• Kontakt
Friday, August 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama takime në Athinë: Në fokus ligji i luftës, vaksina dhe deti! Mediat greke akuza Erdogan se po tenton të bllokojë dërgimin e çështjes në Hagë

09/01/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
Rama takime në Athinë: Në fokus ligji i luftës, vaksina dhe deti! Mediat greke akuza Erdogan se po tenton të bllokojë dërgimin e çështjes në Hagë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dje takime të rëndësishme në Greqi. Pas vizitës dyditore në Turqi, kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Greqi, ku u takua me homologun helen Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm Nikos Dendias.

Rama e ka lajmëruar këtë vizitë me një foto të bërë duke shkelur tokën greke, ndërsa temat e diskutimit janë përqendruar tek marrëdhëniet strategjike dypalëshe, kufiri detar, ligji i luftës, zhvillimet më të fundit në rajon dhe perspektiva europiane e vendit tonë.

Bisedimet mes Ramës dhe Dendias, u fokusuan edhe në partneritetin strategjik mes dy vendeve dhe traktati i ri i miqësisë mes vendeve në të cilën pala greke parashikon edhe heqjen e ligjit të luftës. Me anë të një postimi në Twitter Rama u shpreh se do të ketë edhe një drekë pune me homologun grek Mitzotakis dhe theksoi se gjatë këtij takimi do të jetë në fokus bashkëpunimi në luftën kundër Covid si edhe integrimi i vendit.

Në takimin me Mitsotakis, kryeministri Rama u shpreh ndër të tjera se do të diskutojë dhe për koordinimin që nevojitet mes dy vendeve në luftën e përbashkët. “Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitzotakis, për të diskutuar koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19, forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike midis dy vendeve; bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të rajonit tonë”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Mësohet se gjatë vizitës së tij në Greqi kryeministri Rama ka siguruar një sasi vaksinash, të cilat Athina zyrtare do t’i japë vendit tonë për ta mbështetur sadopak në luftën kundër Covid.

Mediat greke akuza ndaj Erdogan

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Athinë vjen pas takimit me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, gjë e cila ka sjellë mjaft reagime në shtypin grek, pasi e akuzojnë Erdoganin se do të bëjë presion për të anuluar çështjen e detit me Greqinë.

Po ashtu mediat akuzojnë edhe kryeministrin Rama për lojë të dyfishtë. Në media thuhet se në takimin midis presidentit turk dhe kryeministrit Rama, ky i fundit i shprehi shqetësimin e tij mbi marrëveshjen e detit me Greqinë. Ato shprehen se marrëveshja midis Greqisë dhe Shqipërisë për çështjen e kufirit të tyre detar që do të gjykohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, e cila ka alarmuar Erdoganin që sipas mediave ky i fundit pritet të bëjë presion ndaj Ramës për ta anuluar atë.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama u takua me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në Ankara me ftesë të këtij të fundit, duke shprehur shqetësimin e tij të thellë mbi marrëveshjen greko-shqiptare për referimin e mosmarrëveshjes së shënjimit të kufirit në Hagë. Megjithëse Rama është një aleat i ngushtë i Erdoganit, ai kërkon të vendosë një ekuilibër midis Perëndimit dhe Turqisë. Marrëveshja midis Greqisë dhe Shqipërisë për çështjen e kufirit të tyre detar që do të gjykohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, e miratuar nga Rama, ka alarmuar Erdoganin i cili pritet të bëjë presion ndaj tij për ta anuluar atë”, thonë mediat greke.

Sakaq, mediat citojnë edhe atë që kryeministri Rama ka thënë se kjo çështje është një e drejtë e Greqisë dhe bazohet në Konventën Ndërkombëtare mbi Ligjin e Detit, e cila shprehet qartë se çdo vend mund të zgjerojë kufijtë e tij detarë, atje ku është e mundur. Ato akuzojnë edhe Turqinë se u dha ryshfet anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese për të anuluar marrëveshjen, ndërsa theksojnë se presidenti turk Erdogan mund të përfitojë nga reagimet e brendshme të Ramës ndaj marrëveshjes me Greqinë. /NGA SIDORELA BRAÇJA

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

20/08/2025
Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

19/08/2025
Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

19/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In