• Kontakt
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama sulmon kandidatët e Bashës dhe Metën: Presidenti gulçon nga drejtësia e re, është në fushatë për të ndaluar reformën

11/03/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Rama sulmon kandidatët e Bashës dhe Metën: Presidenti gulçon nga drejtësia e re, është në fushatë për të ndaluar reformën
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar dje një për një kandidatët e Partisë Demokratike. Nga takimi teksa prezantoi kandidatët e PS Rama nuk la pa sulmuar edhe kreun e PD Lulzim Basha dhe presidentin Ilir Meta.

Teksa ironizoi përfaqësuesit e koalicionit opozitar ai u shpreh se nuk mund t’i besojnë shqiptarët votën e tyre këtyre figurave që PD ka vendosur në lista për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas tij, vendi nuk ka parë kurrë në historinë e tij atë që ai e cilësoi si tabor krushqish. “Kush mund ta dërgojë vendin përpara përveç nesh? Kush nga shqiptarët ka lënë mendjen, veshët me fajde te Monika apo pa gale të Iliri dhe Saliu, mund të mos e shikojë ndryshimin e madh?

Kanë nxjerrë përpara një dhëndër dhe janë nisur për dasmë, me kalastrenat e Gon Dukës, me kapsollat e Fatmir Mediut, me faqoren e Dash Shehit, me kecat e Tym Idrizit, me vetullat e Vangjel Dules, me preshtë e Tritanit, me peshqirët e Mziut, simiten e Xhaferrit të Durrësit me rakinë e Leskos me gërnetën e Mesilës. Shqipëria kurrë në historinë e saj që nga 1912 nuk e kanë parë këtë tabor krushqish. Kam vërtet frikë se do të çojnë nga varri Çeço Musarajin dhe të hedhë në gjyq Lulzim Bashën, për të drejtën e autorit”, tha ai.

Kryeministri Rama deklaroi se Partia Demokratike po kërkon të rikthehet në qeveri me të njëjtat fytyra. Ai i cilësoi kundërshtarët si të çekuilibruar, ndërsa kreun PD e cilësoi si një person i cili sipas tij është në gjumë. Rama u shpreh se në këtë ndeshje ata janë të humbur. “Problemi ynë më i madh janë kundërshtarët e çekuilibruar, që kanë bërë gjithçka për ta humbur ndeshjen, program pa lidhje, një ekip si një parking makinash të vjetra anash autostradës. Luli si roje parkingu që fle gjumë, Monika që iu bie borive të çmontuara për të ndaluar autokolonën tonë drejt fitores.

Duhet ta mbrojmë vendin nga rifillimi i avazeve të vjetra të atyre që duan të rikthehen në qeveri me të njëjtat fytyra, por më të rrudhura e më të lodhura. Të atyre që kërkojnë mandatin e pestë për të mbrojtur veten nga dora e drejtësisë”, tha Rama

Rama sulmon Metën

Pasi sulmoi kandidatët e PD, kryeministri Edi Rama nuk la pa sulmuar edhe presidentin Ilir Meta. Ai u shpreh se presidenti Ilir Meta është ai i cili do që të ndalojë drejtësinë e re në vend. Sipas kryeministrit, presidenti është futur në fushatë vetëm për të penguar reformën në drejtësi.

“Me kë fiton drejtësia, Meta apo Gjonaj? Do të më thoni nuk kandidon për deputet, ky është kryedeputeti i asaj skuadre, etja e vazhdueshme e çon në gulçime të vazhdueshme për të ndalur drejtësinë e re. Parafytyroni sikur me 25 prill të mos zgjidhjet kjo po ky. Po në Durrës kush fiton Paloka apo Ekonomi? Me kë fiton arsimi me Evisin apo filxhanin Monika Kryemadhi? Me kë fiton Tirana”, tha Rama. Sakaq, Rama vijoi më tej duke krahasuar kandidatët e PS në zgjedhjet e 25 prillit me ata të PD.

Ai ngriti pyetjen se kush mund të jetë kandidati fitues për disa nga qytetet e vendit si Tirana, Berati e Kavaja. “Me kë fiton Tirana? Majko dhe Mesila, më kë fiton? Balluku apo Dash Shehu? Një pensionist dhe një pensioniste, një mjek dhe një mjeke, zgjidhet ky për mos të zgjedhur këto? Me këtë fiton Tirana? (Nxjerr foton e Berishës) Ministrja jonë e shëndetësisë dhe e tyre (Foto nga Manastirliu dhe Petrit Vasili).

Më ishte përgjigjur Vangjeli për disa fjalë që kisha thënë për të, atyre fjalëve nuk i heq asnjë presje. Po Berati me kë fiton? Këtë e njihni është Ludoviku, që gëlltiti një lugë çorbë dhe ngeli tërë jetën debatikas. Po këtu në Kavajë kush fiton”, tha ndër të tjera, Rama.

Share199Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In