• Kontakt
Sunday, August 3, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Raporti i NATO-s: Greqia, shteti më i militarizuar pas SHBA. Shqipëria-më mirë se Belgjika e Spanja

18/03/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
Raporti i NATO-s: Greqia, shteti më i militarizuar pas SHBA. Shqipëria-më mirë se Belgjika e Spanja
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Raporti i publikuar nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, tregonte se Shqipëria shpenzon për ushtrinë (në raport me popullsinë), më shumë para se vende të rëndësishme anëtare si Belgjika apo Spanja.

Në raportin vjetor të publikuar nga kreu i Aleancës së Atlantikut Verior, ndërkaq, Shqipëria renditet në vendin e dytë në perceptimin popullor, se a është NATO organizata që i jep siguri vendit.

Shifrat vijnë nga një sondazh i organizuar në të gjitha vendet anëtare, e Shqipëria ka kaluar në vendin e dytë vetëm pasi në vend të parë është Lituania, e cila e ka fituar këtë vend si pasojë e tensioneve me Rusinë e Putinit dhe përqëndrimin e trupave të NATO-s për të mbrojtur vendet Balltike.

Ndërkaq, një e dhënë shumë e rëndësishme e raportit që publikoi kreu i NATO-s, është se vendi i dytë më i militarizuar i aleancës dhe i pari në rajonin tonë është Greqia.

Athina është shteti i dytë që shpenzon më shumë për ushtrinë në Aleancë, në raport me PBB-në.

Në vend të parë natyrisht është SHBA-ja, kurse Turqia, vendi rival dhe në përplasje me Greqinë zë vendin e 12 për shpenzimet ushtarake, në raport me PBB-në.

Shqipëria zë vendin e 6 nga fundi, përpara Maqedonisë. E parafundit është Belgjika, ku ka qendrën e saj NATO.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg mbajti një konferencë virtuale për shtyp për të nisur Raportin e tij Vjetor për vitin 2020, i cili mbulon të gjitha aspektet e punës së Aleancës gjatë vitit të kaluar.

Në një vit të dominuar nga pandemia COVID-19, përparësia e NATO-s ka qenë të ndihmojë e të sigurojë që kriza shëndetësore të mos bëhet një krizë sigurie.

Në të njëjtën kohë, kur mbështeste përgjigjen civile ndaj pandemisë, NATO vazhdoi të mbrojë të gjithë Aleatët nga çdo kërcënim.

Stoltenberg theksoi se përkundër ndikimit ekonomik të COVID-19, aleatët e NATO-s vazhdojnë të investojnë në mbrojtje.

Aleatët evropianë dhe Kanada-ja rritën shpenzimet e tyre të mbrojtjes në terma realë me 3.9% nga 2019 në 2020.

“Ne presim që prirja të vazhdojë këtë vit”, tha sekretari i Përgjithshëm, “sepse sfidat e sigurisë nuk janë zhdukur”.

Sekretari i Përgjithshëm gjithashtu paraqiti rezultatet e sondazheve të reja mbi perceptimin publik të Aleancës.

Këto tregojnë se, në një vit përmbysjeje, mbështetja e përgjithshme për Aleancën e NATO-s, lidhja transatlantike dhe mbrojtja kolektive mbetet e fortë.

Nëse do të mbahej një votim, 62% e qytetarëve të NATO-s do të votonin që kombi i tyre të mbetet një anëtar i Aleancës dhe 79% besojnë se bashkëpunimi midis Amerikës së Veriut dhe Evropës për sigurinë është i rëndësishëm.

Stoltenberg theksoi se “ne qëndrojmë në një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet transatlantike” dhe përcaktoi axhendën e NATO-s 2030, e cila do të jetë në zemër të samitit të ardhshëm të udhëheqësve aleatë.

Share204Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

03/08/2025
Sot  dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

Sot dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

03/08/2025
Violeta Manushi, “Zonja nga qyteti” që “shkatërroi”… “Pallatin 176”,  ikona që sot ka ditëlindjen e perjetësisë

Ikona Violeta Manushi: “Publiku është si fëmija i vogël, nuk e gënjen dot! O të do, o nuk të do”

03/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In