• Kontakt
Friday, September 18, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama mesazh Kurtit të pranojë Shengenin Ballkanik, rrëzon zërat për influencë turke në Shqipëri, kërkon durim për reformën në drejtësi

07/05/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Rama mesazh Kurtit të pranojë Shengenin Ballkanik, rrëzon zërat për influencë turke në Shqipëri, kërkon durim për reformën në drejtësi
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka marr pjesë dje në Samitin Europian, i cili u mbajt në Itali. Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama, foli ndër të tjera për integrimin e vendit në Bashkimin Europian po ashtu edhe sa i përket reformës në drejtësi. Po ashtu, kryeministri Rama i ka dërguar edhe një mesazh kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, nga ku u shpreh se ky i fundit duhet që të pranojë Shengenin.

I pyetur për polemikat që shoqëruan faktin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, votoi në Shqipëri, Rama tha se vendet duhet të punojnë së bashku, për të bërë më të mirën për të marrë Shengenin. “Së pari mënyra më e mirë për të shkuar para është të biem dakord. Duhet të punojmë të gjithë së bashku që të bëjmë më të mirën për të marrë Shengenin rajonal.

Të katërta liritë e Bashkimit Europian duhet të jenë për të gjitha vendet. Keni një hapësirë më të madhe ekonomike. Besoj forcërisht se është jetësore, ka qenë dhe do të jetë, kur vjen puna sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Unë mendoj se në të dyja vendet ka diçka të lënë në nivel më të ulët dhe të lartë. Mendoj se gjithçka është e mundur”, theksoi Rama.

Influenca turke

Kryeministri ka rrëzuar edhe zërat për influencë turke në Shqipëri. Ai theksoi Turqia është pjesë e rëndësishme e sigurisë së Bashkimit Europian, por nuk ka influencë në vendin tonë. Ai theksoi se marrëdhënia midis dy vendeve është e mirë. “Nuk ka dyshim që Turqia është kyçe për sigurinë e Bashkimit Europian dhe Bashkimi Europian në këndvështrim për një Turqi më të fortë. Kur vjen fjala për rajonin dua ta bëj të qartë ne kemi një marrëdhënie të mirë me Turqinë, për ne është partner strategjik, marrëdhënia jonë me presidentin është e mrekullueshme.

Nuk ka asnjë shenjë të asaj çka pretendojnë disa burime se ai po ushtron ndikim, influencë në Shqipëri apo rajon, pra bërjen otomane, pra në rajonin e Ballkanit”, tha kryeministri Edi Rama. Teksa foli për reformën në drejtësi ai u shpreh se do bëjë më të mirën për të ardhmen e vendit, teksa ka shtuar se për reformën duhet pak durim.

Ai theksoi se reformat në drejtësi do të bëhen më shumë për brezat e ardhshëm. “Bazuar në një monitorim strikt se ku ne qëndrojmë kemi mësuar se ka nivele të ndryshme pëlqimi, ka një staf delegacioni në Shqipëri që i ndjek të gjitha ngjarjet. Reformat duhet t’i bëjmë për fëmijët tanë dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë, reformat duhet ti bëjmë për brezat e ardhshme, por duhet të jemi edhe të durueshëm. Ne mund t’i bëjmë të gjithë ato që duhet dhe e dimë se çfarë është e rëndësishme”, shtoi ndër të tjera kryeministri Edi Rama .

Rama flet për integrimin e vendit

Kryeministri Edi Rama foli edhe për fitoren e mandatit të tretë dhe objektivin për integrim e vendit në Bashkimin Europian. Ai theksoi se Bashkimi Europian është zgjedhja e vetme dhe e fundit për Shqipërinë, ndërsa vijoi më tej duke thënë se asnjë vend nuk e zëvendëson ndikimin e saj. “Është e vërtetë se në Shqipëri nuk ka ndonjë vlerë se kush fiton dhe kush humb sa i përket Bashkimit Europian, sepse shqiptarët janë të orientuar nga BE dhe nga Perëndimi.

Rruga europiane është e vetmja rrugë. Ne me të gjithë të tjerët kemi marrëdhënie me rajone të ndryshme, por asnjëri prej tyre nuk është zëvendësuese e BE, si qëllimi im, si destinacioni ynë si pikëmbërritja jonë, por mendoj se ka shumë çështje me të cilat duhet të merremi në këtë periudhë”, tha ndër të tjera Edi Rama.

Share203Tweet127
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In