• Kontakt
Tuesday, July 8, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Raporti sekret për ish-gjyqtarin Gjin Gjoni: I përfshirë në korrupsion dhe i lidhur me njerëz të krimit të organizuar

10/12/2020
in Aktualitet, Dosja X, Kryesore
A A
Raporti sekret për ish-gjyqtarin Gjin Gjoni: I përfshirë në korrupsion dhe i lidhur me njerëz të krimit të organizuar
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-gjyqtari i Apelit në Tiranë, Gjin Gjoni, i cili dha dorëheqjen nga drejtësia në korrik të këtij viti nga frika e Vetingut, ka pasur lidhje me njerëz të krimit të organizuar si dhe është përfshirë në afera korruptive, duke favorizuar njerëz të krimit në procese gjyqësore, në këmbim të përfitimeve të paligjshme.

Ky është konstatimi i Drejtorisë për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, në një raport sekret, hartuar për llogari të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkallës së parë të Vetingut. DSIK rezulton se ka prodhuar dy raporte për Gjin Gjonin.

Në 2 nëntor 2017, DSIK i ka dërguar një raport KPK-së, duke konstatuar se Gjin Gjoni ishte i përshtatshëm për të vijuar të shërbente në drejtësi. Gjatë hetimit të thelluar, Komisioni i Vetingut ka konstatuar të dhëna të reja komprometuese për Gjin Gjonin, duke i referuar në DSIK.

Në këtë rrethana, DSIK i ka hartuar një raport të dytë për pastërtinë e figurës së Gjin Gjonit, duke konstatuar se ish-gjyqtari ishte i papërshtatshëm për të vijuar detyrën. Raporti i dytë negativ i është dërguar Komisionit të Vetingut 17 janar të vitit 2019, ndërsa Gjin Gjoni dha dorëheqjen nga drejtësia disa muaj më pas, fillimisht me pretendimin se Vetingu ishte politik dhe më pas se do të kandidohej për deputet nga Partia Demokratike.

Në raportin e dytë thuhet se për Gjin Gjonin janë administruar “informacione kofidenciale apo informacione të tjera, nga të cilat mund të ngihen dyshime të arsyeshme për përfshirje në veprime të kundërligjshme, kryesisht atë të korrupsionit aktiv apo pasiv për shkak të funksionit të tij”. DSIK flet për disa raste ku Gjin Gjoni pretendohet që është përfshirë në veprimtari të paligjshme.

“…Mbi bazën e të dhënave të vitit 2006 dhe 2012…për subjektin e rivlerësimit Gjin Gjoni ngrihen dyshime të arsyeshme se gjatë një procesi gjyqësor ka ndihmuar/favorizuar, kundrejt përfitimit të paligjshëm, një shtetas…, të përfshirë në krim të organizuar.

Gjithashtu, në vitin 2006 dhe 2011 disponohen të dhëna ku thuhet se Gjin Gjoni ka pasur kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krime të organizuar….si dhe ka ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj peronave që ushtrojnë funksione publike”, thuhet në raport.

Sipas raportit të DSIK, që nga viti 1994 dhe në vazhdim, periudhë gjatë të cilës Gjin Gjoni ka ushtruar detyrën e gjyqtarit, deri në vitin 2009 në shkallën e parë dhe më pas në Apel, ka të dhëna në ngarkim të tij për “veprimtari të kundërligjshme, shfaqur në formën e korrupsionit dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Sipas raportit, të dhënat e bëjnë Gjin Gjonin një person që mund të vihet lehtësisht në presion nga strukturat kriminale./shqiptarja.com

Do të përballet sot me trupën gjykuese dhe masën e sigurisë, efektivi i policisë që qëlloi për v.dekje 25-vjeçarin Klodian Rasha.

Seanca ku gjyqtarët do të vlerësojnë provat e Prokurorisë për të vendosur për gjykimin e 31-vjeçarit, do të mbahet në orën 13:30.

Sipas SHÇBA-së, Nevaldo Hajdaraj veproi në shkelje të ligjit në përdorimin e armës së zjarrit kundrejt të riut.

“Ai nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e a.rmës së zjarrit, duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme”, theksonte SHÇBA në një njoftim dy ditë më parë, teksa i mëshonte edhe shkeljes së nenit 9 të Kodit së Procedurës Penale.

Aty përcaktohet qartë se kur përdoret a.rma nga efektivët e policisë. Fillimisht personit i bëhet thirrje për të ndaluar.

Më pas, paralajmërohet se do të qëllohet. Në rast se efektivit i rrezikohet jeta, ai ka të drejtë të qëllojë me armë zjarri, por vetëm në pjesën e poshtme të trupit.

Klodian Rasha u qëllua dy herë nga efektivi Nevaldo Hajdaraj pak pas mesnatës së të martës duke mbetur i vdekur në vend.

Vrasja e tij shkaktoi protesta masive në vend, mes të cilave vëmendje më të madhe përfitoi ajo e Tiranës, ku u plagosën 9 policë, një gazetar dhe reperi Stresi.

Artikull nga Adriatik Doçi

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In