• Kontakt
Friday, September 11, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama mesazh të prerë socialistëve: Stop qokave, bakshisheve dhe ryshfeteve, duhet gjak i ri

27/08/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Rama mesazh të prerë socialistëve: Stop qokave, bakshisheve dhe ryshfeteve, duhet gjak i ri
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama në prag të shpalljes së qeverisë së re, mblodhi në një takim grupin e ri parlamentar dhe të vjetrin që mbylli legjislaturën.

Ai ishte i qartë dhe i prerë kur iu drejtua socialistëve duke u kërkuar “thithjen” e gjakut të ri për zgjeruar Partinë Socialiste. Gjithashtu, Edi Rama kërkoi luftën në administratë kundër të paaftëve, qokave dhe ndërhyrjeve për tenderat.

“Kemi marrë një notë kaluese për qeverisjen përderisa morëm besimin e popullit për të tretën herë, por sa më mirë akoma mund të kishim qeverisur? Sa ka qenë niveli i pranisë sonë si deputet në komunitetet përkatëse dhe sa rol pozitiv ose jo kishte marrëdhënie e komuniteteve me deputetët në votën e 25 prillit?

Sa ka ndikuar rezultatin tonë në zgjedhje zgjedhjet e këqija, bakshishet, ryshfetet dhe qokat?

Po organizmi i PS sa ka arritur që të pastrohet dhe si do të shpëtojë deri në fund kjo partie nga kjo specie? Sa gjak i ri ka hyrë në organizimin e kësaj partie dhe sa dhe si do ta ripërtërijmë partinë më tej duke shtuar radhët, energjinë dhe peshën e politikës në jetën e saj, frymën e patriotizmit dhe vullnetarizmin në raport me peshën e kërkesës ende shumë shqetësuese për një vend pune në shtet?

Këto dhe pyetje të tjera si këto ka sa të duash, kërkon një vështrim kritik ndaj vetes në radhë të parë për të rreshtuar fakte që edhe mund të mos na pëlqejnë dhe gjithçka nis nga vetja. Duhet të kërkoni brenda vetes, cfarë mund të kishte bërë më mirë dhe cfarë nuk shkoi në punën e vet, në 4 vite apo në performancën e skuadrës së qarkut ku bën pjesë, për shkak të vetë atij apo asaj.

Kjo është skuadra drejtuese e PS-së, vendit, në 4 vitet e ardhshme, që duhet t’u japë drejtim shumë punëve dhe si e tillë nuk mund të jetë në lartësinë e një sfide të re dhe as të objektivave që vendosen përpara pasi ke arritur në një stacion të ri nëse nuk lufton sjelljet e vjetra brenda vetes së vet.

Duhet të përgatitemi për operacione të vështira brenda vetes, duhet të jeni gati për të hequr dorë nga lojëra të vjetra dhe individuale në dëm të qëllimeve dhe imazhit të PS-së. Jo vetëm ta luftojmë, por secili ta luftojë nepotizmin dhe klientelizmin.

Ndërhyrjet për të mbajtur në punë individë të paaftë apo makutër që e mbajnë dorën në xhepin e qytetarëve apo për të sistemuar njerëz që nuk e meritojnë apo për të ndikuar në procese tenderash apo vendimmarrje, janë armiqësore për ata që na dhëna besimin për të drejtuar vendin” tha Rama.

Share200Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

11/09/2026
Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In