• Kontakt
Friday, September 18, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rihapja e “Gërdecit”, Fatos Klosi: I pari që duhet të ndëshkohet është Berisha! Çdo krim ka ndodhur me lejen e tij, SPAK do shkojë edhe te dosjet e tjera

08/05/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Fatja i Gërdecit i kërkon Metës të firmos për grusht shteti instuticional…drejt Reçit: Shpërnda parlamentin siç ke thënë se s’ka më sens! Edi Rama na i ka shkatërruar të gjitha
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka përshëndetur rihapjen e hetimeve për tragjedinë e “Gërdecit”, ndërsa shprehet i bindur se ky vendim i SPAK është një sinjal se do të shkohet tek dosjet e bujshme.

Dy ditë më parë Prokuroria e Posaçme kërkoi nga Gjykata e Lartë të nisë gjykimin për dosjen e “Gërdecit” dhe për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu për të cilin rëndoi 2 akuza penale. Por gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ish-kreu i SHISH theksoi se rihapja e “Gërdecit” është një ogur i mirë, pasi pas tij, Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të hapë edhe dosjet e tjera që kanë mbetur pa u hetuar si “21 Janari” apo afera e Rrugës “Durrës-Kukës”.

“Unë mendoj dhe kam bindjen se falë reformës në drejtësi dhe organeve të reja të dala prej saj si SPAK dhe BKH, do të rivendoset drejtësia e munguar në vend. Pse e them këtë? E them sepse mirë është që SPAK të lirohet nga çështjet e ditës që e kanë mbingarkuar shumë dhe duhet të merret edhe me çështjen dhe dosjet e kaluara që kanë mbetur pa gjykuar.

Nga kjo pikëpamje mendoj që dosje si “Gërdeci” që është një ngjarje shumë e rëndë, mbetet pa u hetuar dhe u kalua thjesht, ose siç është edhe dosja tek afera e Rrugës së Kobit që u kalua me procedurë dhe zoti Basha ia hodhi paq. Kështu që mendoj që ka ardhur koha që gjithë dosjet e bujshme duhet të hetohen, duke filluar nga “Gërdeci”, Rruga e “Kombit”, “CEZ”, “21 Janari”, etj., në mënyrë që të rivendoset drejtësia e munguar”, deklaroi ai.

I pari që duhet të ndëshkohet është Berisha

Duke u ndalur tek emrat konkretë që janë përgjegjës për tragjedinë e “Gërdecit” ku mbetën viktima 26 persona dhe mbi 300 qytetarë u plagosën, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi gjatë prononcimit për gazetën “SOT”, theksoi dje se i pari që duhet të ndëshkohet është ish-kryeministri Sali Berisha.

Në këtë kontekst edhe pse vuri në dukje faktin se ish-kryeministri nuk ka pasur përgjegjësi direkte, zoti Klosi shtoi se Berisha ka qenë personi që vendoste për gjithçka. Madje, me ironi ish-kreu i SHISH u shpreh se edhe një insekt nëse duhet të fluturonte ai duhet të merret lejen e Berishës, fakt që sipas tij, tregon se të gjitha gjërat në Shqipëri nuk mund të bëheshin pa miratimin e ish-kryeministrit.

“Shiko për ju si gazetar, por edhe për qytetarët, duhet të jetë e qartë një gjë që në kohërat kur Sali Berisha ka qenë President i Republikës dhe Kryeministër i Shqipërisë as miza nuk fluturonte pa lejen e tij. Kështu që e solla këtë për të treguar që Berisha i kishte të gjitha në dorë dhe nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësisë për tragjedinë e “Gërdecit”.

Natyrisht që nuk mund të mos ketë përgjegjësi direkte, pasi Berisha si gjithmonë është treguar i zgjuar kur vinte fjala për përgjegjësitë, sepse i ka vetëm vendime qeverie, që janë përgjegjësi kolektive që nuk gjykohen. Por mendoj se drejtësia duhet të vihet në lëvizje dhe të vendosë gjërat në vend dhe pikat mbi “i”. Janë si janë ligjet e më the të thashë, fajtorët duhet dënuar. Jo për të marrë hak, pasi nuk fitojmë gjë nga të marrit hak”, u shpreh ai.

Berisha ka përgjegjësi për të gjitha krimet

Por teksa i bën një skaner situatës dhe të gjitha ngjarjeve të bujshme që kanë ndodhur në këto 30 vite në Shqipëri, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi theksoi gjatë prononcimit për gazetën “SOT”, se sipas tij, ish-kryeministri Sali Berisha ka përgjegjësi për të gjitha krimet që kanë ndodhur në vendin tonë.

“Nga dënimi i Berishës dhe kujtdo që ka bërë krime dhe korrupsion, fiton e ardhmja e Shqipërisë, në mënyrë që këto gjëra të mos përsëriten më. Pra, ka ardhur koha që ngjarjet e rënda të hetohen. Unë nuk mund të them dot Berisha, por për mua Saliu ka përgjegjësi për këto krime. Pastaj do të dalë përgjegjësia në rrafshin ligjor, unë e them në konceptimin moral dhe njerëzor, që Sali Berisha ka përgjegjësi për “Gërdecin”. Kështu që i takon drejtësisë që të bëjë punën e saj”, nënvizoi ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi për gazetën “SOT”. /SHKRUAR NGA RIGELS SELIMAN

Share213Tweet133
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In