• Kontakt
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama i hap rrugë vetingut në politikë dhe tregohet i gatshëm për bashkëpunim me Opozitën, por kërkon bisedime pa ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve

21/10/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Rama i hap rrugë vetingut në politikë dhe tregohet i gatshëm për bashkëpunim me Opozitën, por kërkon bisedime pa ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama është treguar i gatshëm për bashkëpunim me PD për ndryshimet kushtetuese. Nga konferenca për shtyp me ambasadorin e Bashkimit Europian në vendin tonë Luigi Soreca, Rama tha se është i hapur për të diskutuar me opozitën për tre amendamentet që synojnë ndryshimet e kushtetuese, që kanë të bëjnë me vetingun e politikanëve, reformën territoriale dhe reformën zgjedhore.

Rama u shpreh se një reformë e thellë kushtetuese do të ndryshonte sipas tij edhe arkitekturën konstitucionale të shtetit. “Së pari, Kushtetuta siç është, nuk ka asnjë problem që të mund të justifikojë problemet që krijohen nga mosrespektimi i saj.

Së dyti, vetëm Biblën dhe Kuranin nuk mund ta ndryshojmë, çdo gjë tjetër mund të ndryshojë, përfshirë dhe Kushtetutën, sepse nuk është e shkruar në gurë. Së treti, një reformë e thellë kushtetuese, që do ndryshonte të gjithë arkitekturën konstitucionale të shtetit, mund të ketë vend për diskutim, por është ndërmarrje që kërkon angazhim të një natyre tjetër dhe sigurisht kërkon shumë kohë.

Unë, në parim, jam gjithmonë për ndryshimin dhe them se gjithmonë ka mundësi për të bërë ndryshim dhe se asgjë nuk është e pandryshueshme. Nevoja për ndryshim dhe dyshimi mbi çfarë ke rreth e rrotull apo çfarë ka në një moment të caktuar si arritje, janë shtysa për të shkuar përpara. Çdo gjë mund të diskutohet dhe çdo gjë do ta diskutojmë, duhet të mësohemi të diskutojmë”, tha ai. Ndër të tjera, Rama i ka kërkuar Bashës që të kenë bisedime pa ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve. Ai theksoi, se dialogu mund të bëhet mes kryeministrit dhe opozitës.

“Do ta përsëris edhe në sy të ambasadorit publikisht se e kam thënë disa herë, në këtë vend të paktën sa të jem unë këtu, dialog mes qeverisë dhe opozitës në anglisht nuk do bëhet më. Nuk kemi asnjë arsye që t’i vëmë në pozitë edhe miqtë tanë edhe partnerët tanë, hajdeni këtu, futuni në mes, shko tek ai, hajde këtu, na mblidhni tek ai, futuni atje. Ne nuk kemi pse flasim anglisht me njëri-tjetrin, ne kemi gjuhën shqipe, këta i kanë përkthyesit, janë të pazëvendësueshëm në të gjithë procesin tonë të rritjes dhe të konsolidimit sepse thashë, kanë në radhë të parë interesin e tyre strategjik e kanë këta, edhe BE edhe SHBA për ta pasur Shqipërinë të integruar plotësisht, në të gjitha strukturat e tyre”, tha ai.

Soreca: Duhet të ketë dialog mes palëve

Ndërkohë, ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca ka inkurajuar dialogun mes palëve politike në vend, sa u përket tre propozimeve të PD-së për ndryshime kushtetuese. Ai u shpreh, se palët duhet të ulen dhe të diskutojnë. Ambasadori Luigi Soreca, vijoi më tej duke thënë se nëse do të duhet ndihmë do të shihet nëse kjo gjë do të jetë e mundur. “Kemi vijuar të përmendim dialogun dhe konsensusin politik. Kuvendi është foltorja ku bëhen diskutimet, dialogu dhe negociatat duhet të ndodhin. Ne inkurajomë të dyja palët të ulen në tryezë e të diskutojnë temat që janë për diskutim. Nëse do të na kërkohet për asistencë do të shohim nëse kjo gjë është e mundshme dhe do ndihmojmë në spektrin politik siç kemi bërë gjithmonë”, tha Soreca.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In