• Kontakt
Friday, January 2, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama paralajmëron ndërkombëtarët të qëndrojnë larg hapjes së listave, i prerë se nuk do të ketë më pakt në anglisht

24/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Refuzimi i opozitës, Rama: Sëmundje e vjetër e opo-obobo jashtëparlamentares! Me ose pa ata më 30 korrik listat hapen Reflektoni miq!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi për të shkuar tek hapja e listave dhe heqja e koalicioneve rrezikon të përplasë fort Partinë Socialiste me ndërkombëtarët. Dje Kuvendi i Shqipërisë u mblodh në seancë plenare, ndërsa tema më e nxehtë ishte marrëveshja e 5 qershorit, draft i cili u votua me 99 vota, pavarësisht rezervave që kishin për të deputetët e mazhorancës dhe opozitës.

Por vëmendjen më të madhe dje e mori deklarata e kryeministrit Edi Rama, i cili nga foltorja e Kuvendit u kujdes që të dërgonte mesazh të qartë tek ndërkombëtarët, të cilëve iu kërkoi që të qëndrojnë larg hapjes së listave. Rama u shpreh prerë, se për listat vendosin shqiptarët e jo të huajt, ndërsa iu kujtoi partnerëve se Shqipëria nuk i është shmangur detyrimeve edhe në aleancat ndërkombëtare ku ka marrë pjesë.

Madje, shefi i qeverisë i ra edhe foltores me grusht për të përforcuar deklaratën e tij, ndërkohë që shtoi se nuk do të ketë më pakt në anglisht, duke iu referuar kështu atij të 5 qershorit të firmosur mes PS, PD dhe LSI në rezidencën e ambasadores së SHBA në Tiranë.

“Kam dëgjuar se KP-në e paska krijuar një aleancë globale e SHBA, BE, OSBE dhe nuk e di kush tjetër. Jo, KP e krijoi vullneti i PS që është sot shumicë qeverisëse, që ka detyrë të shohë përtej kësaj salle dhe përtej retorikës dhe debatit politik, edhe atë që e quajmë opozitë rrugore, t’i referohemi ndonjëherë. SHBA dhe BE kanë dhënë kontribut në këtë proces, sepse PD që kërkon të udhëheqë akoma nuk di të flasë shqip. Jemi palë tjetër, por merremi vesh shqip. Nuk e pranoj dot pse në vitin 2020 duhet të flasim anglisht.

Ia kam kërkuar që në 2017-ën Lulzim Bashës, jo me anglisht. Nuk na respektojnë miqtë dhe partnerët nëse iu japim bujarisht detyra që janë detyrat tona. Siç e thashë edhe më parë. Kur ne kemi vetëdijen që po bëjmë gjënë e duhur, jemi gati që mosdakortësitë t’i diskutojmë, pa u tërhequr, nëse nuk na bindin. Pa u tërhequr, ndaj jemi miq, ndaj jemi partnerë”, deklaroi ai. Kjo tregon pra se ndryshimet kushtetues mund të sjellin krisjen e madhe mes PS dhe ndërkombëtarëve.

Ndërkombëtarët të qëndrojnë larg hapjes së listave

Por kryeministri Edi Rama i dërgoi edhe një mesazh të qartë ndërkombëtarëve e sidomos ambasadorëve, duke iu treguar vendin, ndërsa është shprehur i qartë dhe i prerë se për hapjen e listave nuk vendosin të huajt por vetë shqiptarët dhe sipas tij, Parlamenti do i miratojë në datë 30 korrik, pasi e do shumica e popullit. “S’jemi shërbëtorë të askujt, por jemi të vetëdijshëm, që s’jemi as SHBA, as BE, as ndonjë superfuqi bërthamore, as mini superfuqi energjetike.

Jemi këtu ku jemi falë miqve dhe partnerëve tanë. Nuk i vëmë ndonjëherë në dyshim detyrimet tona në aleancat ndërkombëtare, s’vëmë ndonjëherë në diskutim detyrat tona këtu për të mos liruar asnjë fije me prioritetet që janë tonat, ama kur vjen puna për të vendosur nëse do hapim lista s’do hapim lista, këtë e vendosim ne. Këtë e vendosim ne, dhe s’kemi asnjë problem që ta diskutojmë dhe t’jua themi. Besoj se do vazhdojmë ta themi, megjithëse jo për një kohë të gjatë, sepse ky kuvend ka marrë vendim të hapë listat më 30 korrik”, u shpreh ai.

Pakti i 5 qershorit, Rama falënderon opozitën e re

Megjithatë, kryeministri Edi Rama u kujdes që të rezervonte edhe një falënderim për opozitën parlamentare dhe deputetët e saj, të cilët sipas tij do të votonin për marrëveshjen e arritur mes PS, PD dhe LSI mbrëmjen e 5 qershorit. Në fjalën e tij Rama theksoi se do ta votonte marrëveshjen e 5 qershorit, jo me zemër, por me mendje pasi e di se çfarë vlerë ka ky pakt. “Do të japim një mesazh të qartë.

Falenderim për opozitën parlamentare, për zonjën Hajdari që bashkëpunoi për firmosjen e marrëveshjes. T’ju japim një mundësi të gjithëve në zgjedhjet e ardhshme, duke pranuar një administrim zgjedhor ku PD dhe aleatët nuk janë të përjashtuar, por janë të barabartë me shumicën qeverisëse. Nuk është sekret dhe e kam thënë sa e sa herë, që unë personalisht nuk e votoj me zemër, por me mendje marrëveshjen e 5 qershorit. E votoj me mendje, jo për ata që ikën nga Kuvendi, por për votuesit e tyre”, nënvizoi Rama.

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të aktorit Mina Koxhaku në 76 vjetorin lindjes

Në kujtim të aktorit Mina Koxhaku në 76 vjetorin lindjes

01/01/2026
Sot dita e lindjes së një prej kolosëve të skenës dhe ekranit shqiptar Artistit të Popullit Demir Hyskja

Sot dita e lindjes së një prej kolosëve të skenës dhe ekranit shqiptar Artistit të Popullit Demir Hyskja

01/01/2026
Lamtumira e personaliteteve të artit, medias dhe politikës! 2025 viti i shuarjes së figurave të njohura shqiptare

Lamtumira e personaliteteve të artit, medias dhe politikës! 2025 viti i shuarjes së figurave të njohura shqiptare

01/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In