë që ky protokoll por edhe të gjithë protokollet e sigurisë duhet të zbatohen rreptësisht, pasi janë baza për ruajtjen e shëndetit të popullatës”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila mori pjesë sot në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Sipas Ministres së Shëndetësisë, faza e dytë e rihapjes do të vijojë edhe me sezonin turistik, me protokolle sigurie në funksion të mbrojtjes dhe vetëmbrojtjes së qytetarëve, për të kufizuar përhapjen e COVID19.

Ministrja e Shëndetësisë kërkoi vëmendje maksimale nga strukturat e shëndetësisë në këtë situatë të fazës së dytë të rihapjes.

“Nuk duhet të harrojmë që ky virus vijon të qarkullojë dhe ne duhet t’i përgjigjemi me të gjitha strukturat në gatishmëri. Kemi hyrë në javën e 12 të epidemisë me mbi 1 mijë të prekur. Tashmë edhe puna bëhet më e vështirë për të gjurmuar kontaktet, ndaj duhet të intensifikohet puna nga strukturat tona të terrenit“, tha Manastirliu.

Duke paraqitur situatën e deritanishme, drejtuesja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP dr. Silva Bino kërkoi rritje të ndërgjegjësimit edhe të të rinjve.

“Rritja e numrit të rasteve sidomos në Tiranë tregon se sa të kujdesshëm duhet të jemi. Është koha që të rinjtë të jenë të përgjegjëshëm, që e gjithë popullata të jetë e përgjegjshme në mënyrë që të ruajmë distancën dhe rregullat e higjienës”, tha Bino.

Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, prof. Najada Çomo deklaroi se situate është e qëndrueshme, por ka raste të rënda në spital dhe kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve.

“Duhet të jemi realistë që ka persona të shtruar në spitalin infektiv që janë në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe duke patur parasysh që kemi patur dy vdekje brenda pak ditësh tregon për vazhdimin e gravitetit të sëmundjes, pa çka se shifra është nën 20. Por kjo shifër mund të zvogëlohet ose të shtohet në ditët në vijim. Masat e marra dhe pjesa e ruajtjes së distancimit janë elementë shumë të rëndësishëm për të ruajtur shifrat e ulëta të pacientëve të shtruar në shërbimin infektiv”, tha Çomo.

Prof. Tritan Kalo apeloi për vetëndërgjegjësim nga qytetarët. “Sfida me COVID19 ende nuk ka përfunduar ndaj masat e vetëndërgjegjësimit dhe kujdesit ndaj vetes mbeten në fuqi sot, nesër dhe në të ardhmen”, tha Kalo.

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të vijojë vlerësimin mbi baza ditore dhe 14 ditore të situatës epidemiologjike të COVID19 për vendimet e mëtejshme.

Share215Tweet135


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In