• Kontakt
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Reforma në drejtësi ngre siparin e bashkëpunimit PD-PS: Në vjeshtë ndryshon Kushtetuta dhe zgjidhen anëtarët e rinj në KLGJ e KLP

24/06/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Reforma në drejtësi ngre siparin e bashkëpunimit PD-PS: Në vjeshtë ndryshon Kushtetuta dhe zgjidhen anëtarët e rinj në KLGJ e KLP
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Reforma në drejtësi pritet që të ngrejë siparin e bashkëpunimit mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Muajt e fundit është folur gjatë për një frymë të re në raportet qeveri-opozitë dhe testi për këtë do të jetë në vjeshtën e këtij viti.

Gjysma e anëtarëve në KPK dhe KLGJ do të largohen për shkak të mbarimit të mandatit dhe emrat e rinj duhet të zgjidhen nga Parlamenti. Një tjetër element që kërkon bashkëpunim është edhe vetingu në drejtësi.

Vitin që vjen mbarojnë mandatet e anëtarëve të KPK dhe KPA, por duke qenë se vetingu nuk ka përfunduar duhet të zgjatet mandati i tyre gjë që kërkon sërish konsensus. Edhe kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi gjatë takimit për projektin

“Drejt një eficence dhe integriteti më të mirë të KLGJ dhe KLP”, deklaroi se në fund të këtij viti anëtarët do të rinovohen në 50% të përbërjes së tyre. Lidhur me një nga gjetjet e raportit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, për caktimin në detyrë të drejtueseve të prokurorive, pa kaluar vettingun, kryetari i KLP u shpreh se ligji nuk parashikon pezullimin e sistemit të karrierës, gjatë procesit të vetingut.

“Në fund të këtij viti këshillat do të rinovohen në 50% të përbërjes së tyre dhe është një mundësi e mirë për shoqërinë civile. Padyshim që asnjë organizatë e shoqërisë civile nuk di aq shumë dhe aq thellë sa ç’dinë ata që e administrojnë sistemin, por ju keni fuqinë e përfaqësimit publik, ndaj është e rëndësishme të sillni frymën tuaj në monitorimin e sistemit.

Ne nuk mendojmë se pezullimi i sistemit të karrierës në prokurori është një zgjidhje. Për ne s’ka qenë kurrë një opsion pavarësisht vështirësisë që krijon vetingu”, tha Ibrahimi.

Reagon Balla

Ndërkohë ka reaguar edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ai u shpreh se e vetmja zgjidhje për të zgjatur mandatin për anëtarët e KPK është ndryshimi në Kushtetutë. Balla tha se për këtë çështje duhet bashkëpunuar me opozitën në shtator për të gjetur gjuhën e përbashkët.

Sipas tij kjo procedurë kërkon prioritet nga legjislatura e re parlamentare. “Unë e kam thënë që e vetmja zgjidhje është një zgjatje përmes një dispozite kalimtare në Kushtetutë të mandatit të Komisionit të Përkohshëm të Kualifikimit.

Kohë në dispozicion ka, sepse në fund të fundit, unë besoj se për këtë çështje me opozitën e re parlamentarë në shtator e tutje ne mund të mund të gjejmë gjuhën e përbashkët për të zgjatur mandatin e tyre, por duhet të kuptoni se ndryshimet në Kushtetutë kërkojnë një kohë të gjatë në dispozicion, të paktën 45 ditë, kështu në këtë këndvështrim do të sugjeroja që kjo të jetë një çështje që të adresohet me prioritet nga legjislatura e re parlamentare”, tha ai.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Jemi vazhdimisht në një gjendje zie”! Bashkëshortja e Bruce Willis rrëfen dhimbjen e jetës me sëmundjen e aktorit

“Jemi vazhdimisht në një gjendje zie”! Bashkëshortja e Bruce Willis rrëfen dhimbjen e jetës me sëmundjen e aktorit

12/09/2026
“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

11/09/2026
Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In