• Kontakt
Monday, January 26, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama flet për “Detin”: Meta, Berisha e Basha janë në grupin e “peshkatarëve”, e shitën detin me firmë e me vulë! Pastaj ua skuq Monika peshkun

11/09/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Rama flet për “Detin”: Meta, Berisha e Basha janë në grupin e “peshkatarëve”, e shitën detin me firmë e me vulë! Pastaj ua skuq Monika peshkun
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish akuzat e opozitës për një marrëveshje të mundshme me palën greke rreth ujërave territoriale.

I pyetur në ‘Opinion’ Rama tha se e gjithë atmosfera u krijua duke u bazuar mbi thashetheme.

Ai nuk kurseu akuzat për ish-qeverinë Berisha, teksa përsëriti se Sali Berisha dhe Ilir Meta janë autorët e shitjes së detit me firma dhe vula.

“Nuk bëhet marrëveshja për ta ndarë detin me shporta. Marrëveshja quhet e tillë kur ekziston. Që ajo të ekzistojë duhet të ketë firma, vula dhe jo vetëm kaq.

Por ajo nuk është e vlefshme edhe me firma e vula deri kur kalon në disa etapa. Pra nëse ka një grup negociator të ngarkuar nga Presidenti, ky grup mund ta bëjë sipas opinionit të tij një marrëveshje. Por ajo nuk do të ishte e vlefshme nëse nuk shkon te Kuvendi, te Presidenti.

Presidenti aktual ka thënë se do ta çojë marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese. Por duke qenë se mjedisi shqiptar ushqehet me thashetheme, kemi arritur në absurdin që një vend i tërë u përfshi në një thashethem që lindi nga hiçi. Kryeministri Micotaqis nuk ka folur fare për ndonjë shtrirje në ujërat që janë objekt i kësaj negociate.

Ai ka folur për një parim që nuk është i aplikueshëm në raport me Shqipërinë. Sepse nuk përmbushen kushtet. Pra ai ka folur për një të drejtë sovrane të tijën dhe ka qenë korrekt. Ka folur kur po ratifikohej marrëveshja e ujërave me Italinë.

Ai flet për detin dhe këtu plas peshku. Që ta dini, Sali Berisha, Ilir Meta janë në grupin e peshkatarëve. Këto janë autorët e një marrëveshje që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Ndërsa Monika e skuq peshkun, nuk e kap. Nëse ka një çështje që duhet ta qepin gojën këta është deti. Se vetëm këta e qelbën detin. E treguan me firma dhe vula se janë të paaftë ta mbrojnë interesin kombëtar” – tha Edi Rama.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktori i mirënjohur i humorit Sejfulla Myftari, “Cekja” feston 75 vjetorin e lindjes bashkë me një “mal humoristik” mbi shpinë

Aktori i mirënjohur i humorit Sejfulla Myftari, “Cekja” feston 75 vjetorin e lindjes bashkë me një “mal humoristik” mbi shpinë

25/01/2026
Sot dita e lindjes së “Artistit të Popullit” Skënder Sallaku

Sot dita e lindjes së “Artistit të Popullit” Skënder Sallaku

25/01/2026
Sot ka ditën e lindjes aktori Arben Imami… Dritë-hijet e një karriere të mbushur me skandale

Sot ka ditën e lindjes aktori Arben Imami… Dritë-hijet e një karriere të mbushur me skandale

22/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In