• Kontakt
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

REAGIMI/ Ambasadori italian në Tiranë: Pier Ferdinando Casini nuk është mafioz, na keni fyer

26/01/2021
in Aktualitet, Debat
A A
REAGIMI/ Ambasadori italian në Tiranë: Pier Ferdinando Casini nuk është mafioz, na keni fyer
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci, ka reaguar pas një shkrimi të botuar në gazetën TemA, ku përmendet Pier Ferdinando Casini, emri i të cilit ka dalë në përgjimet e Ndraghetas, për të cilat po bëhet kaq shumë zhurmë në Itali.

Gazeta TemA në shkrim e vet në thonjëza thotë se “mafiozi” Casini është pritur në zyrë nga Lulzim Basha dhe është dekoruar edhe nga Ilir Meta.

Sa për sqarim, gazeta nuk e ka etiketuar si mafioz Casinin, pasi në të kundërt nuk do të ishte nevoja për përdorimin e thonjëzave.

Casini thjesht është marrë si shembull, për të treguar se akuzat e opozitës për lidhjet e Ndraghetës me politikën në Shqipëri janë qesharake, pasi ata kanë pritur vetë një prej të përfolurve në përgjime, madje dhe e kanë nderuar, dhe për këtë arsye edhe fjala mafioz është futur në thonjëza, për të treguar se bëhet fjalë për një akuzë qesharake dhe të pavërtetë.

Reagimi i plotë i ambasadorit italian:

Zoti drejtor,

në faqen ëeb që Ju drejtoni është botuar sot një shkrim i shkurtër në të cilin është përdorur një fjalë denigruese dhe fyese, edhe pse në thonjëza, referuar kryetarit Pier Ferdinando Casini, senator i Republikës italiane.

Kryetari Casini është një figurë e lartë insitucionale italiane që, gjatë karrierës së tij të pasur në nivel kombëtar e ndërkombëtar (ndër funksionet e ndryshme që ka mbajtur përmendim atë të ish- kryetarit të Dhomës së Deputetëve dhe të Komisionit për Çështjet me Jashtë në Senat, europarlamentarit, presidentit të Internacionales Demokratike të Qendrës, kryetarit të Unionit Ndërparlamentar, profesorit universitar) i ka shërbyer gjithmonë Republikës italiane me respektin maksimal ndaj shtetit dhe institucioneve.

Polemika politike është kripa e demokracisë dhe unë, si ambasador i Italisë në këtë vend, nuk mund veçse ta vlerësoj si zhvillim pozitiv të një rrugëtimi drejt konsolidimit të institucioneve dhe të shoqërisë shqiptare.

Një rrugëtim që Italia e ka mbështetur gjithmonë që prej rënies së regjimit komunist. Por përballja politike shqiptare – edhe pse me tone të larta – nuk mund e nuk duhet absolutisht të arrijë deri në atë pikë sa të hedhë qoftë edhe dyshimin më të vogël mbi integritetin e një përfaqësuesi të lartë të institucioneve italiane sikurse kryetari Casini.

Këtë nuk mund ta toleroj tani dhe as nuk do ta toleroj në të ardhmen.

Liria e shtypit është e shenjtë dhe Italia e ka mbrojtur dhe do ta mbrojë gjithmonë. Por kjo liri nuk mund të arrijë deri në sulme personale të pabaza, për më tepër për të goditur të tjerë.

Për fat të keq shkrimi i botuar në të përditshmen tuaj bën pikërisht këtë, me një qasje që, më shumë se sa e guximshme, është një fyerje për të gjithë italianët.

Për të gjitha këto arsye dëshiroj t’ju shpreh indinjatën time të thellë, gjithë keqardhjen dhe tronditjen time, si ambasador dhe si shtetas italian, për shkrimin e publikuar në gazetën tuaj ndaj kryetarit Casini si dhe për dëmin që i është shkaktuar imazhit të Italisë.

Do t’ju isha mirënjohës nëse do ta botonit të plotë këtë letër timen në vijim të shkrimit në fjalë.

Share209Tweet131
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In