• Kontakt
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rekord i paimagjinueshëm dhe i pakrahasueshëm me askënd! Analisti i njohur nxjerr “zbuluar” Ilir Metën (Video)

19/05/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Rekord i paimagjinueshëm dhe i pakrahasueshëm me askënd! Analisti i njohur nxjerr “zbuluar” Ilir Metën (Video)
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përdorimi i dekoratave për influenca politike është një element që nuk mund t’i shpëtojë opinionit.
Referuar listës së dekoratave të shpërndara nga presidenca, konstatohet lehtësisht se numri i medaljeve të shpërndara, rritet ndjeshëm në prag fushatash elektorale.

Studiusit e kësaj fushe e ligjërojnë këtë fenomen me projektin politik që ka presidenti nga partia ku katapultohet në krye të shtetit. Si pasojë ata përdorin çdo instrument në favor të partisë së tij. Kështu ka ndodhur edhe me medaljet.

“Kryetari i shtetit ka program politik. Këtu nuk është çështje vetëm e Ilir Metës, është çështje e Bujar Nishanit, e Bamir Topit që ishin në moshë shumë të re në krye të shtetit dhe natyrisht që kanë një program politik dhe i shërbejnë atij dhe është mëse e ligjshme. Dhe çdo mjet që i shërben këtij program politik e përdorin. Siç është katandisur historia e dekorimeve në Shqipëri që përdoret në funksion të një programi politik që do ta ndjeki pas presidencës” u shpreh Artan Lame, Studiues
Konkretisht presidenti Ilir Meta, ka qenë shumë i kursyer në dhënien e medaljeve gjatë vitit të parë të presidencës dhe deri në gjysëm e dytë të vitit 2018.

Por me afrimin e zgjedhjeve lokale të 2019-ës, shtohen edhe medaljet që ai jep. Kështu vetëm për 5 muajt e parë të 2019-ës, Meta shpërndau 70 medalje.

Ndërsa në vitin 2020 mund të themi se Meta vendosi një rekord të paimagjinueshëm dhe të pakrahasueshëm me askënd duke shpërndarë plot 225 dekorata dhe medalje nderi.

“Ka edhe një qasje tjetër që e kanë zgjedhur presidentët e fundit, të cilët në përpjekje për të rritur një lloj emolucioni, një lloj krenarie individuale dhe kolektive për brezat që po shuhen. Pse jo edhe për trafik influence e kanë shtuar numrin e tyre” u shpreh Mentor Nazarko Politolog

Një ndër to ishte edhe mjeku Petrit Bara, i cili ka drejtuar për vite me radhë faultetin e infermierisë në Tiranë, dhe u nderua me titullin “Mjeshtër i Madh”. Dyshimet se këto medalje janë përdorur për influenca politike përforcohen nga fakti se Bara kandidoi për deputet në Tiranë, në siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në fillim të vitit 2019, edhe Arben Tafaj i Partisë Demokratike, i cili ka drejtuar për vite me radhë njësinë bashkiake numër 8 në Tiranë, u nderua me titullin “Për Merita të veçanta Civile”.
Kolonel Dritan Demiraj, ish ministri teknik i Partisë Demokratike, po ashtu u nderua me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Dekorimi më 2019, i ambasadores greke Eleni Sourani, me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skëndërbeut”, shkaktoi një tjetër furtunë në debatin publik.

Me motivacionin “për kontributin e çmuar në marrëdheniet shqiptaoro-greke”, Sourani është një figurë mjaft e kontestuar. Ajo kërkoi heqjen e pllakatës çame nga sheshi “Skënderbej” dhe po ashtu ka mohuar në vijimësi dhe publikisht ekzistencën e Çështjes Çame dhe masakrën e shqiptarëve të Çamërisë.

Siç duket, presidentët nuk kanë mundur të tejkalojnë ngjyrat politike që kishin kur u ulën në atë karrige duke e bërë të pavlerë sloganin se “presidenti është i të gjithëve”./Top Story

Share200Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In