• Kontakt
Wednesday, July 9, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rritja e çmimeve, Rama nga Turqia: Lufta po na ndikon dhe nëse duam të triumfojmë, duhet të paguajmë pjesën tonë

11/03/2022
in Aktualitet, Kryesore
A A
Rritja e çmimeve, Rama nga Turqia: Lufta po na ndikon dhe nëse duam të triumfojmë, duhet të paguajmë pjesën tonë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lufta po na ndikon dhe nëse duam të triumfojmë duhet të paguajmë pjesën tonë. Kështu e justifikoi rritjen e çmimeve kryeministri Edi Rama në panelin “Rrugët Rajonale dhe Globale për Paqe dhe Prosperitet”, pjesë e Forumit të Diplomacisë me gazetaren Maria Ramos. Sipas tij kjo është një sprovë për të qëndruar pavarësisht çmimit.

“Qysh me nisjen e luftës me rritjen e çmimeve e kupton që bota është bërë shumë e vogël. Kishim pandeminë, luftën dhe paralelisht energjinë. Kriza e energjisë nisi më parë kështu që simptomat u shfaqën muaj para luftës dhe përfshirja e Rusisë e çoi në tjetër nivel krizën energjetike në formën e mungesës së ofertës. ajo që po vjen është e vështirë. Nuk ka shumë për të thënë. Ne mund të kemi dallime mendimesh, por jo faktesh.

Është e vështirë të gjemë një pikë të përbashkët. Fakt është që lufta po na ndikon dhe nëse duam që vlerat tona, parimet, standardet tona apo mënyra jonë e jetesës të triumfojë na duhet të jemi gati të paguajmë pjesën tonë të çmimit. Nuk mund të ndodhë që nga njëra anë gjithçka prej tyre të triumfojë pas pandemisë po shihnim rimëkëmbje dhe kthehemi pas që në disa aspekte është një situatë më e zymtë se pandemia.

Kjo është sprovë për karakterin tonë bindjen dhe kapacitetin për të qëndruar pavarësisht çmimit. Kjo nuk ka të bëjë me vendet e përfshira. Të gjithë me apo pa sanksione kanë sot një problem dhe ne po shohim të njëjtën gjë që pamë me pandeminë. Që vendet u tërhoqën dhe u mbyllën në vetvete”, tha ai.

Sipas Ramës të gjitha vendet që i janë bashkuar sanksioneve të Rusisë po ndjejnë goditjen e çmimeve por durimi sipas tij do të jetë përcaktues për këtë luftë.

“Ne jetojmë në kohëra ku të jesh politikan dhe të thuash gjëra të vërteta njerëzit do të tregohen dyshues. Jemi në kohë që edhe ajo që është e dukshme është e vështirë të pranohet dhe jo më kur përballemi me pasojat e para të luftës, ky nuk është dokumentar apo film, por luftë e vërtetë. Ka mijëra gra e fëmijë të cilët janë në lëvizje për të dalë nga qytete që bombardohen për të dalë nga vendi i tyre dhe ka burra e djem që duhet të qëndrojnë.

Ne kemi vendosur të jemi pjesë e kësaj, NATO ka vendosur të jetë pjesë e kësaj duke u bashkuar me sanksionet, gjithashtu dhe vende të largëta kanë vendosur të jenë pjesë e kësaj po ndjejnë goditjen e parë në formën e çmimeve të larta. Do të jetë mjaft përcaktuese për këtë luftë shkalla e durimit të njerëzve në atë anë që është në mbështetje të Ukrainës, që e ndjen luftën përmes ekraneve dhe jo dhimbjen e shkatërrimit”, tha Rama.

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të “Xhivolas” së famshëm, aktorit  të pavdekshëm dhe zërit hyjnor të Teatrit Kombëtarë Prokop Mima në ditën e lindjes

Në kujtim të “Xhivolas” së famshëm, aktorit të pavdekshëm dhe zërit hyjnor të Teatrit Kombëtarë Prokop Mima në ditën e lindjes

08/07/2025
Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In