• Kontakt
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Reforma në drejtësi, e ngadaltë jashtë çdo parashikimi

27/06/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Reforma në drejtësi, e ngadaltë jashtë çdo parashikimi
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

E dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur. Këta ishin tre cilësoret që përdori këtë javë ambasadorja amerikane për Reformën në Drejtësi.

Por ajo që është shndërruar në problemin kryesor është ngadalësia.

Ishte parashikuar qe të përfundonte brenda 5 vjetësh. Por fundi duket larg.

Në tre vjet, që nga nisja e Vettingut në Qershor të 2017-ës, në sitë kanë kaluar vetëm 208 prokurorë e gjyqtarë, nga 800 të tillë që ka sistemi shqiptar i drejtësisë.

108 janë konfirmuar në detyrë. 97 kane ndjerë dhimbjet e shkarkimit dhe 1 është pezulluar një vit nga detyra.

Një raport i Avokatit të Popullit nënvizon se nëse reforma do të vazhdojë me këto ritme, do të duhen edhe 8 vjet që ajo të përfundojë.

Me gjasë në vitin 2028, afro 6 vjet me vonë nga sa ishte parashikuar.

Në raport thuhet se problematikë kryesore është numri i ulët i stafit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, por edhe hetimi i thelluar i çështjeve që kërkon një kohë më të gjatë.

Zvarritjeve iu shtua pandemia e Covid-19 që e bllokoi për disa muaj procesin. Këta nuk janë problemet e vetme.

Burime pranë komisionit të Vettingut bëjnë me dije se Institucionet që kanë për detyrë të përcjellin informacion në zyrat e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk i janë përgjigjur në kohë interesimit të tyre.

Drejtoria e sigurisë së Informacionit të klasifikuar apo edhe Inspektorati i lartë i deklarimit dhe kontrollit të pasurive dhe konfliktit të interesave, përcjellin shpeshherë me vonesë informacionet mbi subjektet që janë duke iu nënshtruar Vettingut.

Shkalla e dytë e Vettingut, Komisioni i Posaçëm i Apelimit, ka shqyrtuar deri tani 121 çështje dhe ka shpallur 52 vendime.

Vetëm për 18 subjekte, gjyqtarët e KPA kanë ndryshuar vendimin e kolegëve të tyre, duke vendosur shkarkimin nga detyra.

Deri tani nuk rezulton të ketë asnjë vendim shkarkimi nga KPK, i ankimuar nga subjektet e rivlerësimit që të jetë ndryshuar dhe KPA të ketë vendosur konfirmimin në detyrë.

Por pothuajse të gjithë prokurorët e gjyqtarët që janë shkarkuar me vendim të formës së prerë i janë drejtuar gjykatës së Strasburgut, ku kërkojnë rikthimin në detyrë.

Vettingu e la vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë, ç’ka ka shkaktuar jo pak probleme, politike dhe gjyqësore, nga duket se vjen edhe shqetësimi për papërsosmërinë e saj.

Por ndërkombëtaret ngulmojnë tek ngadalësia, e cila pritet te shkaktojë jo pak probleme të tjera në të gjitha shkallët e gjyqësorit edhe për afro 1 dekadë.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë ndodhi në orët e saj të fundit? Aktori i famshëm thyen heshtjen për vdekjen e vajzës së tij

Çfarë ndodhi në orët e saj të fundit? Aktori i famshëm thyen heshtjen për vdekjen e vajzës së tij

06/01/2026
Todi Llupi, mjeshtër i madh, një nga aktorët më të dashur të estradës shqiptare

Todi Llupi, mjeshtër i madh, një nga aktorët më të dashur të estradës shqiptare

06/01/2026
Sot dita e lindjes së gjigandit të filmit shqiptar, “Artistit të Popullit” Sandër Prosi!

Sot dita e lindjes së gjigandit të filmit shqiptar, “Artistit të Popullit” Sandër Prosi!

06/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In