• Kontakt
Thursday, August 21, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rindërtimi, Ahmetaj: Në maj të vitit 2022 mbyllet i gjithë procesi! Javën që vjen “arabët e drekës” në Dubai nisin ndërtimin e 2.000 banesave në Durrës

16/01/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
Rindërtimi, Ahmetaj: Në maj të vitit 2022 mbyllet i gjithë procesi! Javën që vjen “arabët e drekës” në Dubai nisin ndërtimin e 2.000 banesave në Durrës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria synon që brenda vitit 2022 të ketë mbyllur procesin e rindërimit për familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit 2019.

Për të treguar më shumë rreth procesit ka folur dje në një intervistë televizive ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, i cili bëri një panoramë të përgjithshme të punimeve në të gjitha zonat.

Ahmetaj deklaroi se plani është që në maj të 2020 të jetë ndërtuar çdo shtëpi dhe pallat i planifikuar. Sakaq ai tregoi se në Thumanë, Shijak, Fushë Krujë ndërtimet kanë ecur në ritme të shpejta, ndërsa në zonat e Durrësit do fillojë rindërtimi i 2.000 shtëpive të reja në javën që vjen.

“Për të qenë më realistë, unë mendoj që deri në maj të vitit 2022 ne do t’i kemi zhdukur të gjitha pasojat e tërmetit, të gjitha. Për kuriozitet shkoni në Thumanë, në Fushë Krujë. Do të shikoni jo rindërtim, por rikrijim. Nuk do të jetë një. Po jua them, për shembull, në Fushë Krujë kanë avancuar njësitë individuale jashtëzakonisht shumë dhe shumë bukur.

Në Shijak kanë avancuar njësitë individuale shumë mirë. Ndërkohë që në Durrës, në fillimin e javës që vjen, hap pas hapi me fondin e Abu Dhabit, pra me 2. 000 banesat. Besoj se do të fillojmë me një nga korpuset e Spitallës dhe pastaj të gjitha të pikëzuara”, tha ministri.

Më tej ai tregoi se janë në proces ndërtimi 21 pallate në Kamëz dhe 14 të tjera në Thumanë. Gjithashtu ministri garantoi se pas 8 muajve do përfundojë edhe ndërtimi i pallateve në Laç. “Ndërkohë unë isha në Thumanë në mëngjes, bashkë me kryeministrin. Sapo kanë filluar të 14 pallatet që do të ndërtohen nga buxheti i shtetit. Dje ishim në Kamëz ku inspektuam përfundimin e kopshtit që ishte realisht spektakolar.

Iu referova Kamzës sepse atje do të ndërtohen 21 pallate, do të bëhet një qendër e re e Bashkisë së Kamzës, 21 pallatet dhe e gjithë qendra sportive, që është qendër komunitar. Në Laç, ka filluar ndërtimi i pallateve. Dhe ndërtimi i pallateve merr maksimumi 7 muaj, po llogarisim edhe ndonjë surprizë gjatë ndërtimit dhe them 8 muaj. Në krye të 8 muajve qytetarët do të jenë në pallatet e reja”, u shpreh Ahmetaj.

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

20/08/2025
Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

19/08/2025
Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

19/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In