• Kontakt
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Publikohen përgjimet e antimafias italiane: Krerët e “Ndrangheta-s” zbulojnë mikun e tyre, njeriun e besuar, këshilltarin e Metës: Më telefonoi …

23/01/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Publikohen përgjimet e antimafias italiane: Krerët e “Ndrangheta-s” zbulojnë mikun e tyre, njeriun e besuar, këshilltarin e Metës: Më telefonoi …
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në përgjimet e publikuara për hetimet e antimafias italiane për grupin mafioz ‘Ndrangheta’ dalin të tjera detaje të rënda për lidhjen e organizatës kriminale me politikanë në Shqipëri.

Në dosjen e plotë , ‘Princi’ i Ndranghetas, Antonio Gallo, në një bisedë të tetorit 2018 me ish-zyrtarin e Guardia Di Finanzia-s Ercole D’Alessandro, përmendet me emër Ilir Kulla, këshilltari i Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Madje krerët e grupit mafioz flasin edhe për Presidentin Meta.

Në bisedën me Gallo, D’Alessandro thotë se i ka telefonuar Ilir Kulla.

D’ALESSANDRO Ercole: Tani që jemi atje, më të vërtetë, më ka telefonuar Kulla… është presidenti. Ky, Ilir Kulla, Këshilltar i Presidentit te Shqipërisë… Mund të informohesh… Në Itali me Presidentin, mbërrijnë në Romë. Tani po marr një takim me ke?” Me Cafier De Rahon. Do të takohet me Cafier De Raho. E kupton. Por sinqerisht, të shkosh dhe të punosh për Tomasso Brutton… jo

Në përgjimet e antimafias ky episod nuk është i vetmi ku përmendet kreu i Shtetit, Ilir Meta. Në përgjimet e publikuara nga Report Tv të dosjes hetimore të prokurorisë italiane pas megaoperacionit nga antimafia italiane ku u hetuan 47 persona si të përfshirë në grupin mafioz italian “Ndrangheta”, në një sekuencë të përgjimeve, në bisedën mes Antonio Gallo që njihej edhe me nofkën “Princi” dhe Ercolle D’Alessandro, përmendet edhe ‘Presidenti i Shqiptarëve’.

“Ju vetëm duhet të dini se çfarë po bëj, sepse nëse një ditë ju prezantoj me Presidentin e Republikës së Shqiptarëve, do ta prezantoj me ju, por nuk do t’ia prezantoj Tommaso Bruttos apo Saverio Bruttos…”, i thoshte Ercole D’Aleksandro, Antonio Gallo-s.

Por sot nga Durrësi, Presidenti Meta ka zgjedhur të komentojë këto përgjime duke thënë se problematika e pastrimit të parave është e njohur nga të gjithë.

“Të gjitha çështjet të cilat i referohen zhvillimit më të fundit në Itali padyshim që duhet të ndiqet menjëherë nga institucionet”, tha ndër të tjera Meta.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Këshilltari i Metës, Ilir Kulla përfshihet në skandale të rënda që kanë të bëjnë me Italinë.

Para disa kohësh, mediat italiane publikuan një lajm ku thuhej se 1400 konteinerë me mbetje toksike ishin nisur drejt vendit tonë për t’u groposur. Prapa këtij lajmi, që rezultoi të ishte një njoftim i rremë është aluduar se qëndrontë pikërisht Ilir Kulla

Skandali i lajmit të rremë se 1400 konteinere plot me mbeturina toksike që kishin ardhur nga Italia dhe të groposura në Shqipëri, e fabrikuar në shkurt të 2017 nga ish-senatori italian Sergio De Gregorio (aktualisht në burg) me kërkesë të këshilltarit personal të Presidentit Ilir Meta fshihte një histori korrupsioni e lidhur me një projekt për menaxhimin e landfilleve (vendgrumbullimit) të mbeturinave që do të realizohej në Shqipëri. Këtë e thotë prokuroria e Antimafias së Romës e cila atë kohë vuri në pranga Sergio De Gregorio-n dhe tetë persona të tjerë, mes të cilëve edhe Giuseppina De Iudicibus, bashkëpronare e portalit “Pianeta Italia Neës” që publikoi lajmet false mbi Shqipërinë.

Share199Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In