• Kontakt
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama shpërthen ndaj Metës në mbledhje grupi, akuza se po infiltron njerëz në PS dhe po rekruton të ngelurit në veting, këmbëngul te shkrirja e LSI

09/02/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Rama shpërthen ndaj Metës në mbledhje grupi, akuza se po infiltron njerëz në PS dhe po rekruton të ngelurit në veting, këmbëngul te shkrirja e LSI
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama zgjodhi mbledhjen e grupit parlamentar socialist për të sulmuar presidentin Ilir Meta.

Ky i fundit prej disa kohësh ka nisur një ofensivë ndaj mazhorancës qeverisëse, ndërkohë që dje i pari i qeverisë shqiptare zgjodhi që një pjesë të fjalimit të tij të shkurtër para deputetëve të Partisë Socialiste t’ia kushtonte pikërisht presidentit Meta.

Ditën e djeshme siç është bërë tashmë traditë çdo fillim jave, kryesocialisti Rama zhvilloi një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve, ndërsa më pas zhvilloi një mbledhje me grupin parlamentar. Gazeta ka mësuar se në fokus të këtyre takimeve ka qenë ndarja e detyrave për fushatën elektorale sa u takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Rama akuza Metës

Por që të marrësh një mandat të tretë qeverisës, duhet patjetër shumë punë dhe për këtë arsye mësohet se kryeministri Rama ka kërkuar angazhim nga të gjithë, në mënyrë që të dielën e 25 prillit shumica e votave të qytetarëve të shkojnë në hambarin e PS dhe rrjedhimisht t’i japin kësaj partie shumicën e mandateve të deputetëve dhe të drejtën për të formuar qeverinë e mandej për të qeverisur për katër vitet e ardhshme Shqipërinë.

Kështu sipas informacioneve, mësohet se zoti Rama ka porositur deputetët socialistë që të bëjnë sytë katër, pasi ka informacioneve se edhe presidenti Ilir Meta po luan shumë fort në prapaskenë, duke bërë fushatë në mbështetje të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në këtë pikë, mësohet se shefi i Partisë Socialiste ka bërë me dije para grupit parlamentar se kreu i shtetit po infiltron njerëz të tij në PS për të krijuar puçe para zgjedhjeve.

Po ashtu Rama ka deklaruar se Meta po bashkëpunon me gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar nga vetingu, duke iu kërkuar që ta ndihmojnë për rrëzimin e qeverisë. Kështu që i ndodhur para kësaj situate, mësohet se kryeministri Rama ka kërkuar që të gjithë kandidatët që do të propozohen për deputetë nën siglën e Partisë Socialiste të kalojnë në skaner, për të shmangur surpriza që ndonjë që u është bashkuar socialistëve, në të vërtetë është njeri i “Metës”.

Po ashtu, mësohet se Rama ka kërkuar që të gjithë të punojnë fort për të siguruar një vend në formacionin e skuadrës së PS në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa ka zbuluar edhe faktin tjetër se presidenti Meta përveçse po përdor të ngelurit në veting, po përfshin edhe subjekte të Operacionit Forca e Ligjit, për të mbledhur vota për LSI.

Rama këmbëngul te shkrirja e LSI

Megjithatë, pavarësisht përfshirjes së presidentit Ilir Meta në fushatë për Lëvizjen Socialiste për Integrim, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të vijohet e madje të çohet përpara projekti i tij për të shkrirë LSI-në.

Mësohet se Rama ka qenë i prerë dhe ka porositur deputetët që të punojnë shumë fort, për t’i marrë sa më shumë militantë partisë së Kryemadhit, eksod i cili do të sillte automatikisht edhe rrudhjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nga ana tjetër mësohet se kryesocialisti Rama ka paralajmëruar të vetët se ai e ka listën gati të kandidatëve për deputetë dhe se nuk po e zbulon, për të vetmen arsye, pasi kërkon që të gjithë të punojnë për të arritur që të fitojnë të drejtën për të garuar nën siglën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e fund prillit.

Ndërkohë, sipas të njëjtave burime, mësohet se kryeministri Rama ua bëri të qartë edhe pritshmëritë e tij deputetëve, se synojnë 75 mandate në këto zgjedhje, e cila sipas tij, arrihet vetëm me punë nga të gjithë dhe nëse PS do të çojë në hambarin e saj plot 800 mijë vota.

Share214Tweet134
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In