• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rreziku i squlljes së drejtësisë së re, përpara politikës

17/06/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Rreziku i squlljes së drejtësisë së re, përpara politikës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Jim Garrison ishte një prokuror në Neë Orieans kur hapi hetimin për vrasjen e presidentit të SHBA-së John Kenedy, në vitin 1966.

Në mënyrë të pavarur, Garrison, i cili u bë personazh nga Oliver Stone në filmin e famshëm JFK, arriti të ndërtonte një skemë të mundshme të hetimit për atentatin ndaj presidentit amerikan.

Prokurori pati mjaft reperkursione në publik, kryesisht politike, pasi u akuzua si protagonist, si një njeri që në vend të drejtësisë u mor me politikë etj etj, por ai eci përpara pasi donte të bëntë të detyrën; të hetonte për të ardhur tek e vërteta.

Prokuroria antimafia e Palermos, anëtar i së cilës ka qenë edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, në mënyrë të pavarur mori nismën të hetojë për negociatat ndërmjet shtetit italian dhe kupolës së Cosa Nostra-s në vitet ‘90 të shekullit të shkuar.

Edhe prokurorët e Palermos u sulmuan e sulmohen vazhdimisht për “protagonizëm të tepërt”, për “sulm ndaj politikës” etj.

Megjithatë kjo nuk u pa si problem nga njerëzit që i bënë këto veprime, madje ka shumë raste që mjaft prokurorë, kanë lënë togën dhe i janë futur politikës, duke sjellë në publik idetë që kanë mbrojtur edhe në gjyqësor.

Antonio di Pietro është njëri prej tyre, ku kreu i Zyrës për “Duart e Pastra”, pra antikorrupsion në Prokurorinë e Milanos, u bë ministër, senator, deputet dhe formoi edhe një parti të tijën, që ishte e qendrës drejt së majtës.

Kryetari i Bashkisë së Napolit është Luigi de Magistris, një ish-prokuror i Catanzaro-s, i cili ka hetuar gjatë mbi mafian e tmerrshme kalabreze ‘Ndragheta dhe lidhjet e saj me politikën.

Në Shqipëri, që prej nisjes së reformës së drejtësisë, nga e ashtuquajtura drejtësi e re është kuptuar gabim pozicioni i tyre në shtet.

Ata superpaguhen, kanë mbështetje shumë të madhe publike e ndërkombëtare që të ndërmarrin akte kurajoze, që të rrëzojnë pandëshkueshmërinë e zyrtarëve dhe politikës, por edhe lidhjes së politikës me biznesin.

Akti i KLGJ-së me Dvoranin ishte një akt i pastër politik, ҫka i ka bërë një dëm të madh vetë KLGJ-së, por edhe drejtësisë së re.

Nëse do të ishte e vërtetë që Dvorani nuk mund të rrinte më në detyrë, kjo nuk i takonte KLGJ-së, por Gjykatës Kushtetuese.

Është Kushtetuesja që merret me konfliktin institucional dhe intepretimin e Kushtetutës; KLGJ është organ i pastër ekzekutiv që emëron, shkarkon dhe mbikqyr gjyqtarët në të gjitha shkallët e tij, si dhe qeveris në mënyrë të përditshme punën e gjyqësorit.

Sa vendime të gjyqësorit kanë ndodhur që janë mbyllur dosje të bujshme e të kontestuara si ajo për Bashën, apo për CEZ-DIA etj, dhe KLGJ nuk ka shqyrtuar as edhe një ҫështje në mënyrë të shpejtë dhe adekuate.

Edhe pse mjaft prej anëtarëve të KLGJ-së vijnë nga shoqëria civile, institucioni ku ata bëjnë pjesë nuk është një OJF, por institucion shumë i lartë, gati sa Presidenca, Kuvendi e Qeveria.

Pikërisht duke qenë një organ ekzekutiv, dhe vendimet e tyre nuk ankimohen në shumë raste. Si në rastin e Dvoranit, po nëse KLGJ ja ka future kot, si do të bëhet?

Ndërkaq, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, po ashtu si KLGJ, nuk ka nxitur ende një nisje të fortë të hetimeve të rënda siҫ presin shqiptarët.

SPAK tashmë është krijuar dhe në adresën e saj mbërrijnë mijëra, madje dhjetëra mijëra ankesa, pasi të gjithë shpresën e kanë te SPAK.

Këtë ngërҫ duhet ta marrë menjëherë në dorë KLP-ja, por që duhet se “ka larë duart” pasi arriti të heqë dy patatet e nxehta siҫ janë zgjedhja e kryeprokurorit të Republikës dhe kryeprokurorit të SPAK.

Në fakt roli i KLP-së, një institucion që nuk është në të gjitha vendet, është që të qeverisë organin e ndjekjes penale, dit pas dite, është një organ ekzekutiv i institucionit të akuzës.

Nëse kanë sulme nga politika, apo edhe nga pjesë të tjera të lobingjeve në vend, kjo është në fakt risku i punës së tyre.

Ata janë zgjedhur për të ndjekur penalisht dhe për të ҫuar në gjykatë zyrtarët, për të cilët ka prova e dëshmi se kanë abuzuar.

Por që të bëhet kjo duhet të nisë puna dhe hetimet të jenë transparente, ashtu siҫ u bënë live hetime që politikës i nevojitej-rasti “Tahiri” është më i freskët.

Publiku në vend ka shpresuar shumë, vërtetë shumë tek një aksion antikorrupsion në Shqipëri.

Ai nga drejtësia e re pret t’i japë të drejtë njerëzve, jo politikanëve që e kanë drejtësinë kundërshtaren e tyre numër një…. /TemA

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

In memorie! Fadil Hasa ylli i humorit ka 7 vite që i mungon Durrësit dhe Shqipërisë

17/07/2025
Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In