Dy artistët e njohur dhe vëllezërit Edmond dhe Robert Budina, zërat më të fortë të mbrojtjes së Teatrit Kombëtar kanë rezultuar me COVID-19.
Për këtë ka reaguar edhe kryeministri Rama.
‘Më vjen sinqerisht keq që dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid19! U uroj ta kalojnë sa më lehtë dhe të kenë shërim të shpejtë! Të gjithë duhet të bëjmë kujdes maksimal sepse virusi s’ka ikur dhe po përfiton nga neglizhenca e qytetarëve ndaj rregullave!’-shkruan Rama.