• Kontakt
Monday, August 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rasti i neveritshëm! Gazetarë e politikanë nga telehalet dhe port(H)alet: Kur të gjithë bashkë bëhen për të mbrojtur korrupsionin

18/02/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
Arrestimi i mjekut Edvin Prifti, gazetari: Në bankë ka më shumë para se sa 380 mijë eurot që iu sekuestruan nga SPAK
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rasti i mjekut Edvin Prifti, që u arrestua për korrupsion dhe pastrim parash, ka treguar edhe anën tjetër.

Atë se këtu, korrupsioni është bërë kulturë dhe merret në mbrojtje edhe publikisht nga gazetarë e politikanë, duke shkaktuar irritim në rrjet.

Kjo, pasi është e pazakontë, edhe në vendet më të korruptuara në botë, që personazhet publik, ata që duhet të na mbrojnë nga korrupsioni dhe njerëz si Edvin Prifti, dalin pikërisht publikisht krah këtij të fundit, duke tradhtuar profesionin dhe interesin publik.

Ky në fakt nuk është rasti i parë, pasi muaj më parë ndodhi edhe kur u arrestua një botues e gazetar i njohur, dhe të gjithë me radhë, gazetarë e politikanë dolën e mbrojtën publikisht, duke vënë nën presion drejtësinë.

Të njëjtën gjë po bëjnë edhe tani, duke kërkuar publikisht lirimin e Edvin Priftit.

Pro këtij të fundit, përveç PD dhe LSI, të cilat, ndryshe nga “fakirja” Tire, për të s’kanë thënë asnjë fjalë se është i “djathtë”, kanë dalë shumë emra publikë, nga mjekë, gazetarë e politikanë.

Më poshtë po sjellim disa prej tyre.

Maksim Basho, shefi i imazherisë në urgjencën e QSUT:

“Është i fundit që kyç zyrën në pavionin e kardiokirurgjisë për të vazhduar operacionet e tij pranë spitaleve private tashmë. Sa herë të ftonim për kafe, përgjigjen e dinim “kam operacione më presin te privati”, por prapë insistonim, sepse edhe ne kolegët e tu edhe profesorët e tu , 1 minutë më shumë në shoqërinë tënde , është një dije e re për ne . Ajo çfarë më së miri e etiketon Dr. Edvinin , është fjala REVOLUCIONAR. Meritat e Edvin Priftit në specialitetin e tij , meritojnë të shkruhen mbi pllaka ari”.

Mirela Cela Jorgo, aktiviste:

“… nese keni dhëne 1 mije euro per nje operim teper të veshtire në zemer, shkoni jepni 20 mijë euro tek spitali privat. Vazhdoni kuisjet tuaja se armiku në këtë vend qenka doktor Edvini. Jepini dhe ndoshta e meritoni te mos ketë mjekë të zot që t’ju vizitojnë dhe të vdisni si qen rrugëve”.

Ralf Gjoni, deputet:

“Ne sot sulmojmë Edvin Priftin, por kjo shoqëri sovjetike përballet me një rast të kardiologut më të mirë për ta sulmuar atë, për ta çnderuar publikisht, pa menduar se Shqipëria po humbet një nga kardiologët më të mirë vetëm që Edvini tjetër të vjedhë. Pse kaq turp është që një kardiolog të ketë mbi 200 mijë euro? Po për 450 milionë eurot e Rrugës së Kombit çfarë është bërë”.

Klodiana Lala, gazetare:

“Prokuroria është nxituar sepse nuk ka pasur kohën e nevojshme për akuzën “pastrimi i parave”, vetëm 20 orë. Nuk është hetuar as akuza e korrupsionit, duhet të vërtetohet që ato para vijnë për shkak të korrupsionit”.

Lorenc Vangjeli, gazetar:

“Një prej sqarimeve të thjeshta që mund të jepen vjen nga fakti se ai është një nga kardiokirurgët më të mirë në vend dhe se përveç detyrës në spitalin publik, operon edhe në disa spitale private në vend. Kush ka trokitur në ato dyer, ka një ide të përafërt sesa kushton bisturia e një doktori të këtij niveli, të cilën veç të tjerash e kuoton tregu dhe nevoja.

Një shpjegim shtesë që dha Henrik Ligori, një nga penalistët më të shkëlqyer shqiptarë dhe avokat i tij, është se burimi i parave të gjetur vjen nga një transaksion pronash. Dhe një tjetër shpjegim edhe më i thjeshtë gjendet me një kërkim në Google në lidhje me emrin e doktor Priftit: Cenci-Bolognetti & Louis Pasteur apo Memorial Graham Aëard ëorld ëinner, American Association for Thoracic Surgery. Vetëm këto dy çmime kushtojnë pak më shumë se një qind mijë euro.Po kështu edhe mbi një qind publikime shkencore dhe mbi 300 leksione ndërkombëtare që ai ka dhënë në vite, nga Italia e deri në Shtetet e Bashkuara, për të cilat është vështirë të bësh kontabilitet” ka shkruar Vangjeli.

Endri Xhafo, gazetar:

“Deri sot mjekët më të mirë, ata me të cilët krenohemi, – dhe mos më thoni jo, – kanë funksionuar si “privatë” në një sistem që na është thënë se është shtetëror. Por a ka operacion zemre, truri, pankreasi po të doni, që të jetë gjëkundi falas?

Sistemi ynë shëndetësor, pa kosto shërbimesh spitalore, pa kontribute sigurimesh që të vlejnë për gjë, është thjesht një sistem allasojsh, ku i kërkojmë Edvin Priftit dhe të singjashmëve të tij, që të rrojnë me 700 mijë lekë të vjetra. Seriozisht besoni te shëndetësia falas?”

Nard Ndoka, ish ministër i Shëndetësisë:

“Prifti ishte mjeku më i mirë i zemrës në Ballkan. Nuk dua ta mbroj. Ai duhet të paguhet me 30-40 mijë euro në muaj. Diferencimi në pagë duhet të jetë në bazë të punës dhe profesionalizimit. Kjo skemë do të minimizonte korrupsionin.”

Adriatik Lapaj, jurist:

“Duhen rritur rrogat. Nuk mund të mos kesh korrupsion duke pasur kirurgë me 90 mijë lekë të reja rrogë në muaj. I bie tre mijë lekë në ditë. Ai bën të paktën tre operacione dhe merr 1 mijë lekë për çdo ndërhyrje. Sa një picë. Është turp. Nuk ka luftë ndaj krimit me bukë me djathë”.

Share207Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In