• Kontakt
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rexhep Qosja: Nuk më lejon etika intelektuale, të sulmoj njeriun e rrëzuar, Sali Berisha!

12/10/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Rexhep Qosja: Nuk më lejon etika intelektuale, të sulmoj njeriun e rrëzuar, Sali Berisha!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Akademiku Rexhep Qosja, ka komentuar shpalljen non grata të ish-kryeministrit Berisha dhe situatën e tij të re në PD. Qosja tha se tani Sali Berisha është politikan i rrëzuar dhe etika ime intelektuale, edukata ime nuk më lejon që ta godas dhe sulmoj, njeriun e rrëzuar.

“Unë kam shkruar shumë për kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha, për kryetarin e PD, Sali Berisha. Kam shkruar shumë për politikën që ka bërë Sali Berisha. Tani Sali Berisha përjetoi diçka të papritur që i sjell natyrisht dhimbje çdo politikani dhe sa më lart të ketë qenë, me pozitë, më shumë dhimbje ka ai dhe shteti në të cilin ai ka pasur pozitat shtetërore.

Tani Sali Berisha është politikan i rrëzuar dhe etika ime intelektuale, edukata ime nuk më lejon që ta godas dhe sulmoj, njeriun e rrëzuar.”- tha Qosja.

Gazetarja: Në të vërtetë Berisha edhe pse i rrëzuar, po kërkon të ngrihet sërish, duke rrëzuar si fillim Bashën, e mandej prapë nga e para.

Rexhep Qosja: Nuk do doja të ndërhyja, të flisja tani, ta godas Sali Berishën, por do të kisha dashur që Berisha të kishte dhënë dorëheqjen dhe të ishte bërë hallall njëherë e përgjithmonë me politikën.

Gazetarja: Ju një jetë në shërbim të gjuhës dhe kombit dhe idealit të bashkimit keni një porosi për ata që duan të jenë gjithmonë në kalë, gjithmonë në krye?

Rexhep Qosja: Nga krijimtaria shpirtërore romantike, greke, kanë mbetur disa mësime, ato kultura kanë pasur disa ideale. Një prej këtyre idealeve ka qenë e drejta. Ideal tjetër i atyre kulturave ka qenë e vërteta. Një tjetër ka qenë e bukura dhe një tjetër ka qenë masa. Njeriu duhet ta dijë kur është realizuar masa. Nuk duhet të teprohet, duhet krijuar, duhet drejtuar, por jo tepruar.

Politikanët duhet të kenë mirëkuptim, të shkojnë më tutje, por fatkeqësisht shumica prej tyre nuk kanë koncept për masën. Ata duhet të kenë mendimin, qëndrimin, idenë e tyre për masën. Po ta kishin, shumë gjëra në Shqipëri, kohë pas kohe dhe në Kosovë nuk do të shiheshin dhe nuk do të dëgjoheshin. Rroftë masa, rrofshin mendjet që kanë mendime dhe ndjenjë për masën. Atë çastin kur duhet thënë “boll” siç do te thoshte populli”- u shpreh Rexhep Qosja në Shqip. /ReportTv.al

Share199Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In