• Kontakt
Friday, June 5, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Sport

Rënia e perëndive në një ditë: Ronaldo i turpëruar, Messi i dëbuar…

18/01/2021
in Sport
A A
Rënia e perëndive në një ditë: Ronaldo i turpëruar, Messi i dëbuar…
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ata kanë dominuar futbollin botëror për më shumë se një dekadë, duke fituar trofe të shumtë individualë dhe ekiporë. Njëri ka fituar gjashtë “Topa të Artë”, tjetri e ndjek me pesë të tillë. Dy karriera të jetuara si dy vija paralele, edhe të dielën në mbrëmje.

Ndërsa i pari, Messi, u përjashtua me karton të kuq, për herë të parë që kur ka veshur fanellën e Barcelonës (ekipit të parë), tjetri, Cristiano Ronaldo, doli nga “San Siro” me kokën ulur, pas një performance mjerane personale dhe ekipore.

Pavarësisht nga 15 golat e shënuar deri më tani prej portugezit, të cilët e bëjnë atë aktualisht shënuesin më të mirë në Serie A, në paraqitjet e fundit Ronaldo duket mjaft i largët me kampionin e madh, të admiruar për vite me radhë.

I ngadaltë, i pasaktë, jo shumë i kthjellët edhe në pasimet më të thjeshta. Ronaldo kundër Interit përsëriti provën tashmë të keqe, të ofruar disa javë më parë në “San Siro”, kundër kuqezinjve. Por, nëse atëherë Juventusi kishte arritur të fitonte gjithsesi, këtë herë u fundos së bashku me njeriun e tij simbol.

Argjentinasi, në sekondën e fundit, u përjashtua me karton të kuq nga gjyqtari, me sinjalizimin e VAR, pasi goditi një kundërshtar dhe tani rrezikon një pezullim shembullor. Shenjë e një nervozizmi të fshehtë për muaj me radhë, midis zërave të lamtumirës nga Barcelona dhe disa performancave të kritikueshme.

Me pak fjalë, e diela, nga Milano në Seville, ishte nata e yjeve, që u rrëzuan. Nëse do të jetë një “lemzë” e thjeshtë apo fundi i një epoke, vetëm muajt e ardhshëm do të na e tregojnë.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

5 vjet pa aktorin dhe  regjisori Piro Mani

5 vjet pa aktorin dhe regjisori Piro Mani

04/06/2026
Në kujtim të ikonës në  përvjetorin e ndarjes nga jeta, këngëtares më të madhe shqiptare, Vaçe Zela.

Në kujtim të ikonës në përvjetorin e ndarjes nga jeta, këngëtares më të madhe shqiptare, Vaçe Zela.

08/02/2026
Ju ikët të gjithë, për kë do luanim ne? Sot i paharruari Xhemil Tagani do të festonte 81 vjetorin e lindjes, por fatkeqësisht u nda nga jeta shumë shpejt

Ju ikët të gjithë, për kë do luanim ne? Sot i paharruari Xhemil Tagani do të festonte 81 vjetorin e lindjes, por fatkeqësisht u nda nga jeta shumë shpejt

08/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In