• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama pret në zyrë efektivin e plagosur në protestë: “Fola direkt me Erdogan, transplanti në sy doli me sukses”!

24/12/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Rama pret në zyrë efektivin e plagosur në protestë: “Fola direkt me Erdogan, transplanti në sy doli me sukses”!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Transplanti i kornesë së syrit për Fadil Allaraj, efektivin e plagosur në protestën e para pak ditëve për vrasjen e Klodian Rashës, ka shkuar me sukses.

Ky fakt është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka pritur në zyrën e tij në Kryeministri policin, bashkë me familjen e tij.

Gjatë një bashkëbisedimi me ta, mësohet se operacioni në një spital ushtarak në Turqi zgjati 6 orë, ndërsa mjekët e cilësuan si sukses. Ndërkohë, gjatë bisedës Rama zbuloi edhe një detaj, se për rastin në fjalë kishte folur me presidentin e Turqisë, Erdogan, që efektivi i policisë të trajtohej në një spital të specializuar në këtë shtet.

Ai theksoi se reagimi dhe ndihma ishte e menjëhershme. Po ashtu, kreu i qeverisë i ka dhënë një këshillë çiftit Allaraj që të bëjnë dhe një fëmijë të tretë.

PJESË NGA BASHKËBISEDIMI I RAMËS ME FAMILJEN E POLICIT
Rama: Si është syri?
Polici: Po më mirë. Mjekët më kanë dhënë shpresë. Ka zgjatur 6 orë operacioni. Është gjetur një dëmtim që nuk u kapte në aparat.

Rama-Babait të policit: Të thash fjalën?!
Babai: Po ma dhe. Jo pak dyshues, por fëmija…Ti je prind vet. E gjithë jeta lufton për këta fëmijë. Jo se isha dyshues, por nuk i dihej. Desh Zoti që i morët në duar punët, dhe doli mirë.

Ju falënderoj se keni bërë shumë. Siç tha mjeku turk; punën më të mirë e kanë bërë këta (mjekët shqiptarë. Mjekët Turqi kanë bërë një punë shumë të mirë. U jam mirënjohës shtetit, mjekëve, ambasadës turke që përshpejtoi procedurat. I gjithë stafi.

Rama: A të natë që ju takova isha i sigurt, se kisha folur direkt me presidentin. Edhe ai ishte pro. Ajo që nuk mund ta kuptojnë njerëzit është se spital, faktikisht kishte dëmtim të madh të syrit, pasi mund të humbiste një masë të madhe të syrit. U bë në një spital ushtarak, se Turqia ka shumë spitale. Isha në merak.

Atë natë j ishit të shqetësuar, por dhe mjekët ishin në merak për transportin. Një hemorragji, se nuk kishte garanci. E ka ndjekur ministrja hap pas hapi. E kemi marrë këtë informacion se nëse nuk do të ishte bërë faza e parë mirë, s’do kishte kthim pas.

Fjala që kemi marrë ne është se ata janë të kënaqur me rezultatin. Deri sa të provohet nga ai, ne nuk kemi ca flasim. Por fjala e tyre është se; ne kemi arritur sukses. Kanë transplantuar kornenë e syrit. Ja ke falur dritën e syve dhe e mbrojtëm.

Babai: Ajo që keni bërë, ndoshta me vështirësi. Unë e kap pasur shpresën më të madhe në Turqi, se janë dhe punëtor.
Rama: Mos u lodh të shpjegosh se në atë moment ashtu ishte. Për fat të keq mjekët tanë paragjykohen padrejtësisht. Dhe ata vetë thanë se kjo është ndërhyrje që bëhet jo në shumë vende të botës. Ne morëm masa, kështu që ajo që ka rëndësi është se gjëja ka dalë me sukses.

Ministrja: Ka qenë operacion i vështirë, ka zgjatur 6 orë.

Rama: Ne fakt mundimin më të madh e ka pasur ky (efektivi). Shyqyr Zotit dhe falë miqve, ia kemi dalë me sukses. Të tjerat janë detyrë!

Rama-nuses: U qetësuat?!

Nusja: Po shumë, ju falënderoj.

Rama: Pse ju la vetëm?

Efektivi: Po, sepse sdoja ta shqetësoja.

Rama: Ju kam përgatitur një gjë shumë të vogël, meqë është dhe natë e mirë sot. Për t’ju uruar festat dhe për t’ju uruar shëndet e mbarësi.

Babai: Shëndet paçi për ju dhe familjen.

Rama: Kënaqësi më të madhe që takova nënën dhe babën, se ti nuk e ke idenë se si ishin ata. Këta të dy ishin vërtetë në gjendje të tmerrshme. E kisha me merak me të pa, dhe të them qoftë e shkuar dhe mos ndodhtë kurrë.

Rama iu drejtohet çiftit: Keni fëmijë?
Nusja e efektivit: Kemi gocën 10 vjeçe dhe djalin, 6 vjeç.

Rama: Shihni dhe një tjetër. Mos e leni si puna ime që e lash për vonë shumë. Këta të tretët, fal ministres vijnë dhe me lekë me vete. (Bonusi i bebeve) Ti keni me jetë, pastaj ça të vijë mbrapa.

Babai: I kemi rritur me mund, vetëm me djersë.

Rama: Ti keni me jetë e shëndet.

Babai: Ministre faleminderit! (Falënderon ministren Manastirliu)

Ministrja: Kemi bërë detyrën.

Babai-Ramës: Punën kryesore e keni bërë ju.

Rama: Unë të isha kaq i zoti, ku ma gjen. Se ishin bërë gati gjërat. Hajde t’ju përcjell. (I jep një shportë dhuratë familjes) Ju lutem, bëni kujdes me këtë covid-in. Gëzuar!

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

26/08/2025
Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

26/08/2025
24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh”  të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh” të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

26/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In