• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Qeveria kërcënon me izolim të ri, niveli i infeksionit 10 përqind më i ulët se muaji dhjetor

07/02/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
Qeveria kërcënon me izolim të ri, niveli i infeksionit 10 përqind më i ulët se muaji dhjetor
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria përgatitet për një shtrëngim të masave, pasi sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë të shëndetësië kemi një rritje eksponenciale të numrit të njerëzve të prekur nga covid 19.

Nëse shikojmë shifrat zyrtare të kësaj ministrie në raport me përqindjen e të prekurve të tamponuar, kemi të bëjmë me nje rezultat shumë më pozitiv se ai i dhjetorit 2020 dhe kemi një ngritje të lehtë në raport me fillimin e janarit që është e kuptueshme si muaj postfeste dhe pushimi.

Vihet re që numri i të prekurve ka qenë i lartë, por në raport me tamponet e kryera prekshmëria qëndron në nivelin e 25 përqinëshit, gjë që nuk përbën alarm në raport me muajin dhjetor i cili ishte 5 deri në 10 përqind më i lartë si prekshmëri.

Qeveria nëpërmjet zëvendës ministres së Shëndetësisë, Eugena Tomini paralajmëroi se nëse shifrat e të infektuarve vijojnë të larta edhe në ditët në vazhdim, atëherë Komiteti i Ekspertëve do të shtrëngojë masat.

Tomini deklaroi se pritshmëritë janë që edhe për javët në vijim numrat të jenë të lartë.

“Sigurisht që tendenca e ditëve të fundit ka treguar për një rritje të rasteve pozitive, e reflektuar edhe tek projeksionet tona, duke parë grumbullimet e qytetarëve në dhjetor, për të festuar apo lëvizjet jashtë Tiranës.

Kemi parashikuar një tendencë në rritje në javët në vijim. Tri ditët e fundit kanë reflektuar mbi 1 mijë raste, kemi një pozivititet shumë të lartë dhe nivel transmetueshmërie shumë të lartë”, u shpreh Tomini.

Ndërkohë që nëse ju referohemi realitetit të shifrave i rikthehemi keqpërdorimit të pandemisë për fushatën e ardhshme elektorale. Qeveria e ka rritur testimin me mbi 1 mijë tampone dhe është më se normale që të jemi në këtë nivel prekshmërie.

Nëse mazhoranca kërkon të fusë në izolim shqiptarët për të bllokuar fushatën elektorale, atëherë kemi qëllim të mirëfilltë politik të përdorimit të pandemisë.

Ndërkohë që, ky veprim mund të kthehet në thikë me dy presa për mazhorancën shqiptare, pasi ekonomia nuk e përballon dot një shtrëngim të dytë masash dhe për më shumë një mbyllje masive biznesesh.

Kjo mund të konvertohet dhe në votë hakmarrje si revoltë për shkatërrimin masiv të bizneseve që funksionojnë me minimumin e kapacitetit.

Gjithsesi më poshtë ka një tabelë me të gjitha të dhënat e prekshmërisë nga fillimdhjetori deri në 6 shkurt. Shifrat e mëposhtme tregojnë qartë se situata ka qenë shumë më shqetësuese gjatë gjithë muajit dhjetor në raport me infeksionin e ditëve të para të shkurtit, ndërkohë që masat e marra nga qeveria kanë qenë në këto nivele.

Nëse nivelet e dhjetorit shkonin dhe në 35 përqid prekshmëri në raport me testimet, muaji shkurt sillet rreth 25 përqind në raport me testimin.

Share212Tweet132


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In