• Kontakt
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Raporti i GRECO: Reforma në drejtësi preu darët e politikës në gjyqësor, askush nuk ndikon dot më në emërimet e gjyqtarëve

08/10/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Raporti i GRECO: Reforma në drejtësi preu darët e politikës në gjyqësor, askush nuk ndikon dot më në emërimet e gjyqtarëve
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Si rrallë herë, Këshilli i Europës përmes GRECO ka vlerësuar reformat e Shqipërisë. Pak ditë më parë u bë e ditur se janë pambushur shumica e rekomandimeve, ndërsa gazeta ka siguruar raportin e plotë të GRECO për Shqipërinë.

Aty vlerësohet si arritje shumë e madhe reforma në drejtësi, ku theksohet se falë saj politika nuk ka më ndikim në emërime gjyqtarësh, sidomos në Gjykatën e Lartë. “KLGJ-ja dhe KLP-ja janë përgjegjëse për përcaktimin e standardeve etike dhe monitorimin e tyre, çka është një zhvillim premtues.

Politizimi i procesit të emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ka qenë i kufizuar, pasi kandidatët propozohen nga KLGJ-ja, e përbërë nga një shumicë gjyqtarësh të zgjedhur nga kolegët e tyre.

Kuadri normativ në lidhje me përbërjen e Gjykatës së Lartë është hartuar në mënyrë të kënaqshme. Sidoqoftë, katër të pestat e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë nuk janë emëruar deri më tani, gjë që parandalon funksionimin efektiv të Gjykatës së Lartë dhe minon funksionimin e duhur të të gjithë sistemit gjyqësor”, thuhet aty.

Megjithatë GRECO merr në konsideratë se procesi në vazhdim i rivlerësimit kalimtar të magjistratëve është i ndërlidhur me vlerësimin profesional të magjistratëve, i cili është një proces i gjatë. Sidoqoftë, ai konsideron se vlerësimi i aftësive profesionale dhe vlerësimi i integritetit duhet të jenë dy procese të ndara.

“Krijimi i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë si autoriteti përgjegjës për trajtimin e ankesave dhe fillimin e procedimeve disiplinore ndaj të gjithë gjyqtarëve është një aspekt pozitiv i reformës në drejtësi në vazhdim.

GRECO inkurajon autoritetet shqiptare për të siguruar përfundimin e shpejtë dhe zbatimin efektiv të procesit të reformës në drejtësi në mënyrë që të forcojnë në mënyrë efektive pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit brenda gjyqësorit”, thuhet në raport.

Dhënia fund korrupsionit

Në raport thuhet se reforma në drejtësi dhe në veçanti procesi i vlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe të prokurorëve ka ndihmuar ndjeshëm në luftën ndaj korrupsionit. Sipas raportit, vetingu ka larguar për 15 vite nga drejtësia të korruptuarit.

“Në lidhje me gjyqtarët dhe prokurorët (“magjistratët”), një reformë e gjerë e sistemit të drejtësisë është ende në vazhdim, dhe po kështu edhe procesi i ri-vlerësimit, me qëllimin për të luftuar korrupsionin në gjyqësor. Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) janë funksionalë dhe trajtojnë organizimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial, emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe menaxhimin e karrierës së tyre, përfshirë vlerësimin e tyre profesional.

Funksionimi i administratës gjyqësore nuk është më kompetencë e Ministrisë së Drejtësisë, por i KLGJ-së”, thuhet më tej në raport. Po ashtu bëhet e ditur se më ngritjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është forcuar rrjeta që ndalon ndërhyrjet politike, e veçanërisht nga qeveria. “GRECO përsërit se në vijim të reformave gjyqësore, funksionimi i administratës gjyqësore në një masë të madhe i është transferuar KLGJ-së.

GRECO ka mirëpritur tashmë në Raportin e Dytë të Përputhshmërisë krijimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë si autoriteti përgjegjës për ankesat brenda Gjyqësorit. Këto masa synojnë mbrojtjen e gjyqësorit dhe gjyqtarëve nga ndërhyrjet arbitrare nga ekzekutivi, çka është dhe qëllimi i përgjithshëm i pjesës së parë të rekomandimit.

GRECO ka konstatuar emërimin së fundmi të ILD dhe për këtë arsye konsideron se pjesa e parë e rekomandimit tani është e zbatuar. Pjesa e dytë ishte zbatuar sipas Raportit të Dytë të Përputhshmërisë”, thekson raporti.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Ditë e zezë për skenën dhe ekranin! Shuhet aktori Fitim Makashi

Ditë e zezë për skenën dhe ekranin! Shuhet aktori Fitim Makashi

31/01/2026
Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë  përvjetor të lindjes së tij

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë përvjetor të lindjes së tij

29/01/2026
Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

27/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In