• Kontakt
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rotacioni? Në fakt është thjesht një sfidë mes Ramës, që përballë ka Bashën, Monikën, Berishën e Ilirin…

15/09/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Rotacioni? Në fakt është thjesht një sfidë mes Ramës, që përballë ka Bashën, Monikën, Berishën e Ilirin…
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ka një padurim të natyrshëm nga ana e opozitës dhe qarqeve rreth saj, për të ndryshuar Qeverinë, duke e zëvendësuar edhe me një Qeveri të tyre, me Lulzim Bashën kryeminisër a Ilir Metën, e Sali Berishën president, kjo nuk dihet.

Por ka edhe një rezistencë nga një pjesë e zgjedhësve për ta kryer këtë ndryshim, e që kërkojnë një mandat të tretë socialist.

Deri këtu jemi në dy qëndrime normale: por në këtë logjikë ka një fjalor tepër të rëndë të opozitarëve për të gjithë ata që nuk janë entuziastë për një rotacion, me këtë që dimë.

Dhe mbi ta nis e hidhet sulm e akuza pa masë, siç ishte rasti i Mustafa Nanos. Po pse ky moral?

Po mbroni korrupsionin e Edi Ramës thonë, dhe e bëjnë një aksiomë. Sidomos qarqe që janë pranë Ilir Metës apo edhe familjes së Sali Berishës.

Por nëse ka një akuzë, dosje, bindje për korrupsion ndaj Edi Ramës apo ministrave të tij, opozita do të duhet të bënte një histori të besueshme për akuzat e saj dhe ta çonte atë në Prokurori, Ambasadën amerikane, atë të BE, e të gjithë institucionet.

Deri tani ka pasur gjysëm story, gjysëm të vërteta, si 339 apo 184, apo story të montuara, si “Babalja”.

Kemi raste të emisioneve televizive apo shkrime nga media të ndryshme, që kanë dhënë rezultat, ku janë larguar zyrtarë të denoncuar e kanë nisur hetimet.

Por ta lëmë çështjen e dosjeve, pasi ajo do punë dhe punë tamam, por të vijmë tëk një punë që bëhet më thjesht.

Përse opozita apo mediat pranë saj nuk janë marrë me jetën luksoze: vilat, pallatet, makinat, jetën e zyrtarëve që akuzojnë për korrupsion?

Në një logjikë të thjeshtë dhe fotografike?

Në vitin 2017, kur ishte çadra e PD-së, një reportazh i një gazetari në TemA, zbuloi se në parkingun e PD-së gëlonin makina aq të shtrenjta, sa vlera e përgjithshme shkoi firifiu.

Shqiptarët e dinë mirë kush janë politikanët e pasur; kush jetojnë në apartamente luksoze, kur kanë qenë brekëgrisur, siç thotë Dr Kalo, e dinë kush ka vila në Lalëz, e dinë kush ka aksione, prona, magazina, industri, media e më the e të thashë.

Atëherë nëse ka një perceptim të përgjithshëm për politikanët e pasur, ndoshta edhe simetrik, përse do të duhet të krijojmë fabulën e imperativit për t’ju dhënë qeverisë Lulit, Monikës, Likes dhe Saliut?

Kjo në fakt është dilema; e cila përgjithësisht shfrytëzohet vetëm nga përfaqësues partish të vogla, që edhe ato nuk janë pa gjë në këtë aspekt, jo në korrupsion, por në komoditetin e jetës së tyre.

Ja shikoni rastin e Besa Shahinit: asnjë nuk ka një akuzë për abuzim, çka nuk është gjë e vogël.

Por sa iku janë vënë ta sulmojnë, pa marrë në analizë sistemin arsimor, të ulëtin dhe të lartin.

Në shkollat publike të Tiranës, ato kryesore, ka një mbipopullim kërkesash; shumë klasa me turne etj, sepse ka një standard cilësie.

Para ca vitesh shikonim mësues tek Fiksi që nuk njihnin Ismail Qemalin, e sot për shembull nuk i sheh.

Kemi në renditje shkolla publike që arrijnë të konkurrojnë me kolegjet e shtrenjta private, çka do analizuar. Etj etj, analiza ka shumë.

Thuhet edhe për sondazhe që po tregojnë një vullnet politik për përmbysje politike; pse si botojnë?

Realisht ka një perceptim normal dyshues për këtë mazhorancë; por në fushatë do të ketë zgjidhje reale; Rama përballë Bashës, Berishës dhe Metës.

Kaq, kjo është fabula dhe nuk është se ka ndonjë logjikë për ndryshim gjenerate politike.

Ja të marrim Malin e Zi; opozita që mori vetëm 1 deputet më shumë se Milo Gjukanoviçi, para 6 muajsh ndryshoi të gjithë liderët e saj, duke mos zgjedhur asnjë ish-qeveritar.

E bëjmë dot dhe ne… /TemA

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktori i mirënjohur i humorit Sejfulla Myftari, “Cekja” feston 75 vjetorin e lindjes bashkë me një “mal humoristik” mbi shpinë

Aktori i mirënjohur i humorit Sejfulla Myftari, “Cekja” feston 75 vjetorin e lindjes bashkë me një “mal humoristik” mbi shpinë

25/01/2026
Sot dita e lindjes së “Artistit të Popullit” Skënder Sallaku

Sot dita e lindjes së “Artistit të Popullit” Skënder Sallaku

25/01/2026
Sot ka ditën e lindjes aktori Arben Imami… Dritë-hijet e një karriere të mbushur me skandale

Sot ka ditën e lindjes aktori Arben Imami… Dritë-hijet e një karriere të mbushur me skandale

22/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In