• Kontakt
Thursday, July 10, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama: Në gurin e varrit, do doja epitafin; piktori më i mirë midis kryeministrave dhe kryeministri më i mirë midis piktorëve

16/01/2022
in Aktualitet, Kryesore
A A
Rama: Në gurin e varrit, do doja epitafin; piktori më i mirë midis kryeministrave dhe kryeministri më i mirë midis piktorëve
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama duke folur për gazetën prestigjioze ‘Financial Times’ mbi strehimin e afganëve në Shqipëri, është pyetur edhe se cili do të preferonte të ishte epitafi mbi gurin e varrit të tij.

Rama ka theksuar se nëse do të kishte një epitaf në gurin e varrit të tij, ajo do të ishte; “piktori më i mirë midis kryeministrave – dhe kryeministri më i mirë midis piktorëve”. ‘Financial Times’ veçon edhe zyrën e kryeministrit të mbuluar me stilolapsa, ku ai pikturon teksa dëgjon gazetarin i cili e pyet për strehimin e afganëve në Shqipëri por edhe për pasionin e tij për pikturën.

Kur e pyes se si gjen kohë për të pikturuar duke drejtuar një vend, përsëri ngre një vetull. “Nuk gjej kohë”, thotë ai.

“Unë kurrë nuk pikturoj veçmas nga ajo që bëj çdo ditë, që është puna ime, në këtë tryezë. Kur jam në takime ndërkombëtare vizatoj duke qenë i vëmendshëm. Njerëzit ndonjëherë kanë përshtypjen se nuk po i dëgjoj, ose nuk më intereson ajo që thonë, gjë që nuk është e vërtetë. Njerëzit që vizatojnë gjatë takimeve, kanë më shumë fokus në atë që diskutohet – dhe janë më pak të stresuar nga ajo që diskutohet”, shprehet Rama.

Strehimi i afganëve

Njeriu që mori vendimin për të pranuar afganët është ulur pas një tavoline të madhe prej druri në Tiranë, e mbuluar me shkumësa dhe stilolapsa. Muret e zyrës së tij janë të zbukuruara me skicat dhe karikaturat abstrakte të tij.

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, është një ish-pedagog i Akademisë së Arteve, i cili ka ekspozuar punën e tij edhe gjatë kohës si kryeministër.

Kur e pyes pse ai doli vullnetar në marrjen e afganëve në takimin e NATO-s disa muaj para rënies së Kabulit – kryeministri Rama duket paksa i acaruar për sugjerimin tim të nënkuptuar se ai bëri diçka të veçantë.

“Pse? Pse çfarë? Nuk bëhet fjalë për t’u dhënë strehë njerëzve në përgjithësi. Bëhet fjalë për këtë popull të veçantë, popullin e Afganistanit, dhe jo të gjithë ata, por ata që u angazhuan në [ndërtimin] e një Afganistani më të mirë.”

Më saktësisht, thotë ai, në takimin e NATO-s duhej të bënin plane për afganët që do të konsideroheshin ‘tradhtarë’ nga talebanët. Kryeministri Rama thotë se shqiptarët e kanë përjetuar luftën.

“Ne kemi vuajtur vetë. Për ne lufta, arratisja nga regjimet vrastare, kanë qenë pjesë e jetës sonë, nuk është Netflix,” thotë ai, duke kujtuar luftën e Kosovës në vitin 1999, kur gjysmë milioni shqiptarë të Kosovës u strehuan në Shqipëri.

Procesi i integrimit në BE

Rama u tërhoq nga karriera e tij në vitin 1999 për t’u rikthyer nga Parisi dhe për t’u bërë ministër i Kulturës që shënjon edhe hyrjen e tij në politikë. Tani është në mandatin e tij të tretë të qeverisjes si kryeminisrtër. Që nga fundi i viteve 1990, Shqipëria simbolizonte kaosin por tani ajo është kthyer në një nyje stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.

Në muajt e fundit Rama ka qenë i hapur duke i kërkuar rajonit t’i rezistojë propozimeve nga Rusia dhe Kina.

Ai beson në idenë e anëtarësimit në BE, pavarësisht vonesave të pafundme në procesin e anëtarësimit. “Ne kemi konsumuar të gjitha ‘historitë e dashurisë’ më parë dhe martesat,” thotë ai në një referencë të nënkuptuar ndaj aleancave të epokës komuniste të Shqipërisë me Rusinë dhe Kinën. “Pra, ne jemi duke kërkuar për një martesë të re.”

Share221Tweet138

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

09/07/2025
49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

09/07/2025
Bujar Lako – ”Mujo Bermema” dhe Sulejman Pitarka – ”Zheleznovi”, dy të pavdekshëm edhe si ushtarak karriere (komandanti shqiptar dhe ai sovjetik i bazës së Pashalimanit në filmin ”Ballë për ballë”

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In